Kiara Tito, ka folur për depresionin pas lindjes së Lunës në një pyetesor në Instagram. Një ndjekës e pyeti se si e kishte kaluar këtë periudhë të vështirë, duke shprehur shqetësimin se ndodhet në të njëjtën situatë. Kiara theksoi se depresioni pas lindjes është një gjendje që kalon, pavarësisht se në atë moment mund të duket e pamundur. Ajo inkurajoi nënat që të besojnë se ditë më të bukura do të vijnë, sapo të fillojnë të adaptohen me rutinën e re. Ajo ndau disa këshilla praktike për të ndihmuar në përballimin e situatës: kërkimi i ndihmës për kujdesin e fëmijës,…
Author: Lokimagazine
Prej javësh po përflitet për një ndarje të mundshme mes çiftit Heidi Baci dhe Romeo Veshaj, lidhje që nisi në “Big Brother Vip Albania”. Në këtë kontekst, këngëtarja Elvana Gjata ka publikuar një video në ‘TikTok’ me Romeon dhe disa vajza, ku janë duke xhiruar për filmin “Tenxherja kapakun” që do të publikohet së shpejti. Gjatë videos, Elvana dëgjohet të këndojë një nga projektet e saj, duke thënë: “Sot unë jam me gocat bye bye babe”, duke kthyer kamerën drejt Romeos. Ky moment ka ngjallur kuriozitet te ndjekësit, duke ngritur dyshimet se është thumb për Heidin.
Kiara Tito, moderatorja e njohur shqiptare, vazhdon të surprizojë ndjekësit e saj me postime të ngrohta nga jeta e saj private. Së fundmi, ndjekësit i kërkuan një foto të papublikuar më parë me partnerin e saj, Luizin, dhe vajzën e tyre, Lunën. Për të përmbushur këtë kërkesë, Kiara publikoi një foto të ëmbël ku Luizi mban Lunën në prehër, duke shfaqur një moment të ëmbël mes tyre. Imazhi, i realizuar në makinë, pasqyron lidhjen e ngushtë dhe dashurinë e fortë që ndajnë si prindër.
Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Vesa Vllasaliu, e cila brenda shtëpisë ka folur për lidhjen e saj me futbollistin Mërgim Berisha dhe përfundimin e kësaj romance, ka konfirmuar se tashmë është në një lidhje të re dashurie. Së fundmi, Vesa ka ndarë në rrjetet sociale një video të shoqëruar me këngën “Na 2”. Megjithatë, komentuesit aluduan se ajo po i drejtonte një mesazh ish-të dashurit, duke sugjeruar se Vesa mund të jetë ende e prekur nga ndarja me Berishën. “Hala vun per futbollistin, aj u knaq pa ty”, ishte komenti i ndjekësit. “Haha mos e merni seriozisht se un…
Të premten, protestues të shumtë dolën në disa dyqane të Apple gjatë lançimit të iPhone 16 për të kërkuar që kompania të ndalojë përdorimin e kobaltit nga Republika Demokratike e Kongos, ku ka kushte të rrezikshme pune, shfrytëzim të fëmijëve dhe shkelje të të drejtave të njeriut. Apple ka thënë se përpiqet të shmangë burime të tilla, por ka sfida në këtë proces. Protestuesit kërkuan gjithashtu që kompania të ndërhyjë për situatën në Gaza. Këto protesta u organizuan nga grupi “Apples Against Apartheid” në disa qytete, përfshirë Nju Jorkun, Berlinin dhe Londrën. Në disa raste, protestat kishin pak pjesëmarrës, por…
Ndarja e përfolur mes Romeo Veshajt dhe Heidi Bacit ka tërhequr vëmendjen e publikut prej më shumë se një muaji. Edhe pse nuk ka pasur një deklaratë zyrtare nga asnjëri prej tyre, thashethemet për krisje në marrëdhënien e tyre kanë qarkulluar gjerësisht. Megjithatë, përveç interesit për situatën mes Romeos dhe Heidit, një tjetër pikëpyetje ka qenë sesi qëndron raporti mes Heidit dhe çiftit Bora Zemani – Donald Veshaj. Përgjigjen për këtë duket se e ka dhënë Bora në mënyrë indirekte, përmes një postimi në Instagram. Duke ndarë një video të Top Channel në llogarinë e saj në Instagram, Bora ka…
Ish-reperi i njohur Feronit Shabani, “Fero” ka fituar për 12 muaj kujdestarinë e vajzës së tij, sipas një akt-vendimi të gjykatës për një urdhër-mbrojtje emergjente. Kjo është konfirmuar nga vetë “Fero”, gjatë një interviste të realizuar në Nacionale, derisa vendimin e posedon edhe me një dokument. “Falënderoj Gjykatën Themelore të Gjilanit për drejtësi dhe korrektësi. Po! Mua më është besuar vajza, për një vit”, deklaroi ish-reperi. Sipas këtij vendimi, vajza do të qëndrojë gjatë javës me të, derisa gjatë fundjavës, mund të qëndrojë me nënën e saj, Arbenita Ismajlin.
Sara Hoxha ka bërë të ditur se do të zhvendoset në Tiranë së bashku me vajzën e saj, Poin, pas ndarjes nga reperi Ledri Vula. Ajo ndau me ndjekësit e saj disa pamje nga shtëpia e re, duke treguar se procesi i rregullimit të banesës është në përfundim. Në një postim në rrjetet sociale, Sara shkroi: “Dita e djeshme ishte shumë emocionuese. Unë dhe Poi shkuam të shikonim shtëpinë tonë të re që së shpejti do të jetë gati.” Ndërkohë, Ledri është në një lidhje të re me këngëtaren Rina Zaiti, një fakt që doli në publik përmes fotove të…
Dashi-Sot mund të mbështeteni në mbrojtjen e Jupiterit në shenjën tuaj, e cila do t’ju garantojë fatin dhe suksesin e nismave tuaja. Disa pengesa tek të lindurit në Prill, të cilët do të duhet të përballen me situata konflikti apo konkurrence. Megjithatë, kini kujdes nga ndikimi i Hënës në Akrep dhe Uranit në shenjën tuaj, që mund t’ju çojë në situata të papritura ose stresuese, veçanërisht në marrëdhëniet me të tjerët. Mundohuni të mos jeni shumë impulsivë ose rebelë dhe përshtatuni me ndryshimet. Demi-Çështjet e parave mund t’ju shkaktojnë pak dhimbje koke. Ju mund të ndaheni mes dëshirës për të…
Ndarja nga jeta parakohe e Gerti Bogdanit ishte një lajm tronditës për familjen, por jo vetëm. E gjithë shoqëria e tij, kolegët por dhe qytetarët që e njohën si një nga figurat më të pastra politike, sot ishin në lot. Në studion e Top Story këtë mbrëmje ishte kunati i tij, Arbër Çepani, i cili nuk i mban dot lotët që në nisje të kësaj interviste, kur flet për 44-vjeçarin që jeta iu ndërpre në mes papritur pas një arresti kardiak… “E kam të pamundur të flas për Gertin, por donte Edlira të isha këtu, dhe e di që do…