Edicioni i tretë i “Big Brother Vip” është vetëm pak orë larg nisjes dhe deri tani janë zbuluar disa detaje, si për personazhet ashtu edhe për ambientet e shtëpisë. Vetë Sara dhe Lori Hoxha kanë ndarë shpesh pjesëza të vogla nga shtëpia, ku është parë se janë përfshirë shumë ngjyra në arredim. E së fundmi, Lori ka ndarë një foto me një slogan të vendosur në një prej mureve të shtëpisë lidhur me biznesin e saj për pijet energjike, ku shkruhet: “Zgjohu i pari, fli i fundit”. Ndjekësit e kanë lidhur këtë frazë me Luizin, duke qenë se ai mori…
Author: Lokimagazine
Ish-banorja e Big Brother VIP, Mikela Pupa, ka krijuar një pyetësor në llogarinë e saj në Instagram, ku ndjekësit e saj kanë pasur mundësinë të bëjnë pyetje nga më të ndryshmet. Një ndër pyetjet që tërhoqi më shumë vëmendje kishte të bënte me Heidi Bacin, e cila së fundmi është konfirmuar si prezantuese e programit Big Brother: Fan Club. Në përgjigjen e saj, Mikela u tregua e sinqertë, duke thënë se nuk e njeh personalisht Heidin dhe nuk është në dijeni të aftësive të saj si moderatore. Megjithatë, ajo nuk ngurroi të japë mendimin e saj për zgjedhjen ideale. Sipas…
Një surprizë e bukur sot për publikun shqiptar: Parashqevi Simaku do të bëjë një përshëndetje me zë dhe figurë në Festivalin e 63-të të Këngës në RTSH. Lajmin e ka bërë të ditur Elton Ilirjani përmes një postimi në Instastory pak minuta më parë. “Sot ne orën 21:00 Parashqevi Simaku përshëndet për herë të parë me zë dhe figurë Festivalin e 63-të të Këngës në RTSH!”, shkruan Eltoni, duke dhënë një lajm mjaft të bukur për gjithë mbështetësit e këngëtares.
Elton Ilirjani ka bërë një njoftim të rëndësishëm lidhur me këngëtaren e njohur shqiptare, Parashqevi Simaku. Në një postim në Instagram, platformë ku ai është mjaft aktiv, Eltoni ka sqaruar se Parashqevi Simaku nuk ka asnjë llogari në rrjetet sociale si Instagram, Facebook apo TikTok. Ai ka theksuar se çdo llogari e hapur në emër të saj është e rreme dhe ka apeluar për kujdes ndaj keqinformimeve. “Janë të gjitha llogari fallco! Parashqevi Simaku nuk ka asnjë llogari në Instagram apo në asnjë platformë tjetër si Facebook apo TikTok!”, shkroi ai në një InstaStory. Ky sqarim vjen si një përpjekje…
Qeveria shqiptare ka vendosur të bllokojë platformën TikTok në territorin e saj si pjesë e një iniciative për të forcuar sigurinë fizike dhe digjitale në shkolla. Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, prezantoi Planin e Ri të Veprimit, i cili synon të adresojë dhunën, bullizmin dhe kërcënimet digjitale, duke ndërtuar një mjedis më të sigurt për nxënësit. Pikat kryesore të Planit të Ri të Veprimit: 1. Siguria fizike dhe digjitale: Bllokimi i TikTok-it bazuar në paketën e instrumenteve të AKCESK dhe AKSHI. Vendosja e kamerave inteligjente për monitorim më të mirë në shkolla. Dyfishimi i oficerëve të sigurisë, duke…
Pas largimit nga shtëpia e “Big Brother VIP Kosova 3,” Lela u përball me një pyetje të drejtpërdrejtë nga prezantuesi i spektaklit, Alaudin Hamiti. Gjatë një interviste pas eliminimit, ai e pyeti nëse kishte qenë e fejuar më parë. “Po, është e vërtetë”, pranoi Lela, duke konfirmuar për herë të parë publikisht këtë detaj nga jeta e saj personale. Lela shpjegoi më tej se ka planifikuar t’i tregojë Leos, një prej banorëve me të cilin ka krijuar një lidhje të afërt brenda shtëpisë, për këtë detaj sapo ai të dalë nga loja. https://youtu.be/uQ9jye-ord8?si=Jh-JHtW2jjmElnI9
Elhaida Dani, largimi i së cilës prej jurisë së “X Factor Albania” u bë i ditur vetëm 24 orë përpara fillimit të spektaklit, ka treguar arsyen e këtij vendimi për “Andale”. “Për shkak të orareve të mia shumë të zëna dhe faktit që duhet të jem jashtë Shqipërie nga data 1 janar me produksionin e “Notre Dame”, nuk mund të rrija, sado që unë doja shumë të isha në “X Factor”, sado që unë eksperiencën aty e kam dashur aq shumë.” Artistja nuk ngurroi të përmendë mirënjohjen për personat me të cilët ka bashkëpunuar gjatë eksperiencës së saj të fundit…
Pamjet e publikuara disa ditë më parë në rrjet, ku shfaqej ikona e Shqipërisë Parashqevi Simaku teksa merrte ndihma si e pastrehë në SHBA, trishtuan mbarë popullin shqiptar. Megjithatë, biznesmeni Elton Ilirjani, i cili jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, arriti të takohet me këngëtaren dhe, pas takimit, i ofroi strehë në një hotel. Ai ka ndarë vazhdimisht detaje për Parashqevinë përmes postimeve në rrjetet sociale, duke ndihmuar për të qetësuar ata që u shqetësuan për të. Sot, Eltoni ndau disa momente mjaft të bukura në InstaStory, ku shfaqet këngëtarja shqiptare, mjaft e qeshur në rrugët e…
Mbrëmjen e sotme nis spektakli “Big Brother Vip” çel sezonin e tij të katërt, ku sërish produksioni ka premtuar sukses të padiskutuar. Dje mbrëma u zhvillua një diskutim mes Ledion Liços dhe disa prej isha banorëve më të përfolur nga edicionet e kaluara të programit. Moderatori tregoi edhe disa detaje të pathëna nga ky edicion i ri i BBV, nga shkëmbimet që do të bëhen me reality show-n paralel në Itali, “Grande Fratello” e deri tek personazhet që do të marrin pjesë. Por, nuk mungoi edhe një kunjë për ish moderatoren e BBV, Arbana Osmani. Në një moment të intervistës,…
Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi, një nga çiftet më të përfolur të showbiz-it, kanë qenë shpesh në qendër të vëmendjes për lidhjen e tyre dhe së fundmi, për ndarjen e papritur. Kjo ndarje ka bërë bujë në media, duke ngritur shumë pikëpyetje mbi arsyet e saj. Prej kohësh, çifti nuk ishte parë së bashku, por ajo që i dha vulën ndarjes së tyre ishte kur të dy vendosën të fshijnë njëri-tjetrin nga lista e ndjekësve në “Instagram”, një veprim që konfirmoi spekulimet për prishjen e marrëdhënies. Së fundmi, burime pranë çiftit kanë zbuluar se familja e Meritonit nuk ka qenë…