Author: Lokimagazine

Mbrëmjen e djeshme, pjesë e shtëpisë ë “Big Brother VIP Albania” u bë dhe Gerta Gixhari. Gerta është gazetare, moderatore dhe ish-kandidate për deputete në Tiranë. Ajo është nënë e dy djemve. Ajo tha se dëshiron të lërë gjurmë në Big Brother, ashtu siç ka bërë edhe motra e saj, Olta. Mirëpo kjo e fundit ka tërhequr vëmendje me “veprimin” e saj. Aktorja nuk ka bërë asnjë reagim publik apo të shpreh mbështetje për motrën e saj në këtë rrugëtim të ri. Motrat Gixhari shpesh janë përfolur në rrjet se nuk i kanë mirë raportet mes njëra-tjetrës.

Read More

Maestro Zhani Ciko, ishte i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, ku diskutoi mbi mundësitë e rikthimit të artistes së njohur Parashqevi Simaku. Gjatë intervistës, Ciko theksoi potencialin e madh që ka Parashqevi Simaku për të rifituar vendin e saj të merituar në art. Ai nuk e kufizoi rikthimin e saj vetëm në muzikë, por sugjeroi se talenti i saj mund të shtrihet edhe në botën e kinemasë, duke e konsideruar atë një artiste shumëdimensionale. “Ajo mund të jetë edhe një aktore, mund të xhirojë një film të sajin, për historinë e saj, por edhe të këndojë këngët e…

Read More

Xum Allushi, një nga emrat më të spikatur në rrjetet sociale, ka habitur ndjekësit e tij duke iu bashkuar reality show-t të famshëm “Big Brother”. Ky vendim ka shkaktuar jo pak debat, pasi vjen në kontrast të plotë me një deklaratë të mëparshme të Xumit, ku ai kishte theksuar se nuk do të bëhej kurrë pjesë e këtij formati. Në një bisedë private të publikuar nga Olti Curri, Xumi kishte shprehur mendimin e tij të hapur për “Big Brother”, duke e përshkruar si një lojë “të pistë” dhe të papërshtatshme për të. Ky kthim i papritur ka ngritur pikëpyetje mes…

Read More

Zi në botën e keçit. Rey Mysterio Sr., legjenda e sporteve luftarake dhe xhaxhai i ikonës së WWE Rey Myserio, ka vdekur në moshën 66-vjeçare. Këtë e kanë bërë të ditur mediat ndërkombëtare, duke cituar familjen e keçistit meksikan. Shkaku i vdekjes së papritur ende nuk është bërë i ditur. I lindur në Meksikë, Miguel Angel Lopez Diaz dhe me origjinë nga Tijuana, ai filloi të luftonte në 1976 dhe performoi për herë të fundit vitin e kaluar. Nipi i tij Oscar Gutierrez Rubio, i njohur si Rey Mysterio junior, vazhdon traditën familjare në WWE.

Read More

Një “luftë” virtuale ka nisur mes dy personazheve të njohur, Arbana Osmani dhe Ledion Liço. Disa ditë më parë, Arbana bëri një postim në Instagram, ku teksa shprehej e lumtur për suksesin e saj të “Mirëmbrëma Yje”, “thumboi” larg e larg Ledionin. “Ajo që më gëzon më tepër është basti i fituar me këdo që mendonte se në Shqipëri vëmendja dhe klikimet merren vetëm me debate të dhunshme, skandale dhe vulgaritet. Mesa duket jo”, shkroi Arbana, duke lënë të kuptohet se i referohet sezonit të kaluar të “Big Brother VIP”. Më pas reagoi Ledioni. Në promon e shfaqur të BBV4,…

Read More

Mbrëmjen e djeshme startoi sezoni i ri i “Big Brother VIP Albania”, ku për herë të parë u treguan pamjet spektakolare të shtëpisë, plot ngjyra dhe ndriçim. Gjithashtu shtëpisë iu bashkuan edhe 16 personazhe (Lista këtu). Mirëpo përpara se Ledion Liço të prezantonte banorin e fundit, ai i drejtoi një pyetje personazheve në shtëpi, duke thënë: “E gjeni dot edhe sa banorë do të hyjnë sot”. “Banori i fundit”, u përgjigj saktë Rozana Radi, ndërsa Ledioni ndërhyn duke thënë: “Ke të drejtë. E gjeni dot kush mund të jetë banori i fundit dhe mos më thoni Parashqevi Simaku”. Një pjesë…

Read More

Mbrëmjen e djeshme, banorja e parë që iu bashkua shtëpisë së Big Brother VIP Albania është Egli Tako, influencere dhe trajnere personale fitnesi. Mirëpo në momentin kur Ledioni do të prezantonte hyrjen e një tjetër personazhi, i kërkoi Eglit të shkojë në oborr dhe të takojë Olsin (nuk i përmend mbiemër). (E shihni videon këtu). Pas këtij momenti, ka ardhur dhe reagimi i Olsi Bylykut, i cili njihet prej kohësh për lidhjen që ka patur me Eglin. Aktori ka ndarë një postim në llogarinë e tij personale të Instagram-it ku tregon se është duke kaluar momente me partneren e tij,…

Read More

Edicioni i katërt i “Big Brother Albania VIP” nisi zyrtarisht në Top Channel dhe banorët e parë iu bashkuan shtëpisë së famshme për të garuar për çmimin e madh. Disa prej tyre janë emra të njohur për publikun dhe aktivë me projekte së fundmi, të tjerët më të tërhequr nga ekrani, e disa pothuajse të panjohur. Ja banorët e parë të BBV4: Egli Tako G Bani (Arban Përlala) Ols Abazi Valbona Mhilli Zebërvoki (Marius Dervishi) Gili (Fevzije Berani) dhe Redon Berani (një konkurrent i vetëm) Klajdi Musabelliu Gerta Gixhari Xum Allushi (Gëzim Allushi) Jozi (Jozefin Marku) Rozana Radi Aldo Marku…

Read More

Diva e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku, ka ndjekur të plotë mbrëmjen e djeshme Festivalin e 63-të të Këngës në RTSH. Elton Ilirjani publikoi si fillin një video emocionuese të këngëtares teksa sheh pamjet e saj të shfaqura në ekran duke kënduar. Në një video tjetër, ajo u shfaq së bashku me Eltonin, ku i dërgoi përshëndetje të ngrohta dhe mbështetje festivalit prestigjioz. Eltoni u shpreh: “Përshëndetje nga New York City, me divën e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku.” Më pas, ai e kaloi fjalën te Parashqevi, e cila tha: “Përshëndetje për Festivalin e 63-të të këngës në Radio Televizion. Do doja…

Read More

Starton Sezoni i Ri i Big Brother VIP Albania! Shtëpia më e famshme në Shqipëri ka hapur dyert për një sezon tjetër spektakolar, dhe pritshmëritë janë të larta! Përveç pamjeve mbresëlënëse të shtëpisë së rinovuar, publiku u njoh edhe me 5 konkurrentët e parë që hynë në garën për çmimin e madh. Njihuni me ta: 1. Egli Tako  2. G-Bani 3. Olsi Abazi 4. Valbona Mhilli 5. Zebervoki Këta janë vetëm të parët nga shumë të tjerë që do të surprizojnë publikun këtë sezon.

Read More