Këngëtarja e njohur Orhidea Latifi, ose siç të gjithë e njohim me emrin Kida, dhuratën më të bukur për ditëlindje e ka marrë nga partneri i saj. Partneri, të cilin Kida e ka mbajtur përgjatë gjithë kësaj kohe jashtë syrit të publikut, i ka propozuar për martesë në mënyrën më të veçantë. Me kombinime dritash në qiell, ai i ka uruar ditëlindjen dhe i ka bërë propozimin. “Gëzuar ditëlindjen dashuria e jetës time! Je gati gati? Le të fillojë loja… do të martohesh me mua?”, shkruhej nga partneri. View this post on Instagram A post shared by KIDA (@kida) Kida,…
Author: Lokimagazine
Mbrëmjen e djeshme u përzgjodhën 15 këngët finaliste që do të konkurrojnë në natën finale të Festivalit të Këngës, një vendim që ka sjellë reagime të shumta nga pjesëmarrësit. Jo të gjithë e kanë pritur mirë përzgjedhjen e jurisë, e një ndër to është edhe Devis Xherahu, i cili konkurroi me këngën “Ka momente”. Përmes një videoje të publikuar në Instagram, Xherahu shprehu pakënaqësinë e tij për vendimin e jurisë, duke e cilësuar si të padrejtë. “Kënga ime ishte ndër pesë këngët më profesionale dhe më të realizuara, por mbrëmë juria vendosi të më ndalojë padrejtësisht,” tha këngëtari. Në vijim,…
Radio Televizioni Shqiptar (RTSH), ngriti pritshmëritë e publikut duke paralajmëruar një “ekskluzive” me këngëtaren e njohur Parashqevi Simaku gjatë natës së tretë të Fest 63, e cila i ishte dedikuar “Natës së Nostalgjisë”. Pas shumë zhurme dhe pritjeje, ky moment mbërriti pak para mesnate. Në një video mesazh të shkurtër, Parashqevi Simaku bëri një përshëndetje për festivalin dhe konkurrentët, duke ndarë pak fjalë në shqip dhe pjesën tjetër në anglisht. “Përshëndes Festivalin e 63-të të Këngës në Radio Televizion. Do të doja të isha aty. Herën e fundit që kam qenë aty këndova një këngë të bukur në vitin 1999,…
Gjatë një loje që banorët e Big Brother VIP Albania kanë organizuar në shtëpi, transgjinores Amber Candy i është kërkuar të tregojë se cili prej banorëve i duket më seksi. E “detyruar” të përgjigjet, në të kundër përballet me dënimin, Amber përmendi emrin e aktorit, Laert Vasili. “Ky shpirti këtu”, tha ajo, duke i shpëtuar kështu dënimit. View this post on Instagram A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)
Bukuroshja e njohur e rrjeteve sociale, njëkohësisht dhe trajnere personale e fitnesit, Egli Tako, iu bashkua mbrëmjen e djeshme shtëpisë së “Big Brother VIP Albania” si banorja e parë për këtë sezon. Pas hyrjes në reality show, Egli u përball me një “shaka” të Ledionit, sa të sikletshme aq edhe të vështirë. Ai i kërkoi Eglit që të shkojë në oborr dhe të takojë Olsin, duke shtangur Eglin, e cila mendoi se bëhej fjalë për ish-partnerin e saj, aktorin Olsi Bylyku (E shihni videon këtu). Mirëpo sot, papritur Egli ka shpërthyer në lot. Për shpërthimin e saj emocional, ajo u…
Këngëtarja e njohur shqiptare, Gili dhe djali i saj, Redoni iu bashkuan shtëpisë së Big Brother VIP mbrëmjen e djeshme si konkurrent i vetëm. Sot, gjatë një diskutimi me banorët, Redoni është pyetur se çfarë fshihet pas tatuazhit që ai ka nën sy. “E kam që 7 vjet. Notorious (famëkeq) shkruan. Kam qenë në Greqi duke studiuar. Edhe doja të merresha me muzikë. Asokohe kam vuajtur shumë nga ankthi, dhe se dija nga se më vjen. Njëherë për të parë mos e kam hormonale, qëndrova 10 ditë pa bukë, veç ujë kam pi, për të parë mos më vjen nga…
Sezoni i katërt i “Big Brother VIP” ka ardhur me disa risi këtë vit. Përveç faktit që shtëpisë do i bashkohen edhe personazhe jo publikë, një risi ndodhet tashmë edhe në shtëpi. Ledioni u ka treguar banorëve se në shtëpi ndodhen 6 kuti me avantazhe, të cilat banorët mund t’i përfitojnë. Por ai paralajmëroi se me një avantazh, vjen dhe një dënim. “Disa kuti që mund t’i keni vënë re, një biletë kthimi, çek 500 mijë euro, unazë, informacion nga jashtë, ftesë për personin e zemrës dhe imunitet. Për të përfituar një nga këto avantazhe, duhet të thyeni xhamin, por…
Kryeministri Edi Rama njoftoi sot mbylljen e platformës TikTok në Shqipëri për një vit, duke e akuzuar aplikacionin për nxitje të dhunës dhe bullizmit, veçanërisht ndër fëmijët. Ky vendim vjen pas një incidenti tragjik në nëntor, ku 14-vjeçari Martin Cani u vra nga një bashkëmoshatar pas një konflikti që dyshohet se filloi në TikTok. Në përgjigje, TikTok ka kërkuar “qartësi urgjente nga qeveria shqiptare” lidhur me këtë rast. Kompania thekson se nuk ka gjetur prova që autori ose viktima të kishin llogari në TikTok dhe se raportet tregojnë se videot që mund të kenë kontribuar në incident janë postuar në…
Mbrëmjem e djeshme startoi spektakli i shumëpritur, “Big Brother VIP Albania”, nën drejtimin e Ledion Liços. Shtëpisë iu bashkuan 16 konkurrentë, mirëpo një prej tyre ka shkaktuar jo pak zhurmë në rrjet, kjo për shkak të ngjashmërisë që ka me fituesin e Big Brother VIP 2, Luiz Ejlli. Bëhet fjalë për Redon Beranin, djalin e këngëtates së njohur, Gili. Në foton e publikuar në rrjet dhe që është bërë mjaft virale, shihet ngjashmëria e Redonit me Luizin, para se ky i fundit të ndryshonte ngjyrën e flokëve. “Më duket mua apo ky Redoni e ka një hije të Luizit përpara…
Personazhi i njohur i rrjeteve sociale, Xum Allushi iu bashkua mbrëmë shtëpisë së Big Brother VIP Albania. Ai u shpreh se për hyrjen në program nuk i ka treguar nënës — vetëm për t’u surprizuar më pas nga nëna, duke shpërthyer në lot. Sot, ai i ka bërë një dedikim të ëmbël nënës së tij. I drejtuar nga kamera, Xumi shprehet: Fakti që ta bona surprizë dhe fakti që ti më bëre surprizë këtu brenda para meje, është një nga gjërat më të bukura që mund të përjetoja. Ta dish o ma qr je arsyeja pse unë vazhdoj të eci…