Author: Lokimagazine

Një nga banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”, Xum Allushi, ka filluar të shfaqë emocionet e para ndaj Egli Takos, edhe pse dyshja nuk ka pasur shumë kohë për të ndërtuar një raport të ngushtë. Në ditën e dytë të qëndrimit në shtëpi, Xumi shprehu hapur ndjenjat e tij, duke vënë në dukje një kimi të veçantë mes tij dhe Eglit. Ai e pa këtë si një mundësi për të krijuar një lidhje, por qëndrimi i Eglit ishte i qartë dhe i prerë. Në një bisedë me banorët, ajo tregoi se nuk ishte aty për të ndjekur një…

Read More

Në familjen e Grida Dumës, bukuria qenka gjenetike dhe moderatorja e njohur nuk qenka “i vetmi yll” që shkëlqen në të. Ndërsa njëra prej motrave të saj, Geris, ishte bërë e njohur pas dasmës së saj pak vite më parë, Grida ka prezantuar sot edhe motrën tjetër. Ajo quhet Gledis dhe sipas asaj që rrëfen ish politikania në postim, jeton në një kontinent tjetër. Grida ka zgjedhur të urojë sot Krishtlindjet me foton e saj duke ndarë edhe disa copëza nga jeta familjare. “Krishtlindje të bekuara! Më e bukura ndjesi e këtyre Krishtlindjeve është urimi i shtuar në çdo mesazh…

Read More

Përmes një postimi në Instagram, biznesmeni Elton Ilirjani ka treguar se për Parashqevi Simakun, “këto ishin Krishtlindjet më të mira”. Teksa ka falenderuar të gjithë për mbështetjen në rrjetet sociale, Ilirjani shkruan: “Këto ishin Krishtlindjet e saj më të mira ndonjëherë. Ajo po pushton botën me historinë e saj të pabesueshme! Ajo rifitoi emrin, dinjitetin, familjen, karrierën, jetën e saj në vetëm një javë!! Ajo donte Hollivud, Tani Hollivudi e dëshiron atë!! Dhe e gjithë kjo, falë videos që Blendi Fevziu e shpërndau dhe @Elton Ilirjani e kontaktoi menjëherë! Gëzuar Krishtlindjet të gjithëve”. Ilirjani ka treguar së fundmi gjithashtu se…

Read More

Moda ndryshon por shpesh detajet rikthehen, dhe në videot e fundit të ripublikuara ku Parashqevi shihet duke kënduar në skenë, na solli në vëmendje që aksesori i trëndafilit që tashmë është një trend i momentit, artistja e mirënjohur i ka përdorur që në vitet ’80. Me bukurinë, zërin, performancat, Parashqevi Simaku ka qenë modeli i vajzës që të gjithë e adhuronin kur ajo ngjitej në skenë. Përveç një ikonë e padiskutueshme e muzikës shqiptare, ka qenë edhe një ikonë stili, pasi në të gjitha performancat e saj ajo shihet e veshur bukur me një elegancë të admirueshme për kohën.

Read More

Parashqevi Simaku ka vizituar shoqatën e shqiptarëve në Amerikë, “Vatra”, e cila është krijuar në vitin 1912. Gjatë vizitës, kryetari i Vatrës, Elmi Berisha, e falënderoi Simakun për kontributin e saj të jashtëzakonshëm në muzikën shqiptare dhe për promovimin e kulturës shqiptare në SHBA. Në shkrimin e publikuar në Gazetën Dielli, ai theksoi rëndësinë e veprës së Simakut në ruajtjen dhe përçimin e vlerave më të larta kulturore shqiptare. Ajo ka qenë e shoqëruar nga biznesmeni Elton Ilirjani, aktivistja Elvira Tata dhe aktorja Julia Ilirjani. Më poshtë postimi i plotë: “VATRA PRITI DIVËN E MUZIKËS SHQIPTARE PARASHQEVI SIMAKU Vatra priti…

Read More

Dy banorët e Big Brother VIP Albania, Laert Vasili dhe Rozana Radi kanë debatuar me tone të larta ditën e sotme. Ka qenë Laerti ai që akuzon Rozanën se i ka prishur gjumin në “natën e shenjtë”, ndërsa më tej i thotë, “të kam lënë Zotin.”. “Je tu bo gabime lale, nuk është gjuhë për mua. Më ke lënë pa gjumë mbrëmë”, tha Laerti, ndërsa Rozana ia kthen: “Problem i madh”, duke nxitur një tjetër përgjigje të aktorit: “Të kam lënë Zotin. Të kam lënë Zotin që po prish këtë festë të shenjtë. Me manipulime dhe denigrime”.

Read More

Xum Allushi duket se ka hyrë me objektiva të qarta në “Big Brother”: Të shpallet fitues! Gjatë një diskutimi me Redonin, Allushi shprehet se “të gjithë e dinë” që ky Big Brother është i tij!”. “Unë këtu kam hyrë me një qëllim, me fik dritat e vendit. Ky Big Brother është i imi, mban emrin tim. Unë fik dritat e vendit pas shumë muajve këtu. Edhe një vit të zgjasë, një vit rri këtu brenda. 5 vjet. Deri sa ta kryej. Me besë shqiptari ta them”, u shpreh Xumi.

Read More

Gazetari i njohur shqiptar, Blendi Fevziu, ka publikuar së fundmi një video në Instagram ku shfaqet duke kënduar së bashku me këngëtarin Yll Limani. Gjatë interpretimeve të tyre, Ylli e ndërpreu shaka duke i thënë Fevziut se është “tmerr” në këndim, dhe e paralajmëroi se nuk duhet të këndojë as kur është vetëm, se “ndryshe bëhet nervoz”. Në video, Fevziu e pranoi shakanë duke treguar se ishte përzënë nga grupi i këndimit në shkollë për shkak të aftësive të tij të kufizuara në muzikë. “Veç me fol, flet bukur, me këndu tmerr,” shtoi Ylli në një moment të bisedës.

Read More

Sociologia Entela Binjaku ka folur ditën e sotme lidhur me gjendjen e artistes Parashqevi Simaku e cila u gjet e pastrehë në një stacion treni në SHBA. Në një intervistë për Vip Magazine, ajo u shpreh se mund të jenë tre arsyet që mund ta kenë çuar artisten e madhe në këtë stad të jetës pas shkëlqimit për vite me radhë në skenë. “Drama e shkëputjes së fëmijës nga nëna është aq e madhe sa ta çojë njeriun në kufirin e një njeriu të pastrehë, pa të ardhura dhe ngulmon në një të drejtë që vjen një çast dhe e…

Read More

Në shtëpinë e Big Brother Vip mbrëmjen e djeshme hynë edhe 7 banorë të rinj, 2 prej të cilëve trazuan menjëherë ujërat brenda shtëpisë. Vetëm 5 minuta nga hyrja e tyre, Xumi (pjesë e banorëve VIP) debatoi ashpër me Gramosin (kandidat për të hyrë në shtëpi, si pjesë e njerëzve të zakonshëm). Gjatë debatit, i cili ndodhi gjatë minutave të publicitetit, Xumi kaloi në fyerje të paprecedenta. Përmes gjesteve skandaloze, duke prekur organet gjenitale e duke folur me nënkuptime tejet fyese ka kërcënuar banorin e ri. “S’mundesh të më fusësh mua kunja, sa ke hyrë!”, iu drejtua ai Xumi, Gramosit.…

Read More