Arbana Osmani u është përgjigjur më në fund të gjitha pyetjeve për të cilat publiku ka qenë shumë kurioz kohët e fundit. Një nga pyetjet që ka shoqëruar më së shumti moderatoren nëpër rrjetet sociale, është arsyeja e largimit nga “Big Brother Vip”. Arbana shoi kuriozitetin e publikut e ftuar në ”Zë me Mirën”, në një intervistë me Mira Kazhanin. “Vazhdimisht kur e di se gjërat mes meje dhe njerëzve të mi të afërt, për tematika të caktuara, janë krejt të qarta, nuk e ndjej të nevojshme të jap shpjegime publike, në të gjitha sferat. Kështu që nuk e ndjeva…
Author: Lokimagazine
Me daljen nga shtëpia e “Big Brother Vip”, Sara Gjordeni vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes dhe çdo postim i saj interpretohet si mesazh, ndaj ndjekësve, banorëve në shtëpi, apo ish-banorëve. Në një postim të bërë gjatë ditës së djeshme, ish-banorja ka degraduar në fjalor ndaj mediave që kanë shkruar për të dhe siç shprehet ajo kanë deformuar deklaratat e saj. Ajo reagoi e revoltuar edhe për faktin se atë dhe Bardhin e krahasojnë vazhdimisht me Luizin dhe Kiarën, me qëllim që të marrë vëmendje, gjë që sipas saj nuk është e vërtetë. Mirëpo pas gjithë zhurmës që bëri…
Pas largimit nga Big Brother Vip Kosova në rrjet kanë nisur aludimet për projektet e ardhshme të moderatores Arbana Osmani. E ftuar në podcast me Mira Kazhinin, ajo u pyet për lajmin e bujshëm që qarkulloi në rrjet se ajo bashkë me Luizin do të prezantojnë BBV Kosova. Mira Kazhani: “Arbana Osmani do të prezantojë me Luiz Ejllin dhe Edi regjisor, Big Brother Vip Kosova, sezonin që vjen.” Arbana Osmani: Unë po jetoj të tashmen. Sot jemi këtu, bashkë, ballë për ballë. Kjo ishte një ndër pyetjet për të cilat moderatorja nuk ktheu një përgjigje konkrete, duke shtuar kështu dyshimet…
Ashtu siç lajmëroi “Big Brother VIP”, mbrëmjen e sotme do të kemi dasmë. Çifti Romeo-Heidi kanë lënë pas hatërmbetjet, teksa do kurorëzojnë sot dashurinë në martesë. Mirëpo një surprizë pritet edhe nga Elgiti me Donaldin, të paktën këtë kanë lënë ata të kuptohet pas një postimi të bërë në InstaStory. “S’ka gjumë sot”, shkruan Donaldi, ku shfaqet në një studio me Elgitin dhe të gjithëve na shkon mendja te kënga që ata kanë përgatitur si surprizë për çiftin.
Hyrja e Dijonis Bibës në Ferma VIP u shoqërua me kritika nga publiku, kjo pasi shumë ndjekës nuk e konsideronin atë mjaftueshëm “VIP”. Mirëpo brenda pak ditësh qëndrimi në këtë reality show, Biba është kthyer në personazhin më të dashur për publikun. Ai shpesh krijon situata humoristike në shtëpi, siç ka bërë sërish pak më parë në një diskutim me një nga fermeret. Dijonisi shprehet për këngëtarin me famë botërore, The Weeknd, se për shkak të borxheve që i ka një mikut të tij, i është dashur ta ndjekë këmba-këmbës në Londër, por nuk arriti ta kapte dot. https://www.instagram.com/reel/C5GWGNHNlsY/?igsh=MXQ5a285cmdrZWFubw==
Ditën e djeshme, Sara Gjordeni reagoi ashpër për disa aludime në rrjet, duke nisur nga raportet me Meritonin e deri te ish-partnerët e saj. Ajo kërkoi nga publiku gjithashtu që bashkë me Bardhin, të mos i krahasojnë më me çiftin Luiz-Kiara pasi nuk kanë asgjë të përbashkët. Ndërsa sot, ajo ka bërë një deklaratë të fortë pikërisht për Kiarën. Një ndjekës i shkruan: “Pse mundohesh të bëheni si çifti Luiz-Kiara, s’ju shkon fare”. “Hundën dhe buzët. Unë 3 exa, Kiara 13. Ec qarkullo”, ia ktheu Sara
Pas 24 orëve të para nga nisja e Ferma VIP, “Big Brother VIP” kopjoi idenë e tyre duke krijuar një ambient të ngjashëm për banorët me atë të fermës. Mirëpo përpos kësaj, duket se “Big Brother VIP” është frikësuar nga suksesi i “Ferma VIP”, aq sa ka bërë Romeon dhe Heidin të lidhen sërish bashkë, pasi deklaruan se bashkë nuk do bëhen më kurrë, të paktën jo në reality show. Madje, edhe pse dy banorët prej javësh ishin të ndarë e nuk shkëmbenin asnjë moment të ëmbël bashkë, brenda 24 orësh ata kanë filluar puthjet e përqafimet. Gjithashtu BBV ka…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi. Reperi i njohur me origjinë shqiptare, Sin Boy, është dhunuar nga disa persona me maskë teksa ndodhej në berberhane. Sin Boy ishte live në rrjetin social TikTok në momentin kur dy persona me maskë e dhunuan. https://www.instagram.com/reel/C5El0Xeqno1/?igsh=NmR4M3R5OHhoc2Fx Sin Boy ka qenë në një lidhje me këngëtaren Rina Balaj.
Dashi Dita premton të jetë pozitive për shenjën e Dashit. Falë pranisë së Hënës, mund të shijoni një periudhë të pakujdesshme, të karakterizuar nga ndezje dashurie dhe bashkëpunimi me partnerin tuaj. Do të ndjeni shkëlqimin afektiv që ju mbështjell, duke ju bërë të përkëdhelur dhe të dëshiruar. Nëse jeni beqarë, do jetë një moment reflektimi i brendshëm që do ju sjellë qartësi mendore dhe hapje ndaj mundësive të reja romantike. Në punë, ndryshime të rëndësishme janë në rrugë e sipër, duke përvijuar perspektiva dhe mundësi të reja. Demi Dita mund të fillojë me tensione të pazgjidhura nga mbrëmja e mëparshme,…
Pasi Floriani u surprizua nga miqtë e tij të “Ride Albania”, një tjetër dron është dërguar në “Fermën VIP”. Kësaj radhe është surprizuar Dijonisi nga shokët e tij nga Londra. Miqtë e tij treguan mbështetjen ndaj tij duke shkruar “krejt naçut fermerë në Angli janë me ty, Dijonis kampioni. Forca”. https://www.instagram.com/reel/C5Dt7zKMCU1/?igsh=MTF0OTloeWJkcGVtYg== Ky gjest e ka emocionuar Dijonisin, i cili shprehu mirënjohje për ta. Përkrah tij kanë qenë edhe fermerët e tjerë, të cilët, pse jo janë në pritje të një droni në mbështetje të tyre.