Author: Lokimagazine

Dafina Zeqiri është befasuar me një dhuratë super luksoze nga menaxheri i saj. Pëllumb Çitaku, me të cilin kanë edhe lidhje familjare, pasi dyshja janë kushëri mes vete, i ka blerë Dafinës një orë Rolex. Artistja momentin e pranimit të dhuratës e ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale duke treguar gëzimin për befasinë që iu bë. “Një menaxher i lumtur = një artiste e lumtur”, përshkruan ajo postimin e saj që të plotë mund ta shihni në videon më poshtë: https://www.instagram.com/reel/CvKr5XJISVm/?utm_source=ig_web_copy_link&igshid=MzRlODBiNWFlZA==

Read More

Luana Vjollca bëri të ditur kohë më parë se do të vijë me një emision të ri në Tv Klan. Ajo tregoi se gjatë verës do të transmetohej “Love Island”, por vetëm disa javë më parë, Luana konfirmoi se emisioni në fakt do të startojë në muajin shtator. E pikërisht këtë lëvizje të moderatores, duket se nuk e ka pritur mirë një nga personazhet e njohur të TikTokut, Marinela Hysa, e cila dikur ka qenë pjesë e “Love Story” në Tv Klan. Në një video tashmë virale, Marinela dëgjohet teksa thotë se Luana Vjollcës nuk i kanë shkuar personazhe në…

Read More

Loredana dhe Noizy bashkuan forcat për herë të parë verën që lamë pas duke sjell një bashkëpunim me titull “Heart attack”. Kënga arriti pëlqyeshmëri të madhe duke u shndërruar në hitet e verës 2022. Kënga shqipe që numëron më shumë se 40 milionë klikime në “Youtube” ka kaluar kufijtë shqiptarë. Së fundmi ka qenë youtuber-i serb Bogdan Ilic që ka kopjuar këngën duke e realizuar në gjuhën serbe. https://www.youtube.com/watch?v=rNHkBVtoFKY Nofka e tij është Baka Prase dhe është shumë i njohur në rrjetet e tij sociale, ku në Instagram numëron mbi 1 milion ndjekës. Këngën e cila mban vijen melodike të…

Read More

Yll Limani ishte i ftuar në eventin shumë special të përgatitur nga Bashkia Berat, “Wine & Stories”. Të pranishëm në event ishin edhe personazhe të njohur të televizionit dhe artit në Shqipëri. Në një Instastory të gazetares Fatma Haxhialiu, shohim Yllin që i bëri këngëtares Marsela Çibukaj një super premtim. “Premtoj që do t’i bëj një këngë shumë të bukur Marselës”- tha ai dhe dukej që e kishte shumë seriozisht. Dikur dy këngëtarët e njohur ishin pjesë e të njëjtës skuadër në “The Voice”, por mentori i tyre Elton Deda vendosi që në finale të shkonte me Marsela Çibukajn dhe…

Read More

23 tetori është një ditë speciale për Soni Malaj. Këngëtarja e njohur shqiptare sot feston ditëlindjen e 41-të. Në mesin e urimeve të shumta në sy ra ai i ish-bashkëshortit të saj Mirko Luccarelli. Balerini italian ka befasuar duke publikuar një foto bashkë me Sonin bashkë me urimin për ditëlindje. “Gëzuar ditëlindjen”, ka shkruar ai, ndërsa foto është ripostuar edhe nga këngëtarja. Ish-çifti që janë prindër të një vajze ruajnë raport të mirë edhe pas ndarjes madje kohë më parë në media u përfol edhe një mundësi ribashkimi, sigurisht marr shkas nga veprimet e tyre ndaj njëri-tjetrit.

Read More

I dashuri i ri i Ariana Grandes, Ethan Slater, ka paraqitur zyrtarisht kërkesën për divorc nga gruaja e tij, Lilly Jay. Aktori i cili luan së bashku me Granden në “Wicked” dorëzoi së fundmi dokumentet në New York. Ai dhe Lilly janë të martuar që nga viti 2018 dhe kanë një djalë të vogël. Në fillim të këtij muaji, Grande tronditi fansat duke i dhënë fund martesës së saj dyvjeçare me agjentin e pasurive të paluajtshme, Dalton Gomez. Slater dhe Grande thuhet se kanë pasur një romancë gjatë xhirimeve të “Wicked” në Londër gjatë vitit të kaluar. Një burim i…

Read More

Një nga artistët më të suksesshëm në botë, 50 Cent, numëron hite të shumta dhe prej vitesh konsiderohet ikonë e Hip-Hop-it botëror, teksa ka fituar çmime të shumta ndërkombëtare. Curtis James Jackson III i cili është emri i vërtetë i artistit 50 Cent, ka mbajtur një koncert në qytetin e Zvicrës, Gjenevë. Pasi performoi hitet e tij të cilat që në momentin që i ka lancuar janë pritur mjaft mirë nga audienca në mbarë botën, 50 Cent në mbyllje të koncertit ka përshëndetur pjesëmarrësit duke bërë shqiponjën dykrenare me duar. https://youtube.com/shorts/tUUrImAWaP4?feature=share

Read More

“Më lër të flas” është një nga programet më të ndjekura të momentit, ku tashmë ka nisur dhe sezonin e dytë me po të njëjtët moderator Romeo dhe Donald Veshaj. Të ftuarit në pjesën e parë të emisionit të mbrëmjes së sotme ishin një nga çiftet më të përfolur të momentit, Sarah Berisha dhe Dj PM për të folur më shumë rreth ecurisë së lidhjes së tyre dhe për tu përballur me pyetjet pikante. Gjatë intervistës paksa pikante të vëllezërve Veshaj, çifti u është përgjigjur disa pyetjeve. Një ndër to ka qenë sesa ka ndryshuar jeta e tyre pas daljes…

Read More

Fatma Methasani dhe Alfio Rrotani janë rikthyer në qendër të vëmendjes pasi përflitet se janë ndarë. Çifti ka prej kohësh një distancim total nga njëri-tjetri duke mos u shfaqur askund bashkë si fizikisht ashtu dhe virtualisht. Kaq ka mjaftuar që të përflitet se mes tyre mund të ketë një krizë ose ndarje. Për më tepër, ata kanë fshirë dhe fotot e përbashkëta në rrjete sociale. Mirëpo, pas këtyre lajmeve, Alfio ka bërë një postim në rrjete sociale që duket pikërisht si një konfirmim i ndarjes. Ai bën një premtim për të birin teksa shprehet se pavarësisht gjithçkaje do të jetë…

Read More