Mëngjesi i sotëm zbardhi i trishtë për familjen e Gilit, pasi këngëtarja e njohur ka humbur motrën e saj. Lajmin e bëri të ditur vet Gili përmes rrjeteve sociale duke publikuar një foto të motrës së ndjerë bashkë me detajet e ceremonisë së varrimit. “Me dhimbje të thellë ju njoftoj qe sot nderroi jetë motra ime e dashur Mirvete Kunushevci – Spahiu.Shpirti i saj i bardhë u prehtë në paqe! Varrimi i së ndjerës bëhet sot me 29.07.2023. Për orën e varrimit ju njoftojmë me kohë!”, shkruhet në njoftimin që këngëtarja ka postuar në rrjete sociale.
Author: Lokimagazine
Këngëtari i njohur, Armaldo Kllogjeri, ishte i ftuar në emisionin “Wake Up”, ku foli për projektet e tij të reja muzikore. Por jo vetëm kaq, pasi moderatorët e ngacmuan edhe në lidhje me Luiz Ejllin. Ky i fundit ka publikuar një ditë më parë këngën e tij më të re që mban titullin “Dedikim” dhe është për Kiara Titon, e cila shfaqet paksa në videoklip. Maestro u shpreh se deri më tani ka dëgjuar vetëm atë 20-sekondëshin që del në Instagram dhe se nuk e ka dëgjuar gjithë këngën. Isha në Burrel siç thashë. Nuk e kuptova orarin që do…
Keisi Medini ka treguar gjithnjë se sa e lidhur është me të atin, Sabianin. Por, çfarë raporti ka me partneren e tij? Këngëtarja ka bërë një rrëfim të rrallë në ‘Kepi i VIP-ave’ duke treguar më shumë mbi marrëdhënien me bashkëshorten e Sabianit. Ajo rrëfeu se në fillim e gjithë bota i ra poashtë por shtoi se e ka kaluar dhe disa situata e kanë bërë më të fortë. “Në fillim ishte pak e sikletshme. Isha shumë e lumtur dhe e gjithë bota ime ra poshtë, më erdhi pak papritur. Janë disa situata në jetën time që i kam kaluar,…
Fama që çifti Luiz-Kiara fitoi gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP”, ka kaluar limite. Thuajse çdo veprim që dyshja bën, është i monituar mirë nga ndjekësit, aq sa të mos u shpëtojë as momenti kur Kiara dhe vjehrra janë duke bërë pazare bashkë. Mirëpo sot, gjatë transmetit të emisionit “Kepi i VIP-ave”, Luizi ka ndarë një foto në Instagram ku shihet krah të ëmës dhe Kiarës. Postimin këngëtari e shoqëroi me shkrimin: “Nana tha që kepin e vipave e kam në tavolinë, prezantuesen dhe fituesin”- shkruan Luizi, duke nënkuptuar se nëna e tij e shikon dhe e pëlqen emisionin e…
Një nga banorët që mori mjaft vëmendje gjatë qëndrimit në BBV ishte edhe Bled Mane. Gazetari u pëlqye shumë nga publiku, pasi nuk i pëlqente diskutimet pas shpine dhe se ishte mjaft i drejtpërdrejtë. Mirëpo përplasjet nuk munguan as për Manen, i cili shpesh shihej të debatonte me Luiz Ejllin, për të cilin ka folur së fundmi në një intervistë për “Se luan Topi”. “E meritonte fitoren. Ishte një dallaverexhi me 5 yje. Ishte programuar për t’a fituar atë, vetëm se i kam lënë një porosi. Luiz, erdhi koha jote mos e humb këtë shans. Në qoftë se herën e…
Një aktor shqiptar i filmave aksion i kërkuar në Belgjikë për trafik njerëzish, duke rrezikuar deri në 20 vjet burg, ndodhet ende në territorin e Britanisë së Madhe. Ekstradimi i Sebastjan Kallabakut, u miratua nga një gjyqtar në gusht 2021 dhe u nënshkrua nga sekretarja e atëhershme e Brendshme, Priti Patel. Por ai rezulton në Britani pasi apeloi vendimin. Sipas Sunday Express, 37-vjeçari bëri një kërkesë për lirim me kusht në Gjykatën e Magjistraturës së Westminsterit më 19 korrik, për shkak të ndalimit për aq kohë sa zgjat beteja ligjore. Mirëpo, kërkesa për të lënë paraburgimin u refuzua dhe çështja…
Kanë mbetur edhe pak muaj deri në fillimin e “Big Brother Vip 3”. Fama e atij formati josh këdo që e merr një ftesë për të qenë pjesë e saj. E kështu ndodhi edhe me Eda Likën, ish-konkurrenten e “Përputhen”, e cila i tha po një oferte të tillë. Teksa ishte e ftuar ditën e djeshme në “Se luan topi”, ajo u pyet se nëse do pranonte të ishte pjesë e një formati të tillë. Eda tha “po”, duke shtuar se ka një karakter që do pranonte të tilla emocione. Kujtojmë se deri më tani nuk ka një datë konkrete…
Historia e dashurisë së Adelina Tahirit me bashkëshortin u vu në qendër të vëmendjes kohët e fundit, teksa vetë këngëtarja pranoi se martesa e tyre ishte në një krizë, duke mos dhënë detaje. Menjëherë u aludua se ata ishin ndarë, dike qenë se çifti nuk u pa më bashkë që prej asaj kohe, por e vërteta është krejt ndryshe. Ditën e sotme, me një foto të postuar në rrjetet sociale, Adelina i dha fund këtyre thashethemeve duke zbuluar se marrëdhënia e saj me avokatin e njohur maqedonas ështe e mirë dhe janë të lumtur. Në foto këngëtarja shihet e shoqëruar…
Dashi – Mund të ndiheni të zhgënjyer nga dikush që nuk do të paraqitet në një organizim tuajin. Në frontin profesional, duhet të shtyni veten dhe të shtoni përpjekjet për të parë rezultate. Keni mundësi të reja në dashuri, ndaj mos hezitoni të ftoni dikë në një takim. Demi – Duhet të jeni më sistematikë në punë që të shihni rritje të performancës. Detyrat që do ju ngarkohen do të rrjedhin shpejt. Parashikohet që mbrëmjen t’ia kushtoni njeriut të zemrës. Binjakët – Tregoni talentet dhe njohuritë tuaja pasi mund të lini mbresa të mira në ambientin e punës. Partneri juaj ka gjasa…
Sipas The New York Post, një francez i njohur për sportet ekstreme ka vdekur pasi ka rënë nga kati i 68-të i një banese në Hong Kong. Remi Lucidi, 30 vjeç, ishte duke u ngjitur në kompleksin Tregunter Tower kur ra prej saj. Sipas zyrtarëve të Hong Kongut, Lucidi mbërriti në ndërtesë rreth orës 18:00 dhe i tha rojës së sigurisë se po vizitonte një shok në katin e 40-të. Një oficer sigurie u përpoq të kapte Lucidin pasi shoku i supozuar konfirmoi se ai nuk ishte i njohur me Lucidin – por deri atëherë marifeti kishte siguruar tashmë një…