Pak kohë më parë, në rrjet qarkulloi lajmi se Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari kanë patur një përplasje mes tyre gjatë xhirimeve të filmit “Në kuadër të dashurisë”. Sipas burimeve, dy personazhet debatuan pasi aktorja kërkonte më shumë nga Luizi në rol. Mirëpo si janë sot raportet mes tyre? Këtë na e ka treguar vetë Olta në një postim në InstaStory. Ajo u pyet nga një ndjekës: “A ke miqësi me Luizin?”, të cilit iu përgjigj me shaka, “Jo”, pasi në foto shihej pikërisht krah Luizit. Kështu aktorja ka treguar se raportet mes tyre janë rregulluar.
Author: Lokimagazine
Gjatë javës së kaluar në mediat turke u raportua se është grabitur shtëpia e Morena Tarakut. Në media u raportua se grabitësit kanë marrë afro 13 mijë euro si dhe ora, gjerdan e stoli në vlerë 300 mijë euro. Morena së fundmi ka bërë disa postime në rrjete sociale, me anë të të cilave shprehet e zhgënjyer për disa miq që nuk u intereson në lidhje me ngjarjen e lartpërmendur.
Fifi ka bërë disa postime në rrjete sociale me anë të të cilave tregon se këtë vit nuk është ftuar për të performuar nëpër klube nate. Ajo është shprehur disi e zhgënjyer duke thënë se këtë verë mbase nuk është edhe shumë in në treg. Fifi përmendi disa nga artistë të huaj, të cilët janë ftuar disa herë nëpër Kosovë e Shqipëri. “I falënderoj dhe i përshëndes të gjithë klubet Kosovë dhe Shqipëri për këtë behar. Isha përgatit këtë verë që të kem shumë punë, por me sa duket nuk jam shumë in në treg dhe absolutisht Raf Camora, Luciano…
Padyshim që roli si opinioniste në “Big Brother” edicionin e kaluar ka qenë një nga sfidat më të rëndësishme, por edhe më të vështira të Zhaklin Lekatarit në media e televizion dhe këtë e ka pranuar edhe vetë ajo, në një intervistë të fundit për “Pushime On Top”, ku ndër të tjera ka folur edhe për eksperiencën që la pas e që mund ta rifillojë sërish. Kështu, për Zhaklinën, pavarësisht se të qenit opinioniste në një program si “Big Brother” ka qenë një ‘luftë’ në vetvete, të pasurit këtë pozicion, e ka rritur profesionalisht, ndërsa ka pranuar se nëse do…
Çfarë është “tradhtia emocionale”? E shpjeguar thjesht: Tradhtia emocionale ndodh kur keni një lidhje të ngushtë dhe intime me dikë që nuk është partneri/ja juaj. Në përgjithësi ndërveprimet tuaja shpesh përfshijnë ndonjë tension seksual ose tërheqje romantike. Kjo lidhje mund të mos duket kërcënuese ose problematike, megjithatë, mund të fillojë të shkatërrojë marrëdhënien tuaj me partnerin/en. Zakonisht, tradhtia emocionale ndodh kur afërsia juaj me dikë tjetër prish përkushtimin ndaj partnerit/es. Përqendroheni në lidhjen që keni me të në vend të marrëdhënies ekzistuese (zakonisht monogame). Një raport e ka kaluar pikën e miqësisë kur: – kaloni më shumë kohë duke folur…
Kryesisht për shkak të konsumit të ushqimit të papërpunuar, një numër i madh fëmijësh janë dyndur në spitale, të prekur nga virozat. Krahas virozave të shumta, janë konfirmuar edhe raste të fëmijëve të prekur me Covid-19, me temperaturë që i ka zgjatur 3 ditë. Zakonisht virusi është marrë nga familjarët, ose nga kontakti i fëmijëve nëpër institucione si kopshte dhe çerdhe, të cilat janë të hapura edhe në këto ditë gushti. Shefja e shërbimit të sëmundjeve infektive në spitalin pediatrik, Xhorxhina Kuli ka konfirmuar se ka pasur edhe raste të fëmijëve të infektuar me Covid të cilët janë shtruar në…
Natalie Portman dhe Benjamin Millepied janë ndarë, duke i dhënë fund martesës 11-vjeçare, thonë burimet për Us Weekly. Divorci vjen pas lajmeve se Benjamin e tradhtoi aktoren me aktivisten Camille Étienne. Në paraqitjet e fundit, Portman s’e ka vendosur unazën e saj të martesës, madje as për përvjetorin e martesës së tyre. Disa muaj më parë, burime të ndryshme pohuan se çifti u nda vitin e kaluar, por sërish ia dolën që ta rregullonin marrëdhënien. Por, martesa e tyre është hasur sërish me probleme, pasi Benjamin ka kaluar shuumë kohë me aktivisten Camille Étienne.
Dashi-Mund të keni disa diskutime me partnerin ose me një person që ju intereson. Jupiteri tek Dashi ju jep optimizëm dhe besim. Mund të keni mundësi për rritje profesionale ose ndryshim. Jini bujar por mos shpenzoni. Tregohuni të kujdesshëm dhe kursimtar. Demi-Do të mund të përjetoni momente të ëmbla dhe intime me partnerin ose me një person që ju tërheq. Në punë do të jeni në gjendje t’i realizoni projektet tuaja me durim dhe qëndrueshmëri. Ju do të jeni në gjendje t’i menaxhoni kursimet tuaja me mençuri dhe maturi. Afërdita, Mërkuri dhe Marsi në Luan ju inkurajojnë të investoni në…
Historia e dashurisë së Rudina Dembacaj dhe Mark Frrokut, shkaktoi jo pak zhurmë kur doli në dritë. Të dy kanë fëmijë nga martesat e mëparshme dhe ndoshta shumëkush mendon se kjo ua vështirëson gjërat në romancën e tyre, por është krejt e kundërta. Rudina ka treguar shpeshherë se ka marrëdhënie shumë të mira me djalin dhe dy vajzat e Markut aq sa i konsideron si miq. Aktorja ka realizuar një seri me pyetje-përgjigje në Instagram, ku mes të tjerash ka folur edhe për raportin që ka me tre fëmijët e bashkëshortit. Përmes një videoje, Rudina sqaron se nuk e kontrollon…
Moderatorja Xhemi Shehu gjithmonë është munduar ta mbajë sa më larg syrit të mediave jetën e saj private. Në llogarinë e saj në Instagram, kemi parë shumë rrallë foto të fëmijëve të saj, por asnjëherë të bashkëshortit. Por moderatorja Arbana Osmani ka ndarë së fundmi një foto nga ku po darkonin në shoqërinë e bashkëshortëve të tyre. Partneri i Xhemit quhet Ervis Sula dhe është administrator i një shtypshkronje në Tiranë. Biznesmeni është shfaqur shumë rrallë përkrah prezantueses në publik, e fotot e të dyve bashkë numërohen me gishtat e të njëjtës dorë. Kujtojmë se Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu…