Efi Dhedhes ka ndarë me ndjekësit një lajm emocionues që lidhet me karrierën e saj. Efi, e cila tashmë ka kthyer pasionin e saj për tatuazhet në një biznes të suksesshëm, duket se është gati të eksplorojë një fushë të re – aktrimin. Përmes një postimi në ‘InstaStory’, ish-banorja e “Big Brother VIP” ka publikuar disa letra që tregojnë se ajo do të shfaqet së shpejti në një film të ri. Kjo është hera e parë që Efi ndan një detaj mbi këtë projekt, duke e bërë publikun të pyesë se çfarë e pret ish-banorën e BBV në këtë udhëtim…
Author: Lokimagazine
Gjatë një interviste në Festivalin Cannes Lion 2024, Mira Murati, shefja e OpenAI, zbuloi një histori të veçantë nga jeta e saj familjare që lidhet me inteligjencën artificiale. Përveç përparimeve teknologjike që OpenAI ka sjellë në botë, Mira ndau me të pranishmit një moment që nxori në pah një anë më të butë dhe më personale të kësaj teknologjie. Nëna e saj, duke dashur të eksperimentojë me ChatGPT, vendosi të bëjë një pyetje të pazakontë: “Kur do të martohet Mira?” Përgjigja e kësaj pyetjeje solli humor në familjen Murati, pasi motra e Mirës reagoi me ironi: “Mama, ChatGPT nuk mund…
Robert Berisha ka reaguar ndaj kritikëve që e lidhin suksesin e tij me ish-bashkëshorten e tij të famshme, Nora Istrefi. Gjatë një interviste në podcast-in “Dheze mikrofonin” me Bini Diez, ai pranoi se Nora ka luajtur një rol të rëndësishëm në promovimin e tij në tregun muzikor shqiptar, por theksoi se karriera e tij kishte filluar shumë më parë në Kosovë. “Unë në vitet ’92, ’93 kam dalë në skenë, kur kam marrë pjesë në xhirimet e vitit të ri, kur nuk kishte as YouTube, as rrjete sociale,” deklaroi Roberti, duke sfiduar pretendimet se ai e ka fituar famën vetëm…
E njohur për personalitetin e saj të fortë në “Big Brother VIP 3,” moderatorja Erjola Doçi ka bërë një deklaratë të papritur mbi jetën e saj private gjatë një interviste në emisionin “Wake Up.” Ndërsa moderatorët e emisionit e ngacmuan në lidhje me statusin e saj romantik, Erjola pranoi se ka nisur një fazë të re romantike, duke u shprehur: “Jam në një njohje, por kaq mund të them”. Pavarësisht se nuk zbuloi shumë detaje për romancën e re, Erjola ndau me publikun disa mendime të saj për mashkullin ideal. Ajo rrëfeu se ka ndryshuar mënyrën e të menduarit për…
Juliana Nura ka ngritur dyshime për një romancë të re, pavarësisht se së fundmi ka deklaruar se është beqare. Një postim në Instastory i ish-banores së “Big Brother VIP Kosova” ka ngjallur kureshtje të madhe tek ndjekësit e saj, ku ajo shfaqet me një mashkull të panjohur në një ashensor, duke mos zbuluar detaje të mëtejshme për fansat. Postimi i saj ka ndezur spekulime në rrjetet sociale, ndërsa ndjekësit janë duke hamendësuar për identitetin e personit që shoqëron Julianën. Kohë më parë, Juliana kishte ndarë disa arsye përse është ende beqare, duke treguar se nuk ka pasur një lidhje të…
Romeo Veshaj dhe Heidi Baci janë dy nga personazhet më të përfolur të momentit, veçanërisht pas thashethemeve se ata mund t’i kenë dhënë fund romancës së tyre. Historia e tyre e dashurisë nisi gjatë kohës që të dy ishin pjesë e “Big Brother VIP Albania 3”, por duket se lidhja mes tyre ka arritur në një udhëkryq. Spekulimet për një ndarje të mundshme nisën pasi Heidi nuk bëri asnjë urim publik për ditëlindjen e Romeos, gjë që ka ngjallur dyshime mes ndjekësve të tyre dhe ka ndezur thashethemet në rrjet. Në një botë ku çdo detaj publik merret si një…
Gjatë kësaj vere, ndarja mes Luana Vjollcës dhe Krenar Çoçajt ka qenë një nga temat më të diskutuara në showbizin shqiptar. Megjithatë, duket se Luana nuk ka lejuar që kjo situatë të ndikojë në planet e saj. Përkundrazi, ajo ka vazhduar të përqendrohet te projektet e saj dhe jetën profesionale. Për të festuar 33-vjetorin e lindjes, Luana zgjodhi të kalonte kohë në jugun e Shqipërisë, e rrethuar nga njerëz të dashur dhe miq të ngushtë. Por ajo që ngriti pikëpyetje mes fansave dhe mediave ishte prania e veçantë e Abetare Çoçajt, motrës së Krenarit, në këtë festë. Abetare jo vetëm…
Ndonëse vetëm 21 vjeç, Mario Mitaj ka zgjedhur ta vazhdojë karrierën e tij në Arabinë Saudite, edhe përse emri i tij u lakua në shumë klube europiane, pas performancës së jashtëzakonshme në Euro 2024. Anësori i kombëtares, raporton A2, ka firmosur një kontratë me ekipin e Al-Ittihad, ku shkon në formë huazimi me të drejtë blerje. Marrëveshja mes Lokomotivës së Moskës dhe Ittihad u finalizua të hënën vonë. Tashmë, Mitaj do të luajë në një ekip me disa prej yjeve më të mëdhenj të futbollit si Benzema dhe Kante, teksa trajner është Loran Blank, i cili më parë ka drejtuar…
Ngjarja e dhunshme mes Klea Prengës dhe motrave Antonela dhe Mariela Berisha, e cila ka tronditur opinionin publik, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes. Së fundmi, babai i Kleas ka dhënë një deklaratë për emisionin “People” në Euronews Albania, duke ndarë detaje rreth asaj që ka ndodhur dhe gjendjes aktuale të vajzës së tij. “Është ngjarje e vështirë për mua, dua të më kuptoni. Kjo është një ngjarje që nuk më takon mua të flas, por Kleas dhe ajo nuk është gati” , tha ai, duke shtuar se Klea nuk është ende e gatshme për të dhënë deklaratën e…
Gazetarja e njohur Ledjona Xheladinaj ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj në Instagram me një postim të fundit që sugjeron se është në një lidhje dashurie. Xheladinaj ka postuar disa foto në një nga qytetet më të bukura të botës, Stamboll, shoqëruar me shkrimin: “Me trenin e Pishkashit rrugëve të Stambollit. P.s: mos bëni like se e kam burrin çeloz.” Me këtë mesazh, ajo ka konfirmuar zyrtarisht se është në një marrëdhënie romantike, duke ngjallur interes mes ndjekësve dhe fansave të saj. Megjithatë nuk dihet ende identiteti i partnerit të Xheladinajt.