Author: Lokimagazine

Olsi Bylyku ka shpërndarë një postim të veçantë në rrjetet sociale, ku qartë ironizon ndikimin e make-up-it dhe estetikës moderne në të rinjtë dhe të rriturit. Në postimin e tij, ai thekson se, me sa duket, shumë vajza të moshës 13-vjeçare po duken si gra të rritura për shkak të përdorimit të make-up-it dhe modës, ndërsa disa gra mbi 35 vjeç po duken sikur janë shumë më të reja për shkak të ndërhyrjeve estetike dhe aplikacioneve të ndryshme. Bylyku ngre pyetje për këtë fenomen, duke iu drejtuar ndjekësve për të ndihmuar në shpjegimin e situatës. Ai pyet nëse plaketja është…

Read More

Prej disa vitesh, këngëtarja Fifi është në një lidhje të ngushtë me Adis Patushin, një marrëdhënie që vazhdon të rritet dhe të forcohet. Çifti janë bashkë prej rreth tre vitesh dhe janë bekuar me një djalë, Theo Mal Patushi, që erdhi në jetë në prill të vitit 2023. Në një postim të fundit në rrjetet sociale, Filloreta ka ndarë një fotografi me partnerin e saj dhe ka bërë një dedikim emocionues. “Jemi shumë të ndryshëm, përlahem shumë ama edhe duhemi shumë,” ka shkruar artistja, duke shprehur dashurinë dhe përkushtimin ndaj Adisit. Romanca e tyre pasoi eksperiencën e Fifit në edicionin…

Read More

Në këtë sezon të ri televiziv, Arbana Osmani mund të bëjë një lëvizje të guximshme dhe të rikthehet në ekran me një format të ri – “Love Is Blind.” Arbana mund të drejtojë këtë reality show që ngjason me një eksperiment social ku burrat dhe gratë beqare kërkojnë dashurinë dhe fejohen, të gjitha përpara se të takohen personalisht. Ky format, që ka pasur sukses në Netflix, ngjason me “Love Island” të Luana Vjollcës në Tv Klan. Arbana ka ngjallur dyshime dhe emocion në rrjetet sociale me një pyetje intriguese: “A e keni menduar sesi do funksiononte ‘Love Is Blind’ për…

Read More

Dje, binjakët Veshaj festuan një tjetër vit jetë dhe urimet për ta nuk munguan. Donaldi shprehu dashurinë e tij për Romeon me fjalët prekëse: “Malet më të larta mund t’i ngjis me ty. Gjithmonë bashkë! Asnjëherë vetëm! Të dua shumë! Edhe 100 vëlla!” Bora Zemani gjithashtu bëri një urim romantik në Instagram për Donaldin, duke shkruar: “Doja të të bëja një dhuratë, por më pas e kuptova se ti tashmë ke gjithçka që mund të dëshiroje… Mua! Urime ditëlindjen dashuria ime.” Megjithatë, ajo që ra në sy ishte mungesa e një urimi publik nga Heidi Baci për partnerin e saj,…

Read More

Efi Dhedhes dhe Mikela Pupa, të cilat u njohën disa vite më parë në emisionin “Përputhen” dhe ndanë një shoqëri të ngushtë që për vite të tëra i bënë të quanin njëra-tjetrën motër, duket se tani kanë ndarë rrugët. Tensionet mes tyre nisën gjatë pjesëmarrjes së përbashkët në “Big Brother VIP Albania”, ku Efi vendosi të vazhdojë lojën pa Mikelën. Edhe pse duket se arritën të tejkalonin këto hatërmbetje dhe të ruanin një miqësi, veçanërisht duke qenë se partneri i Mikelës bashkëpunonte në studion e tatuazheve të Efit, situata ka ndryshuar. Së fundmi, të dyja vajzat kanë hequr njëra-tjetrën nga…

Read More

Në mesin e spekulimeve që po qarkullonin për një krizë të mundshme në marrëdhënien e tij me moderatoren e njohur Einxhel Shkira, Dj Dagz ka vendosur t’i japë fund të gjitha dyshimeve me një veprim shumë domethënës. Ai ka zbuluar një tatuazh të ri, të cilin e publikoi në Instagram, si një shprehje publike të dashurisë dhe përkushtimit të tij. Tatuazhi i ri, i vendosur në parakrahun e tij, paraqet dy duar të kapura fort – një simbol i fuqishëm i unitetit dhe mbështetjes mes çiftit. Për t’i dhënë një emocion të veçantë këtij gjesti, Dj Dagz ka shoqëruar imazhin…

Read More

Në sezonin e ri, drejtimi i emisionit investigativ “Fiks Fare” i është besuar dy emrave të njohur të ekranit shqiptar: Julian Deda dhe Xhemi Shehu. Të dy personazhet ishin të ftuar sot në studion e “Wake Up”, ku ndanë emocionet dhe pritshmëritë e tyre për këtë sfidë të re televizive. Gjatë intervistës, Xhemi Shehu foli edhe për “Portokallinë”, një emision që ka luajtur një rol të rëndësishëm në karrierën e saj. Ajo la të hapur mundësinë e një rikthimi të përkohshëm në këtë program, për të interpretuar ndonjë rol së bashku me Julian Dedën. “Portokallia është dashuria ime e vjetër;…

Read More

Dasmat kanë qenë gjithmonë raste gëzimi dhe argëtimi për të gjithë, duke përfshirë edhe fëmijët, të cilët me pafajësinë e tyre sjellin një atmosferë të veçantë në çdo festë. Megjithatë, një tendencë e re po përhapet gjithnjë e më shumë në dasmat e kohëve të fundit: shumë çifte preferojnë të mos kenë fëmijë të pranishëm në ceremoninë e tyre dhe e shkruajnë këtë kërkesë qartë edhe në ftesat e dasmës. Një rast i tillë është ai i çiftit të njohur në TikTok, Lirimi dhe Elona, të cilët u martuan këtë verë. Ata vendosën të mos kenë fëmijë të pranishëm në…

Read More

Një person u vra dhe pesë të tjerë u plagosën gjatë një përplasjeje të armatosur të ndodhur në orët e vona të së dielës, më 1 shtator, në lagjen Aktash, në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë. Konflikti përfshiu dy familje me histori përplasjesh të mëparshme: Sekiraqët dhe Capat. Sipas raportimeve nga “Klan Kosova”, viktima është Premtim Gashi, një anëtar me ndikim i grupit të Capave, i cili kishte pak kohë që ishte liruar nga burgu. Konflikti mendohet të ketë lidhje me një përplasje të mëparshme midis këtyre dy familjeve, ku një anëtar i familjes Capat ishte plagosur disa muaj më…

Read More

Shtatori sjell fillimin e sezonit të ri televiziv, i cili këtë vit premton surpriza dhe ndryshime të mëdha në ekranet shqiptare. Një nga lëvizjet më të bujshme është kalimi i Xhemi Shehut nga “Portokalli” në drejtimin e “Fiks Fare”. Prezantuesja ikonike, pas disa vitesh në “Portokalli”, tani do të jetë çdo natë pjesë e “Fiks Fare”. Largimi i saj lë një vend bosh në krah të Salsano Rrapit dhe Nevina Shtyllës, me emrin e Kiarës që përflitet si bashkëmoderatore, por ende pa konfirmim. Ndërkohë, Kiara është diskutuar për disa formate të tjera, përfshirë “Shqiptarët për Shqiptarët” dhe një format fashion…

Read More