Author: Lokimagazine

Gigliola Haveriku, ish partnerja e Amos Zaharia duket se në këtë “Big Brother Vip Albania” nuk bën aspak tifo për ish partnerin e saj. Gigliola mbrëmjen e djeshme ironizoi keq Dea Mishel, e cila është për momentin “fiksimi” i Amos Zaharia. “Princesha e të varfërve” e ka quajtur Gigi Dean, e cila sot ka konfirmuar se mes saj dhe Amosit ka patur një flirt, por ajo nuk ka dëshirë që ta vazhdojë më tej këtë histori. Përsa i përket deklaratës së Gigliolës, një reagim ka ardhur së fundmi nga familjarët e Dea Mishel. “Më erdhi kjo story sot të cilën…

Read More

Duket se skandalet në “Përputhen”, nuk do kenë të mbaruar. Së fundmi, një tjetër skandal ka përfshirë programin e dashurisë. Bëhet fjalë për dy konkurrentët, Ilda dhe Petro. Teksa po debatonin me njëri-tjetrin gjatë programit, pa dashur ata nxorrën veten zbuluar duke pranuar se janë lidhur bashkë vetëm në kuadër të lojës, duke shkelur rregullat e programit. Gjithashtu pranuan se nuk kanë pasur ndjenja aspak mes tyre. Gjithë debati nisi pasi Petro vendosi të deklarohej për Ildën, ndërsa kjo e fundit e refuzoi pasi sipas saj, Petro i kishte premtuar një tjetër konkurrente të programit, Irisit, që të deklaroheshin bashkë.…

Read More

Dashi Tregoni kujdes ne raportin tuaj sentimental sepse mund të hidhni një hap të gabuar. Ndërkohë në vendin e punës, yjet do të jenë në mbështetjen tuaj dhe situata do të jetë mjaft pozitive. Demi Nëse jeni në një lidhje dashurie, duhet të tregoheni më tolerant ndaj partnerit. Ndërkohë me situatën financiare do të kaloni momente të mira dhe mund të realizoni blerjet që dëshironi. Binjakët Ushtrimet e frymëmarrjes do t’ju bënin mire për të larguar stresin dhe ankthin. Duke e rrethuar veten me energji pozitive, do të shikoni se çdo gjë do të përmirësohet. Gaforrja Parashikohet të keni fat…

Read More

Pas ndarjes nga Afrona Dika disa muaj më parë, këngëtari i njohur, Blero Muharremi është kthyer sërish në qendër të vëmendjes. Mbrëmjen e djeshme teksa iu bë një rreng, Blero zbuloi “pa dashur” se së shpejti do e shohim sërish dhëndër. Në dy muajt e ardhshëm këngëtari mund të celebrojë dashurinë e tij me vajzën që është shfaqur së fundmi në rrjetet sociale. Sekreti i këngëtarit u zbulua nga miku i tij, Labinot Gashi, në “Zemër Luana”. Atij iu kërkua që të telefononte një personazh të njohur e më pas të vendoste kufjet në vesh dhe pa e degjuar personin…

Read More

Tea dhe Luizi kanë zhvilluar mbrëmjen e sotme një darkë mes njëri tjetrit, si një çmim për fitoren e “Talent Show-t” që u organizua mes banorëve. Për dyshen ishte përgatitur një ambient mjaft romantik larg banorëve të tjerë, në një tavolinë të shtruar me trëndafila të kuq. Mirëpo duket se Kiara është ndjerë xheloze nga kjo darkë e Luizit me Tean, ndaj ajo është futur në dhomë dhe ka ndërprerë takimin e tyre, duke bërë rolin e kamerieres. https://www.instagram.com/reel/CoA9lzFscTR/?igshid=YmMyMTA2M2Y= Në takimin e tyre u fol kryesisht për lojën dhe strategjitë e banorëve, e gjithashtu për ndjenjat e Luizit ndaj Kiarës,…

Read More

Monika Kryemadhi ishte një nga të ftuarat e sotme në spektaklin e argëtimit “Zemër Luana” në televizionin Klan. E vendosur përballë një sfide personale, Monika tregoi më shumë për marrëdhënien e saj me disa nga figurat më të përfolura, si miq, por edhe kundërshtarë të saj në politikë. Duke qenë e apasionuar pas kopshtarisë, Monika duhet të vendoste fotot e personazheve sipas lules që mendonte se u përshtatej. Teksa u shfaq fotoja e këngëtares Xhensila Myrtezaj, Monika zgjodhi ta vendoste tek lulja “Jasemin”, bashkë me Besin. “Xhensilën e njoh si mama, pimë kafe bashkë, si edhe gatuajmë me njëra-tjetrën”, u…

Read More

Ditën e sotme Olta Gixhari shprehu dyshimet e saj përsa i përket përkrahjes që po i tregohet Luizit, duke aluduar se i ka ‘shpatullat e ngrohta’ nga produksioni. Ky ishte dialogu i krijuar mes Oltës, Luizit dhe Deas: Olta: Ti na trego kë ke mik një herë, se ta kam bërë këtë pyetjen disa herë. Na trego kë ke mik këtu brenda, që çfarë nuk ke bërë këtu dhe ke dalë palagur gjithmonë. Këtë na trego. Luizi: Vetëm Kiarën. Kam ata që na mbajnë të gjithëve [publikun]. Dea: Unë nuk mendoj që është produksioni. Tani i bie të akuzosh gjithë…

Read More

Thashethemet se Kiara Tito mund të ketë një lidhje jashtë shtëpisë së “Big Brother VIP” e kanë ndjekur gjatë gjithë afrimitetit të saj me Luizin. Mirëpo, tashmë një aludim tjetër ka pushtuar rrjetin. Gjatë puntatës së sotme në “E Diell”, balerini Graciano Tagani bëri një deklaratë të papritur teksa me anëtarët e panelit po diskutohej për marrëdhënien e Kiarës dhe Luizit. Përsa i përket këtij të fundit, Graciano ka hedhur dyshime se këngëtari ka një lidhje jashtë shtëpisë. “Dua të di çfarë mendon e dashura e Luizit për Kiarën, vetëm kaq dua të di,” tha Graciano. Pas një momenti suspancë,…

Read More

Ish banorja e “Big Brother VIP”, Mikela Pupa, ka qenë e ftuar së fundmi në “E Diell” për të folur rreth eksperiencës së saj në program. Gjatë diskutimeve në panel, u hap edhe tema e përputhshmërisë së banorëve që po shihen si çifte brenda shtëpisë, përfshirë ketu edhe Amosin me Dean. Përsa i përket kësaj të fundit, Mikela u shpreh se gjatë një bisede që kanë zhvilluar së bashku, Dea i ka treguar se ka lënë një lidhje të hapur jashtë. Mikela gjithashtu shtoi se ajo po e përdor historinë me Amosin vetëm për të bërë lojë. Kujtojmë se gjatë…

Read More

Një nga banoret me të cilën Kejvina ishte shumë e afërt gjatë qëndrimit në Big Brother VIP ishte Mikela. Kjo e fundit e ftuar sot në “E diell”, zbuloi mesazhet që ka shkëmbyer me Kejvinën, të cilën e ka pyetur se si ndjehet pas gjithë situatës së ndodhur pak javë më parë në “Big Brother VIP”. “Si je?”, e pyet Mikela-Kejvinën, teksa kjo e fundit iu shpreh: “Mirë po marr veten nga traumat”. Më tej, Mikela e ka këshilluar Kejvinën që të mos shqetësohet për asgjë. “Jo, jo do sistemohet”, i është përgjigjur Kejvina. Kujtojmë se pak javë më parë,…

Read More