Author: Lokimagazine

Moderatorja Roza Lati ka hedhur poshtë spekulimet që qarkullojnë rreth një emisioni të mundshëm së bashku me nënën e saj, aktoren e njohur Rita Lati. Në një postim të fundit në ‘Instastory’, Roza i është përgjigjur zërave duke i quajtur “negativë dhe tendenciozë”, ndërsa nënvizon se nuk ka asgjë të vërtetë në lajmet që janë përhapur së fundmi. Në postimin e saj, Roza ka shkruar: “Jeni shumë negativë, tendenciozë. Lat nam. Asgjë nga këto që keni shkruajtur nuk është e vërtetë. Mendoj efektin surprizë që do të keni në vazhdim.” Ky mesazh sugjeron se prezantuesja ka plane të tjera në…

Read More

Në një postim të fundit në rrjetet sociale, Arbana Osmani ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me një unazë të veçantë në gishtin tregues, ku duket simboli i njohur i “Big Brother” – syri ikonik. Ky detaj ka bërë ndjekësit të besojnë se Arbanën do ta shohim si moderatore të reality show-t, por cilin version të tij do të drejtojë – atë të Shqipërisë apo të Kosovës? Kujtojmë se në edicionin e tretë të “Big Brother VIP Albania”, Arbana nuk ishte në krye të prezantimit, pasi u zëvendësua nga Ledion Liço. Ai arriti të sjellë një energji të re dhe u…

Read More

Heidi Baci, emri që ka pushtuar titujt e mediave rozë së fundmi, është në qendër të vëmendjes për shkak të lidhjes së saj me aktorin Romeo Veshaj. Mungesa e një urimi publik nga ana e saj për ditëlindjen e Romeos ka nxitur spekulimet se mes tyre mund të ketë një krizë. Ndërkohë, asnjëri nga të dy nuk ka konfirmuar apo mohuar ndonjë ndarje, duke e lënë situatën ende të pasigurt. Ajo që dihet deri tani është se Heidi nuk ka bërë asnjë postim të ri lidhur me këtë çështje. Pavarësisht spekulimeve, Romeo dhe Heidi ende vazhdojnë ta ndjekin njëri-tjetrin në…

Read More

Ilir Shaqiri vazhdon të mbajë ndjekësit e tij të përditësuar në rrjetet sociale, duke ndarë momente nga jeta profesionale dhe private. Megjithatë, një moment ka çuditur balerinin kur një ndjekës i ngatërroi identitetin, duke e falënderuar për këngët që ka kënduar… një aktivitet që nuk ka lidhje me të! Gjithçka nisi kur Shaqiri postoi një foto në Instagram teksa po përgatiste ushqim, dhe papritmas mori një mesazh nga një ndjekës që mendonte se ishte këngëtari Ilir Shaqiri. “O bac si je, a u lodhe? Faleminderit për krejt këngët me 17 vjet që i kam i dëgjoj dhe s’ka muzikë ma…

Read More

Dashi – Besojini më shumë intuitës suaj, pasi do të jetë siguria dhe vendosmëria juaj ajo që do ju lejojë që të kaloni një pengesë e cila po ju bllokon prej kohësh. Në dashuri duhet të jeni më të kujdesshëm. Demi – Mos ju kushtoni shumë rëndësi kritikave dhe polemikave të të tjerëve, pasi në këtë moment duhet të përqëndroheni në aktivitetin tuaj, në mënyrë që të mos humbni ritmin dhe të mos e çoni dëm kohën tuaj. Binjakët – Keni një intuitë të mprehtë për të marrë në dorë gjithë projektet që keni lënë pezull gjatë muajve të fundit.…

Read More

Faqja zyrtare e “Big Brother VIP Kosova” në Instagram ka konfirmuar se Olsa Muhameti do të jetë producente ekzekutive për sezonin e tretë të këtij formati të famshëm televiziv. Muhameti, e cila është e njohur për përvojën e saj në prodhimin e spektakleve të suksesshme, pritet të sjellë një qasje të re dhe dinamike në edicionin e radhës. Në postimin në Instagram, thuhet: “Bëhuni gati për një aventurë televizive që do të tejkalojë çdo pritshmëri!” — duke lënë të kuptohet se formati i ri do të jetë plot surpriza dhe zhvillime interesante.

Read More

Në një treg të mbushur me lloje të ndryshme telefonash, vetëm një model ka arritur të mbajë titullin e telefonit më të shitur të të gjitha kohërave. Cili është ai? Nuk është iPhone, Galaxy, apo ndonjë nga modelet e fundit të pajisjeve të teknologjisë së lartë. Është… Nokia 1100! Lançuar në vitin 2003, Nokia 1100 shiti më shumë se 250 milionë njësi në mbarë botën, një arritje e jashtëzakonshme për një pajisje që nuk kishte ekran me ngjyra, kamera, apo lidhje interneti. Ky telefon ishte i thjeshtë dhe i qëndrueshëm, me një dizajn të thjeshtë dhe një jetëgjatësi baterie të…

Read More

Luiz Ejlli, këngëtari i njohur dhe fituesi i “Big Brother VIP Albania,” ka emocionuar ndjekësit e tij me një moment të veçantë familjar. Së fundmi, ai ka ndarë në Instagram një video ku shihet duke shijuar kohën e lirë me partneren e tij, Kiara Tito, dhe vajzën e tyre, Lunën. Në këtë video të ëmbël, Luiz shihet duke luajtur me vajzën e tij në një pishinë, ndërsa vogëlushja Luna është e ulur mbi një komardare, e posaçme për fëmijë. “Faleminderit o Zot,” shkruan Luizi, duke shprehur mirënjohjen për momentet e mrekullueshme që po përjeton si baba. View this post on…

Read More

Kur vjen puna për të zgjedhur një destinacion për pushime, aktori turk Erkan Petekkaya shpesh ka një vend të preferuar: Shqipërinë. Këtë verë, ylli i serialeve turke ka vendosur të kalojë disa ditë në vendin tonë, duke ndarë momente të veçanta nga Tirana dhe Vlora në rrjetet sociale. “Njerëzit janë po aq të mrekullueshëm sa edhe qyteti,” ka shkruar Petekkaya në një nga postimet e tij, duke shprehur dashurinë e tij për mikpritjen dhe atmosferën e Shqipërisë. Mesazhi i tij ka ngrohur zemrat e shumë ndjekësve shqiptarë, të cilët e konsiderojnë atë një figurë të dashur përmes roleve të tij…

Read More

Bora Zemani, një nga moderatoret më të njohura në ekranet shqiptare, ka nxitur diskutime mes ndjekësve të saj pasi publikoi sot në llogarinë e saj të Instagramit disa foto të reja që tregojnë një ndryshim të papritur në pamjen e saj. Në fotot e fundit, Bora shfaqet me një ngjyrë të re flokësh — një “kafe mjaltë” të ngrohtë dhe të shkëlqyeshme, larg nga ngjyra e kuqe që ajo kishte më parë. Por ky ndryshim duket se nuk është pritur mirë nga të gjithë. Disa ndjekës kanë shpërthyer në kritika, duke “akuzuar” Borën se ka kopjuar stilin e Kiara Titos,…

Read More