Ardian Bujupi i dha fund beqarisë me një ceremoni private treth një vit më parë, duke ruajtur jetën e tij personale larg vëmendjes mediatike. Për një periudhë të gjatë, këngëtari kosovar nuk kishte ndarë asnjë imazh të partneres së tij në rrjetet sociale, duke mbajtur identitetin e saj të fshehtë. Megjithatë, një postim i fundit në InstaStory nga Ardiani ka ngjallur spekulime të reja. Në foton e ndarë, shihet një vajzë simpatike bjonde, çka ka rritur dyshimet se mund të jetë partnerja e tij.
Author: Lokimagazine
Dy artistet e njohura të skenës shqiptare, Nora Istrefi dhe Tuna, po punojnë së bashku për të sjellë një bashkëpunim muzikor të papritur. Ky lajm, i konfirmuar nga “Prive”, ka tërhequr vëmendjen e publikut për shkak të historisë së tensionuar mes dy ish-kunatave. Prej kohësh, Nora dhe Tuna janë përfolur për marrëdhëniet e acaruara, ku mosmarrëveshjet familjare mes vëllezërve Robert dhe Patris Berisha, ish-bashkëshortët e tyre, kanë qenë shpesh në qendër të vëmendjes mediatike. Megjithatë, duket se artistet kanë vendosur të lënë pas të shkuarën dhe të fokusohen te muzika. Ky projekt i përbashkët mes tyre është në fazën finale…
Heidi Baci do të vijë si moderatore në Top Channel në sezonin e ri televiziv. Nuk dihet ende në çfarë programi do të shfaqet ajo. Deri tani Heidi është përfolur se ka zhvilluar një audicion për të zënë vendin e Xhemit në Portokalli. Megjithatë nuk përjashtohet mundësia që ajo të jetë një nga moderatoret e panelit në sezonin e ri të “Goca dhe Gra”. Ditën e sotme Sara Hoxha ka vulosur rikthimin e Heidit në Top Channel, disa ditë pasi ajo u largua drejt Italisë. Heidi e ka konfirmuar diçka të tillë duke ripostuar storyn e Sarës me një aprovim!
Sezoni i ri televiziv e ka kthyer sërish aktorin Flor Binaj në ekran, në moderimin e emisionit investigativ “Piranjat” krah moderatores Dojna Mema. Mirëpo, ajo çfarë ndjekësit vunë re menjëherë ishte ndryshimi në pamje i Florit. Aktori ka zgjatur flokët së fundmi dhe sikurse mund ta shihni, pamja e tij duket tërësisht ndryshe.
Santiana Maloku, ish konkurrente e Big Brother VIP Kosova, së fundmi ka zbuluar detaje për ndarjen e saj nga i dashuri Lirimi. Pas daljes nga spektakli i njohur, lidhja e saj me Lirimin kishte vazhduar deri më sot. Ajo ka rrëfyer se vendimi për ndarje ka ardhur nga vetë ajo dhe jo për ndonjë arsye të madhe. “Po është e vërtetë, unë dhe Lirimi nuk jemi më bashkë. Hapin e kam marrë unë. Vetëm dua ta cek që nuk ka pasë diçka shumë të madhe që ka arritur deri te ndarja, nuk është që ka qenë një arsye, arsyeja ka…
Moderatorja e njohur Kostana Morava, një nga zërat më të fortë dhe të drejtpërdrejtë në ekranin shqiptar, ka treguar së fundmi një anë të errët të karrierës së saj televizive. Me një përvojë të gjatë në media, Kostana është përballur me sfida të shumta, por një ndër to ka qenë veçanërisht traumatike: ngacmimi nga një drejtues televiziv, që e detyroi të largohej nga puna. E ftuar në emisionin “S’e luan Topi”, Morava ndau përvojën e saj me publikun, me qëllimin që raste të tilla të denoncohen dhe të mos mbeten të heshtura. Në fjalën e saj, ajo e theksoi rëndësinë…
Pas një periudhe të gjatë përgatitjesh dhe angazhimesh, këngëtari i mirënjohur i jugut, Ervis Behari, ka kurorëzuar dashurinë e tij disavjeçare me një dasmë të paharrueshme, ku ishin të pranishëm miq të ngushtë dhe familjarë të shumtë. I lindur në Fier dhe i rritur mes traditave të pasura të jugut të Shqipërisë, Behari ka fituar zemrat e publikut përmes zërit të tij të veçantë dhe interpretimeve të paharrueshme në dasma dhe evente të tjera. Në prill të vitit të kaluar, Ervisi dhe bashkëshortja e tij bënë celebrim në Bashkinë e Tiranës. Por çifti kishte ruajtur planin për një dasmë të…
Këngëtarja Mihrije Braha nuk gjendet në periudhën më të mirë të jetës së saj. Ajo njoftoi ndjekësit në mediat sociale pak ditë më parë se nëna e saj po ndeshet me probleme shëndetësore ku postoi një fotografi me të ëmën, ku shkroi – “Nënë pranë teje deri në frymën e fundit”. Por për fat të keq, e ëma ka ndërruar jetë. Lajmin e ka bërë me dije vetë këngëtarja nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj personale të Instagram-it, teksa ka shpërndarë një fotografi me të ëmën dhe përbri shkruan: “NANË ti që më dhe jetë sot më le… Lotët…
“Dancing With The Stars” nuk do të vijë në ekranin e Top Channel këtë sezon. Lajmin e ka konfirmuar vetë producentja Sara Hoxha përmes një ask në instastory. Megjithatë ajo e konsideron një nga produksionet më të arrira këtë sezon, duke mos e përjashtuar mundësinë që ky program të realizohet sërish vitin e ardhshëm!
Aktori i humorit Albano Bogdo është rrëfyer si rrallë herë në “S’e Luan Topi”. Ai foli kryesisht për deklaratën e tij, kundrejt Beatrix Ramosaj, e cila bëri bujë asokohe. Kjo deklaratë erdhi pas pjesëmarrjes së këngëtares në BBV dhe lidhja që krijoi brenda shtëpisë me Donald Veshaj. Bogdo u shpreh se i ka kërkuar falje publikisht, teksa ka tentuar edhe të komunikojë personalisht me të, por pa rezultat. “Atëhere thash jam njeriu më i urryer në Ballkan sepse rastisi që në të njëjtën ditë që unë thash batutën, ai serbi bëri atë masakrën në Kosovë. Nuk po merrej askush me…