Të premten, protestues të shumtë dolën në disa dyqane të Apple gjatë lançimit të iPhone 16 për të kërkuar që kompania të ndalojë përdorimin e kobaltit nga Republika Demokratike e Kongos, ku ka kushte të rrezikshme pune, shfrytëzim të fëmijëve dhe shkelje të të drejtave të njeriut. Apple ka thënë se përpiqet të shmangë burime të tilla, por ka sfida në këtë proces. Protestuesit kërkuan gjithashtu që kompania të ndërhyjë për situatën në Gaza. Këto protesta u organizuan nga grupi “Apples Against Apartheid” në disa qytete, përfshirë Nju Jorkun, Berlinin dhe Londrën. Në disa raste, protestat kishin pak pjesëmarrës, por…
Author: Lokimagazine
Ndarja e përfolur mes Romeo Veshajt dhe Heidi Bacit ka tërhequr vëmendjen e publikut prej më shumë se një muaji. Edhe pse nuk ka pasur një deklaratë zyrtare nga asnjëri prej tyre, thashethemet për krisje në marrëdhënien e tyre kanë qarkulluar gjerësisht. Megjithatë, përveç interesit për situatën mes Romeos dhe Heidit, një tjetër pikëpyetje ka qenë sesi qëndron raporti mes Heidit dhe çiftit Bora Zemani – Donald Veshaj. Përgjigjen për këtë duket se e ka dhënë Bora në mënyrë indirekte, përmes një postimi në Instagram. Duke ndarë një video të Top Channel në llogarinë e saj në Instagram, Bora ka…
Ish-reperi i njohur Feronit Shabani, “Fero” ka fituar për 12 muaj kujdestarinë e vajzës së tij, sipas një akt-vendimi të gjykatës për një urdhër-mbrojtje emergjente. Kjo është konfirmuar nga vetë “Fero”, gjatë një interviste të realizuar në Nacionale, derisa vendimin e posedon edhe me një dokument. “Falënderoj Gjykatën Themelore të Gjilanit për drejtësi dhe korrektësi. Po! Mua më është besuar vajza, për një vit”, deklaroi ish-reperi. Sipas këtij vendimi, vajza do të qëndrojë gjatë javës me të, derisa gjatë fundjavës, mund të qëndrojë me nënën e saj, Arbenita Ismajlin.
Sara Hoxha ka bërë të ditur se do të zhvendoset në Tiranë së bashku me vajzën e saj, Poin, pas ndarjes nga reperi Ledri Vula. Ajo ndau me ndjekësit e saj disa pamje nga shtëpia e re, duke treguar se procesi i rregullimit të banesës është në përfundim. Në një postim në rrjetet sociale, Sara shkroi: “Dita e djeshme ishte shumë emocionuese. Unë dhe Poi shkuam të shikonim shtëpinë tonë të re që së shpejti do të jetë gati.” Ndërkohë, Ledri është në një lidhje të re me këngëtaren Rina Zaiti, një fakt që doli në publik përmes fotove të…
Dashi-Sot mund të mbështeteni në mbrojtjen e Jupiterit në shenjën tuaj, e cila do t’ju garantojë fatin dhe suksesin e nismave tuaja. Disa pengesa tek të lindurit në Prill, të cilët do të duhet të përballen me situata konflikti apo konkurrence. Megjithatë, kini kujdes nga ndikimi i Hënës në Akrep dhe Uranit në shenjën tuaj, që mund t’ju çojë në situata të papritura ose stresuese, veçanërisht në marrëdhëniet me të tjerët. Mundohuni të mos jeni shumë impulsivë ose rebelë dhe përshtatuni me ndryshimet. Demi-Çështjet e parave mund t’ju shkaktojnë pak dhimbje koke. Ju mund të ndaheni mes dëshirës për të…
Ndarja nga jeta parakohe e Gerti Bogdanit ishte një lajm tronditës për familjen, por jo vetëm. E gjithë shoqëria e tij, kolegët por dhe qytetarët që e njohën si një nga figurat më të pastra politike, sot ishin në lot. Në studion e Top Story këtë mbrëmje ishte kunati i tij, Arbër Çepani, i cili nuk i mban dot lotët që në nisje të kësaj interviste, kur flet për 44-vjeçarin që jeta iu ndërpre në mes papritur pas një arresti kardiak… “E kam të pamundur të flas për Gertin, por donte Edlira të isha këtu, dhe e di që do…
Bjordi Mezini dhe Anna Lika po përjetojnë një nga momentet më të rëndësishme në jetën e tyre personale, teksa presin me emocion të bëhen prindër për herë të parë. Çifti, i cili prej kohësh ka qenë në një lidhje dashurie të konsoliduar, ka vendosur ta ndajë këtë lajm të veçantë me të afërmit dhe miqtë më të ngushtë. Ditën e sotme, në rrjetet sociale janë shpërndarë foto të çiftit gjatë një feste të organizuar për këtë rast të veçantë. Në imazhet e publikuara, shihen momentet e lumtura dhe të emocionuara të Annës dhe Bjordit, të cilët ndajnë këtë gëzim të…
Kostana Morava është përfshirë në një debat të hapur kundër “Top Channel”, pas akuzave të saj për deformimin e intervistës dhe përdorimin e titujve të pavërtetë. Sot, moderatorja pati një përballje me Nevina Shtyllën në “Wake up”, të cilën gazetari Olti Curri nuk e ka lënë pa komentuar, duke ironizuar kështu televizionin në një postim në InstaStory. Ai shkruan: “Më në fund një debat pa skenar në Top Channel,” duke iu referuar debatit të sotëm mes Nevina Shtyllës dhe Moravës në programin “Wake Up”. Curri gjithashtu ndau një pjesë nga përballja e drejtpërdrejtë që ndodhi në studio.
Këngëtarja e njohur, Shakira, është detyruar të largohet nga skena pasi një person po e filmonte atë poshtë fustanit të saj teksa po performonte në skenë. Ngjarja ndodhi teksa Shakira po kërcente dhe po mahniste publikun me lëvizjet e saj. Shakira është vënë re duke tentuar ta parandalonte këtë veprim të papërshtatshëm, duke bërë përpjekje për të ndaluar personin që po filmonte. Megjithatë, përpjekjet e saj duket se nuk kishin efekt dhe ky person nuk kishte ndërmend të ndalte. Fillimisht, përdoruesit e rrjeteve sociale dyshuan se personi që po e filmonte ishte një fans i këngëtares. Megjithatë u identifikua se…
Një tjetër lajm divorci ka marrë “dhenë” së fundmi. Sipas raportimeve të “Popart” thuhet se aktori i njohur Arben Derhemi dhe bashkëshortja e tij, Iva Korumi, kanë vendosur t’i japin fund martesës shumë vjeçare nga e cila kanë dhe një vajzë. Ky divorc i mundshëm i aktorit me bashkëshorten, sërish sipas “Popart” thuhet se po vjen për shkak të tradhtisë së Arbenit. Epo, lidhur me këto thashetheme korridori ka reaguar edhe vetë aktori, i cili as ka pohuar dhe as ka mohuar këto lajme, por thjesht ka sulmuar themeluesin e kësaj medie, Popi Kolën. “Po si ka mundësi të jemi…