Disa ditë më parë, saktësisht më 7 maj, Luiz Ejlli fiku dritat e “Big Brother VIP”, sezonit të dytë i cili ashtu si i pari u mbyll me sukses. E teksa banorët vazhdojnë të fliten ende pas rrugëtimit në këtë reality show, vëmendje të madhe morrën edhe dy opinionistët, Zhaklina Lekatari dhe Arbër Hajdari. Ky i fundit ishte ditën e sotme i ftuar në “E diell”, ku teksa foli për “Big Brother VIP”, zgjodhi sezonin e parë si më të vështirin për tu menaxhuar. Mirëpo Hajdari bëri dhe një deklaratë që ndjekësit e tij nuk do e presin shumë mirë.…
Author: Lokimagazine
Duket se hatërmbetjet mes njëri-tjetrit, banorët po i shprehin tashmë që “Big Brother VIP” ka mbaruar. Një gjë të tillë e bëri pak më parë Antoneta Koçi. E ftuar në një intervistë për RTV Ora, Antoneta shprehu pakënaqësitë e saj për Kiata Titon. Ajo u shpreh se Kiara në thelb mund të duket vajzë e mirë, por është mjaft arrogante. “Kiara bëhet mendjemadhe shumë shpejt. Dhe është arrogante. Mua për shembull ta them tani më ka ndodhur në një nga situatat që kemi qenë me xhirime në Big Brother që kundrejt disa personazheve kishte një qasje sikur ishim publik. Nuk…
Episodi i parë i “The Kardashians” në Hulu na ka zbuluar, ndër të tjera, mjaft detaje nga jeta personale e Kim, e cila pranoi se është në kërkim të dashurisë. Miliarderja ndau edhe një listë me të gjitha tiparet apo karakteristikat që ajo po kërkon tek partneri i saj i ardhshëm, që në fakt sipas saj janë tiparet e mashkullit të saj ideal, ku përfshihen disa cilësi fizike dhe mbi të gjitha, shumë cilësi të personalitetit. “Numri një, më mbro. Numri dy, lufto për mua. Numri tre, higjienë e mirë. Të ketë durim, i suksesshëm, mirëkuptues dhe “vërtet i lumtur…
Prej javësh, po përfiltet se këngëtarja Xhensila Myrtezaji dhe partneri i saj Bes Kallaku po bekohen për herë të dyte me një fëmijë. Por menjëherë pas këtyre fjalëve, Xhensila publikoi në profilin e saj në rrjetet sociale pamje t barkut të saj perfekt dhe të shështë, duke mohuar tërthorazi fjalët. Mirëpo ne një nga mbrëmjet e saj të fundit e shohim të veshur me xhaketë, ndërkohë që vjet në këtë kohë këngëtarja dilte në koncerte me “crop top” duke na treguar format e saj trupore. Madje po t’i hedhësh një sy profilit të saj në Instagram ajo ka ripostuar video…
Mc Kresha dhe Lyrical Son janë dy prej reperëve më të suksesshëm dhe më të dashur për publikun shqiptar, të cilët numërojnë me dhjetëra hite. Mirëpo në një intervistë të dhënë së fundmi për “Top Albania Radio”, kanë treguar disa surpriza për publikun. Të pyetur nëse është e vërtetë që po mendojnë të largohen nga muzika ata u shprehen: ‘Ne e shohim muzikën Hip Hop njësoj si sportin. Nuk mund të bësh muzikë Hip Hop deri 50-60 vjeç. Vjen një moment kur thua ‘jam në rregull’. Duhet t’u vijë radha të tjerëve, gjeneratave që do vijnë. Shpresojmë që do të…
Elhaida Dani ishte e ftuara e radhës e kryeministrit Edi Rama në ‘podcast’-in e quajtur “Flasim”. Ajo ka rrëfyer fillimet e saj që nuk ishin aspak të lehta, nisur nga fakti se familja e saj ishte patriarkale. “Ti ke pasur një rrugëtim që ka vazhduar, që do t’i kthehem, por përpara kësaj kam marrë në dosjen tënde në shërbimet informative dhe aty ka një moment që me gojën tënde ti ke thënë dikur që familja jote është familje patriarkale. Ndërkohë që, nga kjo familje patriarkale që normalisht një vajzë edhe me talent duhet te kishte pasur ndrydhjen e peshës së…
Ditën e sotme disa foto të Era Istrefit dhe Don Xhon kanë bërë xhiron e rrjetit. Dyshja u panë mjaft të afërt me njëri tjetrin duke u prekur dhe përqafuar në aeroport, ndërsa ende nuk dihet nëse ka diçka më shumë se shoqëri mes tyre. Këto foto u publikuan pak pasi reperi u rikthye me ish-in e tij, modelen ruse Ariana Lirey. Kjo e fundit postoi fillimisht një foto ku tregoi se i kishte dhënë fund martesës së saj duke flakur unazën në ujë, e më pas publikoi foton ku puthej me Don Xhon. Mirëpo, duket se modeles nuk i…
Ish-konkurentja e “Big Brother VIP 2”, Efi Dhedhes ka shpjeguar konfliktin me opinionisten Zhaklin Lekatari që ndodhi në prapaskenë. E ftuar në emisionin “S’e Luan Topi”, Efi tha se “molla e sherrit” kishte qenë mospërputhja e mendimeve të tyre sa i përket Luizit. Kjo ka mjaftuar që në përfundim të Prime-t, tregon Efi, Zhaklina t’i përvishet pas kuintave, moment të cilin ajo e kishte diskutuar edhe me psikologen e saj në biseda private. Efi tregoi se nëse një moment i tillë do t’i kishte ndodhur asaj Efit të mëparshme, me atë lloj natyre që kishte, ndoshta do kishte reaguar në…
Almeda Abazi në një intervistë të dhënë së fundmi për “S’e Luan Topi” ka rrëfyer për humbjen e të atit dhe sakrificën që ishte e gatshme të bënte për të. Almeda tha se babait të saj i nevojitej një transplant veshke që të mund të mbijetonte, por asnjë nga të afërmit e saj nuk u ofrua t’ia dhuronte. Megjithëse ajo donte shumë ta bënte diçka të tillë, dhe kishte përputhje me të, i ati i tha se nuk do t’ia falte kurrë nëse merrte këtë vendim. “Kërkohej një transplant. Veshka duhej të ishte ose nga vëllezërit, ose nga motrat ose…
Historia e dashurisë mes Soni Malajt dhe Flor Mumajesit, vazhdon të rikujtohet edhe sot nga fansat e dy artistëve. Megjithatë romanca e tyre nuk zgjati shumë gjatë dhe secili prej tyre vendosi të vazhdonte jetën e tij. Por edhe pse kanë kaluar kaq shumë vite ish-çifti kanë ruajtur një raport miqësor ku herë pas herë kanë kontakte me njëri-tjetrin. Disa javë më parë, Flori i habiti të gjithë me postimin e tij në Instagram duke u bërë nostalgjik ku publikoi një foto të puthjes së bujshme me Sonin kur ishin bashkë dhe një foto të çiftit më të komentuar të…