Neda Balluku është bërë nënë për herë të tretë pak muaj më parë e vetëm pak kohë pas lindjes ajo u rikthye në ekran si opinioniste e “Për’puthen”. Mirëpo, disa nga ndjekësit e kanë sulmuar Nedën për këtë vendim. Pas disa komenteve paragjykuese të cilat i bëri publike, Neda ka reaguar ashpër në llogarinë e saj të Instagramit. ‘Ju thjesht i doni gratë në shtëpi. Për cilëndo arsye. Nëse është shtatzënë, apo lehonë. Nëse është me fëmijë të vogël apo si lopë kur i thoni ju. Nëse është me gji apo pa gji. Nëse punon në shtet apo në Top.…
Author: Lokimagazine
Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj do të martohen në datën 17 qershor. Lajmi bëhet me dije nga burime për Vip Magazine. Ceremonia që do të bëjë bashkë familjarë, miq dhe bashkëpunëtorë të ngushtë të çiftit, do të zhvillohet në Toskana, Itali. Aktualisht ata po merren me përgatitjet e fundit të ceremonisë, ndërkohë që pjesën më të madhe të kohës çifti po e kalon në shtetin fqinj. Armand Peza, drejtuesi i agjencisë së eventeve që Arbana dhe Edi kanë zgjedhur për ditën e tyre të veçantë ka treguar se dasma e tyre do të jetë përrallore, por me një rreth të…
Dashi-Marsi vazhdon të jetë në anën tuaj veçanërisht nëse keni lindur në dhjetëditëshin e parë duke ju sjellë fat aty-këtu. Vetëm Plutoni priret mos jetë favorizues sot nga shenja e Bricjapit. Familjarët e afërt do të kërkojë praninë tuaj e mund të gjendeni në një situatë ku ju duhet të zgjidhni. Demi-Hëna është në anën tuaj sot dhe do të merrni një lajm të mirë që do t’iu gëzojë pa masë. Kriza e javës së kaluar do të marrë fund dhe financat tuaja do të kthehen sërish aty ku ju dëshironi. Binjakët-Yjet parashikojnë që ta shikoni me pesimizëm situatën dashurore.…
Arjola Demiri dhe Adriana Matoshi janë mikesha të ngushta prej disa kohësh tashmë. Ato nuk hezitojnë të tregojnë publikisht dashurinë e madhe që kanë për njëra-tjetrën, e së fundmi vajzat kanë ndarë pjesë nga udhëtimi i tyre drejt Egjyptit për të shijuar disa ditë pushim së bashku. Aktoret kanë ndarë në profilet e tyre në Instagram disa foto ku shfaqen krahë njëra- tjetrës në natyrë. “Edhe jemi zënë këto ditë për mospërputhje karakteresh, jo plazh, jo xhirojmë, tani jo pastaj, jo restorant italian, jo japonez hehe por fotografitë bashkë i kemi flakë (për çfarë ziheni ju me shoqen e ngushtë)”,…
Pak ditë më parë një foto e Don Xhon dhe Era Istrefit bëri xhiron e rrjetit, pasi dyshja u fotografuan shumë të afërt me njëri tjetrin në një aeroport. Nga këto foto u ngritën aludimet se ata mund të kenë më shumë se miqësi me njëri tjetrin, ndërsa ditën e sotme fansat kanë kapur një tjetër detaj. Në fotot e postuara nga Era dhe Don Xhon, vihet re se ata janë në të njëjtin vend dhe kjo ka bërë të dyshohet se kanë qenë me pushime bashkë. Nga ana tjetër reperi ka filluar t’a bëjë lëmsh rrjetin sepse vetëm pak…
Albina Kelmendi në daljen e saj për ‘Ditë pas Dite’ ka përshkruar emocionet e forta që ka përjetuar në skenën e Eurovisionit. Ajo së bashku me familjen çuan në finale Shqipërinë me projektin Duje i cili bëri jehonë në mediat ndërkombëtare. ‘Gjysmëfinalja ka qenë një emocion i papërshkrueshëm për ne, ndërsa në finale u mërzitëm dhe pati një zhgënjim nga ana jonë pasi pritëm të kishim pak më shumë mbështetje. U dëshpëruam shumë sepse nuk e pritëm atë vlerësim, që do të dilnim kështu dhe kur ka përfunduar finalja kam qarë dhe vetëm jam shfryrë’- rrëfeu këngëtarja, duke treguar edhe…
Që pas daljes nga “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli ka krijuar një lidhje të ngushtë me fansat e tij, mbështetja e të cilëve i ndryshoi jetën. Këngëtari ka postuar shpesh video për ta, ku i falenderon për gjithë përkrahjen, mesazhet dhe dashurinë që i falin çdo ditë. Madje së fundmi Luizi ka bërë një gjest shumë të bukur për një prej tyre. Në një prej komenteve në postimin e Luizit, një nga fanset i ka kërkuar këngëtarit një video përshëndetëse për të atin, i cili ndodhet në gjendje jo të mirë shëndetësore dhe po ashtu ishte fans i tij. “Përshëndetje,…
Dy ish banorët e “Big Brother VIP”, Nita dhe Shpati, së fundmi kanë qenë pjesë e programit “E Diell”. Përveç panelit të diskutimit, ata u bënë edhe pjesë e rubrikave me lojëra ku u përballën me shumë sfida dhe pyetje. Një prej këtyre pyetjeve për ta ishte të tregonin se sa ishte paguar Shpati për të marrë pjesë në videoklipin e Nitës, në këngën e saj të fundit të titulluar “2 gota”. Mirëpo, Shpati tregoi se ka refuzuar të paguhet por ka marrë pjesë pa pagesë vetëm për shkak të respektit që ka ndaj Nitës. Kujtojmë se ky videoklip i…
Gresa Hoti dhe Andi Artani janë çifti i vetëm që po vazhdon ende lidhjen pas “Big Brother Vip Kosova”. Ditë më parë u përfol për një ndarje të mundshme mes tyre dhe si shkak u bënë fshirja e fotove nga pushimet e tyre në Instagramin e Gresës. Dhe duket se kështu është, pasi burime pranë çiftit për “Prive” kanë konfirmuar një krizë mes tyre. Nuk dihet nëse çifti ka vendosur ti jap fund përfundimisht lidhjes së tyre, por për një përgjigje më të saktë duhet të presim Andin dhe Gresën. Kujtojmë që Gresa dhe Andi u njohën dhe nisën marrëdhënien…
Çifti i njohur, Luiz-Kiara, të krijuar në “Big Brother VIP” janë padyshim në qendër të vëmendjes dhe çdo veprim i tyre krijon kuriozitet te publiku. Kështu ka ndodhur dhe me postimin e fundit të Kiara Titos. Ajo vendosi ti japë fund zërave në rrjet ku është thënë se ka një krizë mes saj dhe Luizit. Moderatorja publikoi një foto krah Luizit në rrjetin social, Instagram, ku shkroi: “U ndamë sërish”, duke ironizuar lajmet për ndarje.