Author: Lokimagazine

Shtëpia e “Big Brother VIP Albania” është padyshim shtëpia më e përfolur dhe e diskutuar e momentit. Shikueshmëria ka kaluar pritshmëritë e saj, duke i mbajtur të gjithë shqiptarët të ngulur para ekranit për të pritur ndodhitë e ardhshme. Kjo famë e padiskutueshme e show-t është reflektuar edhe në rrjetin social “Instagram”. Banorët e shtëpisë, edhe pse tashmë e kanë patur statusin “VIP”, kanë pësuar një ngritje marramendësë të numrit të ndjekësve të tyre në llogarinë e “Instagram”. Emisioni i të dielës “Fun Club Big Brother VIP”, ka bërë me dije se kush janë pesë nga banorët e shtëpisë, që…

Read More

Edhe pse fillimisht për disa kohë Argjira Spanca dhe Graciano Tagani e mbajtën “të fshehtë” lidhjen e tyre, tashmë janë kthyer në një prej çifteve më të preferuar të publikut. Ndërsa së fundmi duket se janë gati të hedhin edhe hapin e rëndësishëm të historisë së tyre, ndoshta më të rëndësishmin deri tani. Në fakt ata i shohim gati gjithmonë bashkë, si në punë (në ekranin e Top Channel), ashtu edhe gjithmonë nën shoqërinë e njëri-tjetrit, ndërsa një postim i modeles sot i ka bërë me dije fansave të tyre se për pak do të bëjnë një prej “ëndrrave” të…

Read More

Para dy ditesh, ne rrjet po qarkullonin disa foto ku shihej Efi shume e afert ne shoqerine e Atdheut, teksa po blinte veshje ne nje dyqan, e keshtu filloi te dyshohej per nje marredhenie te mundshme mes dyshes. Pas ketyre lajmeve, Atdheu beri nje postim ne InstaStory ku shkruante: “Effffaa, sa i lumtur jam sot”- e keshtu dyshimet u shtuan akoma me shume. Por, diten e sotme qe Atdheu ishte i ftuar ne nje interviste per “Abc e pasdites”, Atdheu sqaroi fotot me Efin qe bene buje. Ai u shpreh se Efi kishte ardhur per te zgjedhur disa veshje tek…

Read More

Familjarë, miq, bashkëpunëtorë të ngushtë politikë, krerë shtetesh, figura të njohura të televizionit italian, por edhe të botës së futbollit u bënë bashkë ditën e djeshme në Duomo-n e Milanos për t’i dhënë lamtumirën e fundit ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusconi. Mes tyre ajo që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve ishte veshja e prezantueses legjendare të “Uomini e Donne”, Maria De Filippi. 61-vjeçarja, e cila pak muaj më parë humbi bashkëshortin, Maurizio Costanzo, u shfaq në ceremoninë mortore e veshur me pantallona të zeza, atlete dhe këmishë të bardhë, duke thyer kësisoj protokollin e veshjeve per funeralet shtetërore. Sipas gazetares së…

Read More

Nora Istrefi dhe Robert Berisha i dhanë fund martesës dy vite më parë, por ata mbetën miq shumë të mirë për hir të vajzës së tyre, Renée. Por a do te jetë Nora ndonjëherë e ftuar në emisionin e tij, “Robi plaket kur don vetë”? Në fakt, nuk do të ishte çudi duke patur parasysh marrëdhënien e tyre. Këtë e ka zbuluar vetë moderatori, në një intervistë me “Skype” për “ABC e Mëngjesit”, me Alban Musën. Roberti zbuloi se Nora e ka marrë një ftesë nga ana e tij, dhe shumë shpejt do të mund ta shikojmë në emisionin e…

Read More

Ledjana Prenga ishte një nga konkurrentet më të ndjekura e me të pëlqyera nga publiku gjatë pjesmarrjes në “Për’puthen” e kjo edhe për shkak të trekëndëshit të dashurisë që u krijua në atë program. Mirëpo pas gjithë asaj fame të madhe, me përfundimin e programit Ledjana u tërhoq shumë nga vëmendja e publikut. Prej kohësh nuk kishim dëgjuar rreth jetës së saj private, pasi ajo kishte vendosur të ishte shumë hermetike. Mirëpo, me anë të një postimi në rrjetet sociale Ledjana ka zbuluar se ka marrë një propozim nga partneri i saj. Deri më tani ajo ka preferuar të mos…

Read More

Prova e javës nga Big Brother ka sjellë përplasje mes Antonelës dhe Einxhel, ku vajzat kanë diskutuar se cila është zgjuar e para dhe më pas tonet e tyre janë mbivendosur mbi njëri- tjetrin.  “Boll, mos bërtit”, i është drejtuar Einxhel Antonelës e cila është acaruar dhe i është kthyer duke i thënë: “Ore ti s’ma mbyll gojën mua, jam duke fol me Sarën”. Antonela ka vazhduar të sqarojë situatën e acaruar teksa banorët e tjerë kanë zgjedhur të mos ndërhyjnë në këtë moment. https://www.instagram.com/p/CXtm48VFPH2/?utm_source=ig_web_copy_link

Read More

Bjordi Mezini që prej pjesëmarrjes së tij të hershme në formatin “Big Brother VIP”, nuk iu nda ekranit shqiptar. Ai vazhdon karrierën e tij si regjisor, por ndërkoh nuk mungojnë edhe daljet e tij televizive. Rikthimi i tij si konkurrentë pjesëmarrës në formatin “Big Brother VIP” e vendosi atë sërish në vëmendjen e mediave dhe publikut shqiptar. Së fundmi, ai ka qenë i ftuar në emisionin “Ndryshe” në “Top Albania Radio” ku nuk u ka shpëtuar pyetjeve ngacmuese të Salsano Rrapit dhe Adi Pojanës. I pyetur se cila nga vajzat e BBV është më seksi, Bjori u përgjigj pa hezituar.…

Read More

Pas një viti të mbushur me polemika, reagime publike, kritika dhe një riemërtim, gjiganti i mediave sociale, Facebook, u shpall “Kompania më e keqe për vitin 2021”. Yahoo Finance çdo vit shpall kompaninë më të mirë të vitit. Për vitin 2021, Microsoft zë vendin e parë. Këtë vit, Yahoo Finance vendosi të merrej edhe me aspektin negativ dhe anketoi mbi 1000 individë, ku Facebook mori 50% më shumë vota në krahasim me Alibaba, një platformë kineze e tregtisë elektronike. Të anketuarit patën një mori ankesash ndaj Facebook, duke përfshirë shqetësimet për censurën, ndikimin e Instagramit në shëndetin mendor dhe problemet…

Read More

Së fundmi në rrjet janë publikuar disa pamje ku shihet këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri krah një mashkulli misterioz. Mirëpo nuk vonoi shumë që të zbulohej identiteti i tij si dhe raporti që ka me këngëtaren. Burime për “IndeksOnline” bënë të ditur se mashkulli në fjalë quhet Kreshnik Gjergji, dhe është një figurë e panjohur për botën e showbizit shqiptar. Po i njëjti burim konfirmon se ai dhe Dafina janë në një lidhje bashkë tashmë, pas ndarjes së këngëtares nga Dj Geek. Mirëpo si i priti ky i fundit pamjet e publikuara në rrjet, të Dafinës krah Kreshnikut? Më mirë…

Read More