Këtë vit, shumë të famshëm kurorëzuan dashurinë në martesë. Ndërkohë kemi Sarah Berishën dhe DJ PM, dy personazhe shumë të dashur që janë pyetur herë pas here për një dasmë të mundshme, por pa thënë asnjëherë një përgjigje të prerë. Por duket se tashmë e kemi një ide. DJ PM ka postuar një foto në rrjetet sociale ku shfaqet i veshur me kostum dhe duke buzëqeshur, duke drejtuar edhe një pyetje që na tërhoqi vëmendjen: A ka ndonjë dasmë vitin tjetër a jo? Përgjigjen ia ka dhënë partnerja e tij, Sarah Berisha. Ajo i ka komentuar me një GIF ku…
Author: Lokimagazine
Nostalgjia shpesh na kthen pas në kohë, veçanërisht tek ato vite të adoleshencës ose të njëzetave, që për shumë prej nesh janë shoqëruar me liri dhe pa shumë përgjegjësi. Por, ndonëse këto vite mund të jenë të mbushura me kujtime të bukura, nuk ka arsye për trishtim nëse tashmë i keni lënë pas. Sipas një studimi të fundit, vitet më të lumtura të jetës nuk janë gjithmonë ato të rinisë. Studimi, i publikuar në “Social Indicators Research”, zbulon se periudha më e lumtur në jetën e njeriut është në fillim të të tridhjetave, midis moshës 30 dhe 34 vjeç. Profesori…
Gazetarja e njohur, Xhiliola Lamaj, i është bashkuar dje konkurrenteve të emisionit të dashurisë, “Për’puthen”. Në klipin e saj prezantues, ajo u shpreh se ‘do të bëjë cunami në emision’. “Avash, avash se unë jam nga Vlora mbi të gjitha. Më prisni se kam për të bërë cunamin në “Përputhen”, tha Xhiliola. View this post on Instagram A post shared by Për’puthen (@perputhen_tch) Ndërkohë moderatorja e njohur, Megi Pojani, teksa po e prezantonte në studio tha: “Ajo është gazetare në kërkim të dashurisë, pëlqen djemtë e përkushtuar, ka shumë të rëndësishme formimin mental dhe vlerëson pavarësinë financiare. Nuk pëlqen metroseksualizmin…
Rudina Dembacaj do të rikthehet si moderatore në ekranin e Top Channel për sezonin e ri televiziv, duke u bërë pjesë e panelit të programit “Goca dhe Gra”. Sipas burimeve nga Vip Magazine, ajo do të bashkëpunojë me ish-banorën e Big Brother Vip 3, Heidi Baci, si pjesë e këtij formati të ri. Ky është edicioni i tretë i “Goca dhe Gra”, pas dy sezonëve të suksesshëm, dhe programi ofron një format të veçantë në Shqipëri, ku diskutimet drejtohen ekskluzivisht nga vajza dhe gra. Ato herë pas here ftojnë edhe figura të njohura nga bota e spektaklit dhe politikës. Një…
Marina Vjollca ka folur për rikthimin e saj në “Top Channel”, ku vjen në bashkëpunim me Elvis Naçin për drejtimin e “Për Shqiptarët”. Ajo shprehu ndjenjat e përziera për këtë rikthim, duke theksuar se po kthehet në vendin ku e filloi karrierën e saj profesionale. “Ku ka më bukur që në një program të bëhen bashkë të gjithë shqiptarët për të ndihmuar njëri-tjetrin, për t’i dhënë shpresë dhe për të na bërë të ëndërrojmë… Ndihem shumë mirë që kthehem në shtëpinë time të parë mediatike, aty ku u linda dhe rrita profesionalisht,” tha Marina. Programi do të ofrojë një platformë…
Këngëtarja Shkenda Dubova, ditën e djeshme i ka dhënë fund beqarisë. Ajo ka kurorëzuar dashurinë me martesë me partnerin e saj, të cilin nuk e ka zbuluar akoma për publikun. Ceremonia e dasmës është organizuar në një nga restorantet në Prishtinë me një ambient e dekor të veçantë. Janë publikuar edhe disa pamje të këngëtares si nuse, e cila shfaqet e mrekullueshme.
Sot, reperi Noizy feston ditëlindjen e tij të 38-të, dhe një nga urimet më të veçanta erdhi nga mikja e tij e ngushtë, reperja e njohur Loredana. Ajo ndau një foto me Noizyn në rrjetet sociale, duke i shprehur dashurinë dhe miqësinë e tyre të gjatë me fjalët: “Gëzuar ditëlindjen Zin, je shoku im i ngushtë. Të dua shumë.” Miqësia mes Noizyt dhe Loredanës ka vite që vazhdon, dhe kënga e tyre e përbashkët “Heart Attack”, një hit i verës 2022, i afroi edhe më shumë. Përveç marrëdhënies së tyre profesionale dhe miqësore, Noizy ka krijuar një lidhje të mirë…
Romanca e çiftit Robert Berisha dhe Ana Shkreli ka tërhequr interes të madh te publiku, dhe shpesh herë ka qenë në qendër të mediave rozë. Në një bisedë virtuale me ndjekësit e saj, Ana u pyet për mungesën e postimeve me Robertin, çka ngriti dyshime për marrëdhënien e tyre. Me një përgjigje të drejtpërdrejtë, Ana tha: “Rrjetet sociale kanë shumë urrejtje. Privatësia është luks,” duke konfirmuar kështu se ata janë ende bashkë, por kanë vendosur ta mbajnë lidhjen më private. Kjo përgjigje reflekton vendosmërinë e tyre për të ruajtur intimitetin e marrëdhënies, duke shmangur vëmendjen e tepërt që shpesh sjellin…
Kënga “Si Ai” nga reperja shqiptare Tayna po përjeton një sukses të jashtëzakonshëm, pasi është ri-publikuar në platformat digjitale si YouTube dhe Spotify. Pasi u fshi nga ish-menaxheri i saj, kënga u rikthye me shpejtësi në rrjet, duke mbledhur qindra mijëra shikime brenda pak orësh. Ky hit ka fituar popullaritet të madh veçanërisht në TikTok, ku sekuencat e saj u bënë virale, dhe tani, rikthimi i këngës po ngjall shumë interes nga fansat e Taynës dhe më gjerë. Suksesi i këngës ka marrë edhe një hov më të madh kur blogerja e njohur Kylie Jenner postoi një video të sajën…
Ditën e djeshme, Grida Duma duket se ka pranuar publikisht lidhjen e saj me deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji, duke e quajtur atë “bashkërrugëtarin” e saj gjatë një transmetimi në emisionin që drejton, “Top Story”. Deklarata e Dumës vjen në një kohë të ndjeshme, pasi Salianji është dënuar me 1 vit burg nga Gjykata e Apelit e Tiranës për akuzën e “kallëzimit të rremë” në lidhje me dosjen e njohur si “Babale”. Në fjalën e saj, Duma vlerësoi rolin e Salianjit si një zë denoncues brenda Partisë Demokratike, duke theksuar se denoncimet e tij kanë ndikuar në krijimin e…