Romeo Veshaj u pa i zhgënjyer pasi nuk u shpall fitues i “Big Brother VIP Albania 3″— për më tepër u rendit i treti nga finalistët. Aktori nuk arriti dot ta fshehë mërzitjen ndaj këtij vendimi, saqë mungoi edhe në eventin e organizuar menjëherë pas finales. Mirëpo jo vetëm kaq. Romeo nuk ka qenë i pranishëm as në AfterParty-n e organizuar mbrëmjen e djeshme, ku të pranishëm ishin thuajse të gjithë ish-banorët e këtij sezoni, përfshirë edhe partneren e tij, Heidi Baci, e cila u pa e vetme. Duket se Romeo po e përjeton ende Prime-n e fundit ku nuk…
Author: Lokimagazine
Nuk kanë fund ironitë dhe kunjat në distancë pas ndarjes së aktorit të njohur të humorit Bes Kallkau dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj. Mirëpo kësaj radhe zjarrit i ka fryrë edhe miku I ngushtë i aktorit, biznesmeni Kristian Boci. Ky I fundit lë të kuptohet se e kishte kuptuar fatin e trishtë të marrëdhënies së çifit, teksa ka postuar një foto ku duket që po sheh videoklipin e këngës ‘Mosmirënjohja’ të Bes Kallakut dhe Eli Malaj, këngë e cila duket se I dedikohet totalisht ndarjes së çifitit. “Më vjen keq vëllai im po më beso ke shpëtuar njëherë e mirë nga…
Buci dhe Verona ishin ndër çiftet më të përfolura gjatë pjesëmarrjes në BBV Kosova. Së fundmi ai ka vendosur t’i propozojë partneres së tij dhe me sa duket shumë shpejt do të kemi dasmë. Një video e publikuar në instastory shihet Buci i gjunjëzuar para dashurisë së tij, e në atë moment Verona nuk përmbahet e merr unazën e vendos vetë në dorë. Ndonëse lidhja e tyre ka pësuar ulje e ngritje shpesh herë edhe në syrin e publikut, ne ju urojmë lumturi.
Julian Deda ka ndarë një video me ndjekësit në profilin e tij të Instagramit, pas përfundimit të rrugëtimit të tij 133-ditor në shtëpinë e “Big Brother VIP 3”. Edhe pse nuk fitoi çmimin e madh prej 100 mijë eurosh, aktori theksoi se ka fituar diçka shumë më të vlefshme: dashurinë e publikut. Në postimin e tij Juli u shpreh: “Jam munduar të tregohem me sa më shumë ngjyra, emocione dhe ndonjëherë me disa kalkulime dhe lojë, por jam munduar të jem i matur edhe pse ndonjëherë na ka rrëshkitur këmba. Rrugëtimi im ky ishte. Unë vërtet nuk i fitova 100…
Mbrëmjen e djeshme u organizua “Big Brother AfterParty”, ku të pranishëm ishin finalistët dhe ish-banorët e sezonit të tretë. Sigurisht nuk kishte si të mungonte Heidi Baci, bukuroshja që u rendit e katërta nga finalistët. Mirëpo prej saj nuk erdhi një reagim pas eksperiencës në reality show dhe për këtë, ish banorja e ka një shpjegim Heidi është shprehur se nuk ka qenë shumë aktive për shkak se ka patur një problem me sytë, gjë kjo që u vu re dhe nga paraqitja e saj me syze në festë. View this post on Instagram A post shared by Eterna Media…
Pas kaq javësh qëndrimi bashkë brenda fermës VIP, Albano Bogdo dhe Baby G shprehën pëlqimin për njëri-tjetrin ditën e djeshme. Dyshja gjithashtu shkëmbyen edhe një përqafim. Ndërsa sot, një klip u transmetua me momente të dyshes ku shihen duke diskutuar dhe mjaft të afërt. Megjithatë, Albano dhe Baby G u shprehën se mes tyre nuk ka asgjë përveç se miqësi dhe se e kanë bërë për lojë. Mirëpo një puthje duket se ka ndodhur mes tyre. “Ishte në spektaklin kur unë doja të largohesha, edhe Baby G erdhi pas meje të më qëndronte afër. Kishim pirë pak, po qeshnim”, tha…
Ditën e djeshme, një foto e Çiljeta Kormuzit krah Bes Kallakut, trazoi një rrjet të tërë. Përpos kësaj, ndjekësit po i uronin trashëgime në komente, duke na lënë të mendojmë se dyshja janë në një lidhje bashkë. E mes aludimeve, duket se ish-konkurrentja e “Përputhen” ka konfirmuar zërat: Ajo dhe Bes Kallaku janë në në lidhje. Çiljeta ka rishpërndarë një postim në Instastory ku shkruhet: “Urime zemra ime”.
Egla Ceno u shpall fituese e “Big Brother VIP Albania 3” pasi ‘mposhti’ kolegun e saj, aktorin Jul Deda. Mirëpo një pjesë e publikut nuk e priti mirë Eglën si fituese, përfshirë edhe disa nga personazhet e njohur. Ja cfarë shkruan disa prej tyre:
Xhensila dhe Bes Kallaku duket se kanë zgjedhur që përmes projekteve të tyre muzikore të dërgojnë mesazhe, duke “sulmuar” dhe hedhur fajin njëri-tjetrit. Pak ditë më parë, Besi ka publikuar këngën e tij të re, një bashkëpunim me këngëtaren Eli Malaj. Teksti i kësaj kënge është shkruar nga vetë ai dhe komentuar nga Besi si ‘tekst shpirti’ është nënkuptuar se tregon gjendjen emocionale të Besit momentalisht. Një ditë më pas, Xhensila iu kundërpërgjigj ish-partnerit përmes një postimi të bërë në Instastory, duke publikuar një poezi të Rudyard Kipling, të titulluar ” Në mundesh”, ku ndër rreshta shkruhej: Në mundsh ta…
Sulmuesi Mirlind Daku është përzgjedhur nga trajneri Sylvinho për të përfaqësuar Kombëtaren Shqiptare në ‘Euro 2024’. Ai mësoi gjithçka nga televizori në momentin e publikimit të listës së lojtarëve të grumbulluar, teksa mes emocionesh ndau këtë moment të rëndësishëm me familjen. Në një video të publikuar nga gazetari Arlind Sadiku, shihet qartë gëzimi jo vetëm i Dakut por dhe i familjarëve të tij, të cilët kanë nisur festimet me të shtëna në ajër. View this post on Instagram A post shared by Arlind Sadiku (@arlindsadiku89)