Author: Lokimagazine

Donald Veshaj ka qenë padiskutim banori më i komentuar i sezonit të parë të “Big Brother VIP Albania”. Puthja virale me Bora Zemanin në ditët e para të programit, ndarja dhe lidhja më pas me këngëtaren Beatrix Ramosaj, krijoi një trekëndësh i cili u komentua për muaj me rradhë. Për të mos iu kthyer sërish historisë që tashmë dihet nga çdo shqiptar, gjatë intervistës së fundit me Sara Hoxhën, Bora është shprehur se rikthimi me Donaldin ishte më i fuqishëm se fillimi i lidhjes së tyre. Pjesë nga diskutimi: Bora: Çfarë mendon për rikthimet? Sara: Për mua ti je shembulli…

Read More
arbana osmani

Në një intervistë të fundit për “Prive”, Arbana Osmani ka folur për sezonin e tretë të “Big Brother VIP Albania”. Mes të tjerash, Arbana i tha dy fjalë edhe për modermin nga Ledion Liço. “Ledionin e kam mik. Kam shumë lëvdata për të. E kam njohje shumë të vjetër edhe kemi kujtime shumë të bukura bashkë. Është një profesionist që unë e vlerësoj dhe nuk kam kritika. Nuk ka nevojë ta shoh shumë “BB”. Ndjek pak dhe e kuptoj. Kam parë që ka patur sukses dhe më bëhet shumë qejfi”, u shpreh moderatorja.

Read More

Mozzik është një personazh publik që shpesh herë ka bërë lëmsh rrjetin, ku herë deklaron se është në lidhje dashurie dhe më pas konfirmon se është beqar. Mirëpo postimi i tij i i fundit i bërë në profilin e tij të Instagramit, duket se ka vërtetuar qartë se reperi është duke shijuar një lidhje të re dashurie. Artisti ka publikuar në Instastory një fotografi teksa shihet duke përqafuar një vajzë. Reperi ka zgjedhur të mos zbulojë imazhin e partneres së tij të re, duke u përpjekur që ta mbulojë sa shumë të jetë e mundur.

Read More

Arbër Hajdari ishte i ftuar në “Cherry on Top” ku foli për lojën e ish-banorëve të “Big Brother VIP”. Mes të tjerash, Hajdari u vendos përballë pyetjes: Arbanën apo Ledionin? Për këtë, opinionisti tha: “Kam kaluar goxha mirë dhe me Arbanën, por me Ledionin kemi dhe një kanal që na çon në origjinë në të njëjtin vend, mamaja ime është nga Kolonja dhe Ledioni. Mendoj se me Ledjonin kam gjetur disa të përbashkëta, komunikimin arritëm ta kemi me sy”

Read More

Opinionisti i “Big Brother VIP Albania”, Arbër Hajdari, ka qenë i ftuar në “Cherry on Top” me Bora Zemanin. Ai foli për lojën e ish-banorëve të këtij sezoni dhe atyre të kaluar. I pyetur nga Zemani se cilët janë konkurrentët që sipas tij kanë pasur strategjinë më të mirë në lojë, ai ka veçuar Ilir Shaqirin, Donald Veshajn dhe Luiz Ejllin— duke mos përmendur emrin e fitueses së këtij sezoni, Egla Cenos. Hajdari u zgjat më shumë te Luiz Ejlli, duke thënë se do të jetë e vështirë që dikush tjetër ta sfidojë në lojën e tij. Bora Zemani: Cili…

Read More

Pak ditë më parë Ori Nebijaj e cila ka qenë këtë vit për herë të parë në panelin e jurisë në “Big Brother Vip”, komentoi disa nga situatat më të bujshme që kanë ndodhur në shtëpinë më të famshme si dhe disa prej personazheve. Për këta të fundit e ftuar në “Pardon my French”, Ori veçoi Rozën si banoren që i ka bërë më shumë “empati” pasi sipas saj dukej më e ngarkuar emocionalisht. Lidhur me këtë koment, Bledi Mane e ka “sulmuar” opinionisten në një postim në “Instagram” ku shkruan se ajo as nuk ja di kuptimin fjalës “empati”,…

Read More

Në episodin e radhës së podcastit “Inspire” me Alketa Vejsiun, publiku shqiptar ka mundësinë të njohë në një tjetër dimension një prej ikonave të muzikës shqiptare, Alban Skënderajn. Me një karrierë që shtrihet në dy dekada, Albani ka arritur të krijojë një lidhje të veçantë me publikun përmes këngëve të tij që pasqyrojnë dashurinë, dhimbjen, shpresën dhe jetën në të gjitha dimensionet e saj. Mes të tjerash ai rrëfeu se dëshiron që Miriam Cani të riktheht në muzikë dhe se do donte të bënin një album, ashtu siç ajo e ka qejf. “Unë e shoh një artiste të jashtëzakonshme, me…

Read More

Ndarja e Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajt dikur një nga çiftet më simpatike të showbizit shqiptar, ka qenë së fundmi kryefjalë në media. Përflitet se gjërat janë bërë më serioze dhe ish-çifti kanë nisur procesin e divorcit, por në fakt e vërteta e kësaj historie qëndron ndryshe. Megjithatë, thuhet se Xhensila ka hasur disa probleme në ndarjen nga aktori. Kjo pasi Gjykata e Tiranës nuk ka pranuar kërkesën e këngëtares për t’u divorcuar nga Kallaku, duke kthyer aktet për plotësim. Nga veprimet paraprake, gjykata konstatoi se kërkesëpadia nuk është e nënshkruar nga paditësja Xhensila Myrtezaj, por nga avokatja e saj…

Read More

Opinionistja e sezonit të tretë të “Big Brother VIP”, Ori Nebijaj ka rrëfyer për herë të parë “pengun” që i ka ngelur nga ky reality show. Gjatë një interviste për emisionin “Pardo my French”, deputetja tregoi se ka bërë një gabim në interpretimin e lojës së banorit të “BBV” (Jetmir Salaj) të cilin e ka quajtur kopil. Ori tha se e kishte në kuptimin që ish-konkurrenti është i zgjuar, megjithëse ajo e ka shpjeguar konotacionin e fjalës, megjithëse kjo fjalë i ka ngelur “peng” asaj. “Kam pasur detabet të ashpra që lidheshin vetëm me situatat brenda shtëpisë. Mendoj që kam…

Read More

Ditën e djeshme një postim i ish-banores së Big Brother Vip 3, Roza Lati ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve. Një shprehje e postuar prej saj është kuptuar si një ‘thumb’ për ish-banoren tjetër Françeska Murati. Françeska ka qenë mjaft e komentuar dhe do të mbahet mend në “BBV3” për veshjet e saj të kushtueshme që arrinin shifrat e disa mijë eurove. “Veshja vlen po aq sa zonja që e ka veshur. Mund të visheni me marka, por nëse nuk jeni zonjë në shpirt, nuk do të jeni kurrë njeri i bukur”, shkruan Roza Lati në postimin e saj.

Read More