Pak javë më parë, u publikua lajmi se Teuta Selimi kishte denoncuar bashkëshortin dhe vëllanë e saj për dhunë në familje. U deklarua se këngëtarja ishte goditur me grushte në kokë nga bashkëshorti, ndërsa më pas ishte dhunuar edhe nga i vëllai për shkak se kishte denoncuar të shoqin për dhunë Por një detaj i ri u bë me dije në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova. Gazetari Miftar Zejnullahu u shpreh se ka mësuar nga burime të afërta me këngëtaren se çifti është rikthyer. Njerëz pranë artistes deklarojnë që janë rikthyer dhe Teuta i ka dhënë një shans tjetër…
Author: Lokimagazine
Einxhel Shkira dhe Dj Dagz u njohën në një ‘reality-show’ në 2021, ku u dashuruan dhe më pas u bekuan me një djalë, Trev. Aktualisht, prej një muaji, ata janë zhvendosur në Prishtinë, ku po jetojnë të tre. Para pak kohësh Dagz i propozoi moderatores për martesë. Por a kanë ata në plan një dasmë? Kësaj pyetjeje Einxhel i është përgjigjur në “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan, ku tregoi: “Dagz e dëgjove? Unë unazën e kam, propozimin e kam marrë. Tani po pres dasmën përrallore. Bregdeti, perëndimi…Duhet të jetë si e dua unë. Nëse nuk nis një…
Gloria Meshi i dha fund rrugëtimit të saj në “Ferma VIP” pak ditë më parë. Gjatë qëndrimit të saj në Fermë, ajo shpesh shihej teksa përshëndeste partnerin e saj nëpërmjet kamerave. Në rrjet u aludua se partneri i saj është djali i Valbona Selimllarit, Deni, ndërsa së fundi ajo ka publikuar një foto ku shihet pikërisht krah partnerit të saj.
Mbrëmë Prive zbuloi romancën e re të reperit Mozzik. Burimi bëri të ditur se Mozzik është në një lidhje me prezantuesen Lorina Haziri. Nga pushimet në Afrikë, Mozzik ndau edhe imazhe, në disa prej të cilave shihet me një unazë, që duket identike si ato të fejesave. Njëjtë edhe e bija e politikanit Lutfi Hazirit, teksa fansat po aludojnë për një fejesë të mundshme mes çiftit. E nëse janë fejuar, ne vetëm u themi – gëzuar!
Romeo Veshaj nuk arriti të shpallet fitues i “Big Brother VIP Albania 3”. Madje ai e mbylli rrugëtimin në reality show si finalisti i tretë, duke humbur në një nominim me Egla Cenon, e cila më pas u shpall fituese përballë aktorit Jul Deda. Mirëpo Romeo u duk se nuk e priti aspak mirë këtë vendim. Ai mungoi në AfterParty-n e Big Brother VIP si edhe në Post Big Brother VIP. Por nuk mbaron me kaq. Pas një kërkimi në rrjetet sociale, shihet se Romeo ka hequr nga lista e ndjekësve Ledionin. Të njëjtën gjë ka bërë edhe ky i…
Pak javë më parë Blero Muharremi dhe Afrona Dika bënë shumë zhurmë në rrjet. Arsyeja? Një promo që tregonte praninë e këngëtarit në podcasting e ish-bashkëshrotes, “Talk with Afrona”. Në promo ata thoshin që u takuan pas dy vitesh, teksa nuk munguan as lotët. Mirëpo, tani raportohet se ata janë përfshirë në një konflikt të ri dhe lidhet me publikimin e podcastit. Sipas raportimeve të Prive, artisti ka shprehur mosmarrëveshje rreth publikimit të podcastit, duke e cilësuar si tepër të komercializuar. Blero ka vënë në dyshim nëse duhet të lejohet që ky material të shpërndahej tek publiku. Ndërkohë, modelja është…
Argjira Spanca ka treguar për herë të parë se çfarë ka ndodhur mes saj dhe Graciano Taganit. E ftuar në ‘Cherry on top’, moderatorja tregoi që patën një krizë pas daljes së tij të parë nga ‘Big Brother Vip’, por tani janë bashkë dhe i kanë zgjidhur të gjithë keqkuptimet. Ajo e falenderoi për gjithçka që ka bërë për të dhe tha se suksesin që ka tani, e ka falë tij. “Një kërkesë që i kam bërë është që kur të futet aty brenda të mos e përmendte pjesën tonë, sepse doja ta mbaja për vete dhe nuk doja të…
Sara Hoxha ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në “Cherry on Top”, ku u pyet për raportin që ka me Ledri Vulën. As këtë herë ajo nuk dha një përgjigje të qartë, duke zgjedhur të ruajë një qëndrim të përmbajtur dhe të mos zbulojë detaje specifike. “Është një temë delikate që ende dua ta mbaj private, sepse ndonjëherë çfardo përgjigje të japësh nuk është asnjëherë ajo që publiku do të dëgjojë. Njëherë për njëherë, sa të qetësohet gjithçka të marrim dhe ne të marrim vesh çfarë po ndodh, të shkojë si të shkojë. Nuk jam duke e vrarë më mendjen…
Donald Veshaj ka qenë padiskutim banori më i komentuar i sezonit të parë të “Big Brother VIP Albania”. Puthja virale me Bora Zemanin në ditët e para të programit, ndarja dhe lidhja më pas me këngëtaren Beatrix Ramosaj, krijoi një trekëndësh i cili u komentua për muaj me rradhë. Për të mos iu kthyer sërish historisë që tashmë dihet nga çdo shqiptar, gjatë intervistës së fundit me Sara Hoxhën, Bora është shprehur se rikthimi me Donaldin ishte më i fuqishëm se fillimi i lidhjes së tyre. Pjesë nga diskutimi: Bora: Çfarë mendon për rikthimet? Sara: Për mua ti je shembulli…
Në një intervistë të fundit për “Prive”, Arbana Osmani ka folur për sezonin e tretë të “Big Brother VIP Albania”. Mes të tjerash, Arbana i tha dy fjalë edhe për modermin nga Ledion Liço. “Ledionin e kam mik. Kam shumë lëvdata për të. E kam njohje shumë të vjetër edhe kemi kujtime shumë të bukura bashkë. Është një profesionist që unë e vlerësoj dhe nuk kam kritika. Nuk ka nevojë ta shoh shumë “BB”. Ndjek pak dhe e kuptoj. Kam parë që ka patur sukses dhe më bëhet shumë qejfi”, u shpreh moderatorja.