Këngëtarja Elvana Gjata është rikthyer aktive në rrjetin social Twitter, të njohur si “X”, duke postuar një mesazh. Mbetet e paqartë nëse i drejtohet një personi specifik, apo e ka në formë këshille për ndjekësit e saj. “Nëse kohën që harxhon me urrejtje pa arsye për të tjerë, do ta ktheje në dashuri dhe punë për veten, sot do të ishe një njeri shumë më i lumtur… just open your eyes… let no one fool you”, ka shkruar ajo. Elvana numëron mbi 200 mijë ndjekës në Twitter dhe rikthimi i saj përkon me pjesëmarrjen në Festivalin e Këngës dhe ambicien…
Author: Lokimagazine
Këngëtarja Filloreta Raçi, apo siç njihet ndryshe me emrin artistik Fifi, vazhdon të jetë një nga emrat më të dashur për publikun. Artistja nga Ferizaj, në një bashkëbisedim me ndjekësit së fundmi në rrjetet sociale, ka folur më shumë rreth jetës dhe karrierës profesionale. Një nga pyetjet e ndjekësve të saj ishte se nuk e vlerësojnë aq sa duhet, marrë parasysh sukseset që ka arritur dhe vlerësimet për zërin që ka. “A mendon që nuk vlerësohesh aq shumë në estradë sa e meriton. Me zërin që ke”, ka qenë pyetja e një prej ndjekësve. Ndërkohë, artistja u përgjigj: “Secili e…
Nëna dhe foshnja që lindi në makinë pasi u bllokuan në trafik si pasojë e protestës gëzojnë shëndet të mirë. Lajmi jepet nga ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu. “Mirënjohje nga zemra për mjekët dhe infermierët e Spitalit Universitar të Traumës, të cilët i erdhën në ndihmë nënës dhe bebit që për shkak të protestës ditën e djeshme nuk arritën të mbërrinin në kohë në maternitet. Falë ndërhyrjes së tyre të shpejtë dhe më pas kujdesit të ofruar nga stafi i SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë”, nëna dhe vogëlushja sot gëzojnë shëndet të mirë”, njoftoi ajo. Kujtojmë se ngjarja u raportua ditën e djeshme…
Kim Kardashian ka bërë një vizitë të veçantë në ambientet e Real Madridit së bashku me fëmijët e saj, ku kanë pasur mundësinë të takojnë yjet e ekipit si Camavinga, Courtois dhe Alaba. Megjithatë, vëmendjen më të madhe e mori sulmuesi Jude Bellingham, duke nxitur thashetheme për një romancë të mundshme mes tij dhe Kardashian. Për të qartësuar këto zëra, Kim reagoi me humor, duke thënë se nuk është në kërkim të një lidhjeje të tillë, edhe pse fëmijët e saj, sidomos Saint, përpiqen ta bindin për të pasur një partner basketbollist apo futbollist. “Kjo nuk është ajo që dua…
Ilir Shaqiri po përgatitet për nisjen e talent-show-t të ri, “Yjet Shqiptarë të Diasporës”, një projekt për të cilin ka treguar shumë entuziazëm gjatë një interviste për “Canape” në T7. Koreografi, i njohur për përfshirjen e tij në projekte të mëdha, foli me pasion për këtë iniciativë që synon të shfaqë talentet e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit. Gjatë intervistës, ai preku edhe pjesëmarrjen e tij në “Big Brother VIP”. Shaqiri tha se vendimi për të marrë pjesë në edicionin e parë ishte i menjëhershëm, ndërsa për edicionet e mëvonshme do të ishte menduar më gjatë. Kur u pyet për…
Kanye West dhe gruaja e tij, Bianca Censori, raportohet se janë ndarë disa javë më parë. Sipas TMZ, çifti, që u martua në dhjetor 2022, mund të jetë në prag të divorcit, me West të qëndruar në Japoni dhe Censori në Australi me familjen e saj. Burime pranë reperit thonë se ai ka vendosur t’i japë fund martesës dhe dëshiron të jetë beqar. Detaje të mëtejshme rreth arsyes së ndarjes nuk janë bërë ende publike. Kjo është martesa e dytë për West, pas përfundimit të divorcit me Kim Kardashian në nëntor 2022.
Dashi Në dashuri ka pak tension, por asgjë që nuk mund të zgjidhet me një dozë të mirë durimi dhe dialogu. Në punë gjërat duket se po ecin ngadalë, por mos u dekurajoni: shumë shpejt do të korrni frytet e angazhimit tuaj. Mos u zemëroni nëse diçka nuk shkon sipas planit. Demi Një ditë e favorshme për ndjenjat: ata në çift do të ndjejnë një lidhje të fortë me partnerin, ndërsa beqarët mund të kenë takime interesante. Në punë keni mundësi të merrni projekte që kanë mbetur të papërfunduara. Mos e humbisni këtë mundësi. Binjakët Në dashuri, përpiquni të shmangni…
Në protestën e sotme të organizuar nga Partia Demokratike në Tiranë, një ngjarje e rëndë u shënua kur një protestues pësoi djegie serioze nga një bombë molotov. Ky protestues rezulton të jetë babai i aktores shqiptare Juli Emiri. Sipas dëshmitarëve, molotovi është hedhur nga një efektiv policie, pasi fillimisht ishte drejtuar nga turma e protestuesve. Ndërkohë, protestat e sotme shkaktuan edhe bllokime të mëdha trafiku në kryeqytet. Një nga ngjarjet më të pazakonta që ndodhi për shkak të këtij kaosi ishte lindja e një foshnjeje në makinë. Një nënë e re, e bllokuar në trafik, solli në jetë fëmijën e…
Sot, në Tiranë, një protestë e organizuar nga Partia Demokratike bllokoi disa nga rrugët kryesore të qytetit, duke shkaktuar jo pak tensione. Për shkak të trafikut të rënduar, një nënë shtatzënë që po udhëtonte drejt maternitetit për të lindur foshnjën, u detyrua të kryente lindjen në makinë. Ngjarja ndodhi pasi makina e saj mbeti e bllokuar mes protestuesve. Mjekët arritën ta ndihmojnë në kohë, dhe gruaja bashkë me foshnjën u dërguan në Spitalin e Traumës për trajtim të mëtejshëm. Fatmirësisht, të dy janë në gjendje të mirë shëndetësore. Protesta e sotme u shoqërua me akte të dhunshme si hedhja e…
Me mijëra të punësuar në vend nga viti i ardhshëm do të dorëzojnë deklaratën individuale të të ardhurave personale. Të gjithë qytetarët që gjatë këtij viti po paguhen me rrogë mujore mbi 100 mijë lekë, brenda 31 marsit të vitit të ardhshëm do të duhet që të dorëzojnë DIVA-n. Ministria e Financave thotë se ulja e pragut që duhet të dorëzojnë deklaratën e të ardhurave është masë pozitive që ndikon në zvogëlimin e evazionit, si dhe nxit deklarimin e pasurisë. Deri më tani deklaratën individuale të të ardhurave personale e kanë dorëzuar të gjithë ata individë që kishin të ardhura…