Pas disa muajsh nga dhuna e ushtruar ndaj Klea Prengës nga motrat Berisha, ekspertiza mjekësore ka konfirmuar se dëmtimet e saj klasifikohen si dëmtime të rënda trupore. Raporti tregon se, përveç humbjes së imazhit dhe punës, Klea ka mbetur me pasoja të përhershme në fytyrë, përfshirë mpirje të anës së djathtë të saj dhe deformim të buzës së sipërme. Sipas raportit të mjekëve, plagët që Klea ka në fytyrë janë të thella dhe të dukshme, me qepje dhe zona të nxira. Gjendja e saj emocionale është gjithashtu e rënduar, duke theksuar se ka humbur besimin për të dalë në publik,…
Author: Lokimagazine
Elvana Gjata ka reaguar për herë të parë rreth lajmeve të rreme që qarkullojnë rreth saj në mediat sociale. Në një intervistë për TAR, ajo u shpreh se është sulmuar shumë me lajme të rreme dhe të pavërteta, por ka zgjedhur të përgjigjet vetëm me punë. “Shikoj lajme me romancë kur bëj një kërcim me Ylli Limanin, kur jam në film me Ermalin apo në serialin me Romeon. Sot e vërteta mbulohet me gënjeshtra. Në kohët që jetojmë, gënjeshtrës i janë zgjatur shumë këmbët. Unë jam sulmuar shumë, me lajme të rënda, të pavërteta dhe jashtë çdo lloj logjike dhe…
Çështja e skandalit të reperit Sean “Diddy” Combs duket se po përfshin shumë nga të famshmit e botës dhe tani është radha e njërës prej motrave të familjes Kardashian. Khloé Kardashian ka qenë pjesë e këtyre festave në periudhën kur janë organizuar. Kështu, në një video që ka qarkulluar sipas Page Six shfaqet Khloé që flet për festat e “Diddy-t” dhe kjo video daton para 10 viteve. Në një episod të vitit 2014 të “Keeping Up With The Kardashians”, Khloé shihet duke folur me të motrën, Kourtney dhe shoqen e tyre Khadijah Haqq, në një ambient ku luhet bowling. Në…
Dashi Do jeni shumë të shqetësuar sot mbi një çështje delikate në çift dhe nuk do i bëni gjërat me qetësi. Në shumë momente nuk do dini çfarë të bëni. Kujdes! Demi Do i qëndroni shumë besnike partnerit tuaj sot edhe pse tundimi do jetë i madh. Ai do jetë krenar për ju dhe do ju dashurojë me më shumë pasion. Binjakët Ditë pozitive dhe e kënaqshme kjo e sotmja për të dashuruarit. Askush nuk do ja arrijë dot t’iu prishë punë dhe as t’iu fusë grindjen mes jush. Gaforrja Do ndizet drita jeshile sot në jetën tuaj në çift…
Lucas Paquetá, mesfushori brazilian i West Ham, është në hetim nga FA (Federata Angleze e Futbollit) për përfshirje në një skemë bastesh të paligjshme. Akuzat sugjerojnë se ai ka marrë kartona të verdhë qëllimisht gjatë ndeshjeve të Premier League, për të ndihmuar miqtë e tij të fitojnë nga bastet e vendosura mbi kartonët e tij. Këto incidente dyshohet se kanë ndodhur në ndeshje kundër Bournemouth, Aston Villa, Leeds dhe Leicester City gjatë sezonit 2022-2023. Aktiviteti i dyshimtë i basteve është gjurmuar në Ishullin Paqueta, pranë vendlindjes së tij në Brazil, ku u vendosën rreth 60 baste, duke gjeneruar fitime prej…
Këngëtari Bardhi, i cili kohët e fundit ka lansuar këngën e tij të re “Qikes teme”, ku përmend edhe ish-menaxherët e tij, është përballur me akuza të reja. Një klub shqiptar në Austri ka bërë një postim në Instagram ku pretendohet se Bardhi ka anuluar koncertin e tij për një ofertë më të lartë financiare. Sipas klubit, Bardhi kishte pranuar të performonte më 12 tetor, por më pas e ka anuluar me justifikimin se i kishin humbur dokumentet e udhëtimit. Por, klubi pretendon se ai ka anuluar koncertin për të performuar në një tjetër lokacion, pasi i ishte ofruar një…
Këngëtarja e njohur Elvana Gjata ka reaguar për herë të parë sa i përket aludimeve të fundit në rrjet se është në një romancë të re me një burrë të martuar. Ditën e sotme, Elvana ka qenë e ftuar në “Top Albania Radio” ku zbuloi më shumë detaje rreth jetës së saj private, rolit si aktore në serialin “Tenxherja Kapakun” dhe projektet e tjera që e presin. Gjatë karrierës së saj, ajo është përballur me lajme dhe thashetheme nga më të ndryshmet. Si reagon ajo ndaj tyre? “Përtej shakasë dhe faktit që unë kam mbajtur të njëjtin qëndrim që në…
Moderatorja e njohur Roza Lati, e cila prej disa javësh ka ndarë me publikun faktin se është në një lidhje dashurie, vazhdon të mbajë të fshehtë identitetin e partnerit të saj. Por, sipas thashethemeve që po qarkullojnë në rrjet, bëhet fjalë për Xhonatan Islamin, ish-banorin e “Big Brother VIP 2” dhe parashutistin profesionist. Dyshja janë parë së bashku në Gjirokastër, ku Xhonatan po merr pjesë në një kampionat fluturimi dhe Roza ka qenë e pranishme për ta mbështetur. Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk ka bërë ende një deklaratë publike për lidhjen e tyre. Fansat mbeten në pritje të konfirmimit të…
Melisa Lleshi sapo ka lansuar këngën e saj më të re, të titulluar “Shumë Kohë”, e cila ka tërhequr vëmendje jo vetëm për zërin e saj, por edhe për videoklipin provokues. Në videoklip, Melisa ka zgjedhur të bëjë disa provokime të nxehta, duke vendosur në qendër të vëmendjes format e saj trupore, me fokus të veçantë në të pasmet. Lansimi i kësaj këngë vjen pak orë pasi ish i dashuri i saj, Andi Shehu, kurorëzoi dashurinë e tij me fejesë me partneren e tij, Enki. Kujtojmë që Andi Shehu dhe Melisa Lleshi kanë qenë për një kohë të gjatë në…
Milaim Zeka është konfirmuar si një nga opinionistët e këtij sezoni të “Big Brother VIP Kosova”. Ndërkohë që spektakli i njohur po përgatitet për një sezon të mbushur me surpriza, Zeka ka bërë një deklaratë provokuese që ka ngjallur shumë reagime. Zeka tha se ky vit do të sjellë shumë surpriza për publikun, por ajo që shkaktoi më shumë zhurmë ishte komenti i tij për çështjen e intimitetit brenda shtëpisë së “Big Brother”. “Nëse këtë vit nuk do të ketë seks brenda shtëpisë, unë vetë do të kërkoj të hyj për një javë,” tha Zeka. Kjo deklaratë duket se ka…