Mikela Pupa ka treguar pak ditë më parë se është në pritje të ëmbël, përmes një feste ku zbuloi dhe gjininë e bebit duke treguar kështu se është në pritje të ëmbël. Në një bisedë të fundit virtuale me ndjekësit, Mikela është pyetur nëse ka në plan të bëjë dasmë. “Urime shtatzëni të mbarë, a do bëni dasmë?” – ka qenë pyetja e ndjekësit. “Zëre se u martuam” – është përgjigjur ish banorja e BBV2, duke treguar kështu se nuk ka në plan të bëjë dasmë, të paktën për momentin.
Author: Lokimagazine
Aktorja Egla Ceno gjatë qëndrimit në shtëpinë e “BBV” u komentua mbi jetën e saj personale, ndërsa në rrjet qarkulluan lajme se ish-banorja ka qenë e martuar me një shtetas italian. Gjatë një interviste për “Fiks Fare”, Egla ka folur për herë të parë në lidhje me këtë çështje. Aktorja tha se lidhja me italianin është e kohërave të rinisë, duke treguar se tashmë nuk ka marrëdhënie me personin në fjalë. “Tani jam hedhur në Bullgari me Dragoviç edhe pse radha ka shkuar tek molla e kuqe” -u shpreh Egla duke qeshur. Nga ana tjetër fituesja e “BBV” tregoi se…
Finalja e emisionit më të përfolur shqiptar momentalisht, “Big Brother VIP 3” dhe rrugëtimit të pesë finalistëve u mbajt me 25 Maj në Top Channel. Edicionin e tretë të “Big Brother Vip” fituese u shpall Egla Ceno. Ditën e djeshme Jul Deda ka qenë i ftuar në emisionin “Shqipëria Live” me Erjona Rusin për të folur rreth eksperiencës së tij në “BBV3” dhe jetën tani pas daljes. “Herën e kaluar kur isha i ftuar para disa kohësh të lash të kuptoje që do vija në Top dhe tani nuk të them asgjë. Një javë kam që kam dal dhe vera…
Fituesja e BBV3, Egla Ceno u shfaq mbrëmjen e së martës mes dyshes së prezantuesve të “Fiks Fare”. Të tre aktorët shkëmbyen batuta midis tyre në lidhje me lojën në BBV3 ku Ceno u shpreh se pjesëmarrja në shtëpinë më të famshme ishte një çast dobësimi, por që nuk pendohet aspak që ishte pjesë e saj, ”nuk e di si m’i mori Perëndia mend dhe pranova”, siç u shpreh ajo me humor. Kryefjala e çdo portali dhe e rrjeteve sociale aktorja Ceno tregoi mes notave të humorit se si po e përjeton fitoren, marrëdhënien me banorët e tjerë jashtë shtëpisë…
Këngëtarja Dafina Zeqiri, e konsideruar si një nga divat e muzikës shqiptare, ka vazhduar të sjellë projekte shumë të veçanta. Këngëtarja e njohur vijon të jetë shumë e angazhuar me koncerte si brenda edhe jashtë Shqipërisë, ku dallohet për performancat saj tepër provokuese në skenë dhe atmosferën energjikë që krijon. Së fundmi në rrjetet sociale ka nisur të qarkullojë më shpejtësi një video e Dafinës, ku shihet teksa performon në skenë, duke bërë disa lëvizje provokuese. Ajo që është komentuar së tepërmi është reagimi i një prej rojeve të sigurisë, i cili ndodhej pak metra larg saj, dhe ka mbetur…
Heidi Baci ish-banorja e “Big Brother VIP 3” ishte mëngjesin e sotëm e ftuar në studion e “Wake Up”. Një nga personazhet më të komentuar si brenda ashtu edhe jashtë shtëpisë, Heidi rrëfeu më shumë për eksperiencën e saj brenda BBV3, por edhe si po shkon jeta e saj tani që ka dalë jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri. “A mendon të fillosh një punë këtu në Shqipëri? E sheh veten si pjesë të televizionit?”- u pyet ajo nga moderatorja, ndërsa Heidi u përgjigj: “Mendoj se po, do të ishte shumë e bukur. Ketë periudhën e verës do doja…
Jul Deda, ish-finalisti i BBV3, ka folur rreth eksperiencës së tij në “BBV3” dhe jetën tani pas daljes. Mes të tjerash, Juli ka treguar edhe marrëdhënien e tij me fituesen e këtij edicioni, Egla Cenon, e cila quhej si kundërshtarja e tij. “Eglën e njihja si emër dhe ajo mua përveç atij skeçit, unë e njihja kur kam qenë në shkollë të lartë dhe një takim te ai skeçi dhe kaq. Marrëdhënia brenda shtëpisë ishte një marrëdhënie mes dy aktorëve, dy kolegëve që ndajnë një tortë të përbashkët profesionale, të mbash qëndrim në ‘BBV” është fjalë e huaj per çfarë…
Robert Berisha ka folur së fundmi për nënën e tij të ndjerë dhe raportet me këngëtaren Tuna. Ai u shpreh për këtë të fundit se është sjellë keq ndaj nënës së tij, për më tepër në periudhën e kimioterapisë. Rrëfimi i Robertit: “Ndoshta me vëlla është më lehtë mu idhnu, por me prind s’mundesh. Patrisi mu më sheh si babë, e se besoj që mu kanë idhnu ndonjëherë. Kur kam fol diçka, ai e ka ditë që është për të mirën e tij. Edhe në këtë rast e ka ditë që unë e kam pikë të dobët mamin, edhe unë…
Pak para se të kërkonte largimin nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania”, arsye përplasja me produksionin, Jetmir Salaj u shpreh se ka dëgjuar aktorin Jul Deda të flas për falsifikimin e një tenderi. “Kanë pranuar Julin në rastin e tij, sesi ka abuzuar me të drejtën publike duke përmendur emrin e një personazhi publik, ku ka marrë pjesë në një tender publik dhe kanë falsifikuar tenderin duke janë bërë pjesë e një falsifikimi. Atë e ka thënë vetë Julian Deda me gojën e tij duke përfshirë të tretë nga jashtë dhe unë do t’ju lutesha ta sillnit në vëmendje”–…
Heidi Baci, ish-finalistja e BBV3 ishte mëngjesin e sotëm e ftuar në “Wake Up”, ku foli për eksperiencën e saj në BBV dhe për jetën e saj tani pas daljes nga shtëpia më e famshme në vend. Ditët e fundit të qëndrimit Romeo i premtoi se do të shkonin në jugun e Shqipërisë për pushime, udhëtim që e bënë pak ditë më parë. “Ma kishte premtuar Romeo dhe më çoi. Ishte shumë bukur, më pëlqeu shumë, nuk e prisja. Më pëlqeu deti, perëndimi është shumë i bukur. Unë jam pak romantike, por ishte vërtet shumë bukur”. Ndërsa për sa i…