Author: Lokimagazine

Promoja e intervistës së Afrona Dikës me Blero Muharremin, ku u panë të përlotur duke folur për ndarjen, zgjoi kureshtjen dhe tërhoqi vëmendjen e publikut. Mirëpo intervista nuk u publikua dhe shumë pikëpyetje janë ngritur për këtë. Dje, Blero Muharremi ishte i ftuar në emisionin “ZANAT” në kanalin “T7” dhe ndër të tjera, u pyet edhe për podkastin me Afronën. “Blero më kanë bombarduar me pyetje për ty. Por një pyetje ma kanë bërë të gjithë kolegët gazetarë dhe shumë njerëz të tjerë. Nëse nuk do të përgjigjesh, mos u përgjigj. Është kjo: “Pse nuk ka dalë intervista me Afronën?”,…

Read More

Pas 24 orësh, gjendet trupi i 31-vjeçarit Erald Nevruzi. Trupi i pajetë i viktimës u gjet në përroin e Gjipesë. Përgjatë mbrëmjes autori, Gerald Shehu e ka marrë veçmas në një dhomë ku pushonte stafi duke u kujdesur të justifikojë edhe mungesën e tij tek vendi i punës. Më pas ai e ka ekzekutuar i vetëm dhe me mbështetjen e dy bashkëpunëtorëve Daniel Qose dhe David Larti. Të tre e kanë zhveshur, i kanë marrë sendet personale, rrobat, dokumentat e identifikimit ja kanë djegur tek furra e picerisë. Më pas i ndihmuar nga personat në fjalë e kanë mbështjellë me…

Read More

Ylli i muzikës, Rita Ora, ka dhënë së fundmi një intervsitë ku ka zbuluar se shoqet e saj janë xheloze për marrëdhënien me bashkëshortin, Taika Waititi. Dy vite më parë, këngëtarja e famshme shqiptare kurorëzoi lidhjen e saj 1-vjeçare në martesë. Rita tregoi se shumë njerëz e kanë telefonuar dhe i kanë thënë që janë xhelozë për lidhjen e saj me 48-vjeçarin. “Shumë njerëz më kanë telefonuar duke thënë se janë shumë xhelozë për mua për burrin tim. Mendoj se njerëzit xhelozonin nga lumturia jonë, sepse ne qeshim gjatë gjithë kohës. Thjesht është shumë bukur të jesh në gjendje të…

Read More

Programi “Stacioni rozë” në RTSH ka zbuluar se artistja e njohur, Dafina Zeqiri është në pritje të ëmbël. Moderatorja Krisa Çaushi citoi burime të programit që thonë se Dafina është në javët e para të shtatzënisë. “Thuhet se këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri është në pritje të ëmbël. Burime për “Stacionin rozë” kanë treguar në fakt se këngëtarja mund të jetë në javët e para”, u shpreh Çaushi. Dafina Zeqiri prej kohësh po jeton një histori dashurie me biznesmenin nga Kosova, Kreshnik Gjergji.

Read More

Pas koncertit madhështor të Alban Skënderaj, Romeo Veshaj ka performuar në një nga klubet e Tiranës, bashkë me kolegun e tij Elgit Doda. Mirëpo ndryshe nga herët e shkuara, këtë herë ai është shoqëruar nga partnerja e tij, Heidi Baci. E teksa po këndonte në skenë, Romeo i ka drejtuar gishtin të dashurës së tij. “Ma thoni si me qesh unë kur po më qan zemra. Veç ka dit ka dit mem vra, e kur më rrejti në sy më pa. E keni dit e asnjëri nuk ma tha”– ishin disa nga rreshtat e këngës që po performonte Romeo teksa…

Read More

Pak ditë më parë, Mikela Pupa zbuloi se do të bëhet nënë për herë të parë. Përmes postimeve në rrjetet sociale, ajo tregoi gjithashtu se është në pritje të një vajze, e ky lajm e ka lumturuar shumë si atë dhe partnerin e saj. Ndërohë ditën e djeshme, ajo ka vendosur që të bëjë një bashkëbisedim virutal me mijëra ndjekësit e saj në “Instagram”. E fansat kanë qenë shumë kuriozë që të dinë sa më shumë detaje rreth shtatzënisë së saj. “A të dha ndonjë dhuratë Efi?”, ishte pyetja e fansit, të cilit Mikela iu përgjigj: “Efi e ka dhuratën…

Read More

Ish-banorja e BBV, Efi me anë të një postimi në “Instastory” u bën thirrje personazheve publikë që të edukojnë “fanpage”-t e tyre që të mos ofendojnë. Ajo u shpreh se më shumë e lëndojnë ofendimet drejtuar familjarëve, pasi vetë është mësuar tashmë. “Përshëndetje! Ndoshta kjo nga ana ime është pak fëmijërore, por jam njeri edhe unë dhe ndonjëherë lëndohem dhe mërzitem. Janë disa ‘fanpage’ të x personazhe dhe janë ofendues, jo kundrejt meje se mua nuk ma ndien fare, por kundrejt familjarëve. Unë nëse kam diçka flas gjithmonë me “fanpage”-t e mia dhe u them se të ofendosh nuk është…

Read More

Rap-artisti i njohur shqiptar Mozzik përmes një postimi në llogarinë personale të Instagram-it pak ditë më parë bëri të ditur se është në një romancë të re dhe nga kërkimet apo dhe postimet e ngjashme të bëra mes tyre u zbulua se e dashura e tij është Lotina Haziri. Dyshja ndodhet me pushime në Afrikë teksa pak momente më herët Lotina ka ndarë në rrjete sociale video teksa duket se po shijon drekën krah Mozzik. Kjo dallohet falë tatuazheve që rap-artisti ka në dorën e tij. Sakaq ende nuk kemi marrë një konfirmim prej dyshes lidhur me romancën e tyre.

Read More

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Dhërmi, ku një 31-vjeçar i identifikuar si Eraldo Nevruzi, dyshohet të jetë marrë peng dhe më pas është vrarë. Policia ka bërë me dije se i riu punonte si recepsionist në një hotel në Dhërmi dhe dyshohet të jetë vrarë nga një 43-vjeçar, i identifikuar si Gerald Shehu me origjinë nga Tepelena i cili jetonte në Angli. Sakaq sipas policisë dyshohet se autori është arratisur menjëherë drejt Greqisë. Ndërkohë nuk dihen ende se ku ndodhet trupi i të riut, ndërsa janë shoqëruar deri në këto momente për t’u pyetur në…

Read More

Një deklaratë shokuese ka ardhur nga pastorja shqiptare, Alketa Auer, teksa ishte e ftuar nëpërmjet linjës telefonike në “MCN”. Alketa u shpreh se femrat duhet të kenë kujdes pasi “djalli të lë shtatzënë”. Gazetarja: Në profilin tuaj, njerëzit thonë se kanë parë ëndrra seksuale me demonë. Si qëndron e vërteta, çfarë shpjegimi mund të japësh? Pastorja: “Eshte e mundur dhe keta jane akoma ne toke dhe ata jane real dhe…Ne kemi patur njerez qe ne keto tortura te nates shkojne. Dhe keta demone te nates ju duhet nje dere e hapur qe te mund te prekin njerezit” Gazetarja: Nëse një…

Read More