Elhaida Dani, një nga artistet më të arta të vendit, rikthehet në skenën e festivalit të RTSH këtë vit, por jo si konkurrente. Ajo do të jetë drejtoresha artistike e Festivalit të 63-të të Këngës, një bashkëpunim që pritet të zgjasë më shumë se një vit. Prezantimi i saj në këtë post shumë të rëndësishëm për eventin muzikor që organizohet çdo fund vit, u bë nga drejtori i Përgjithshëm i RTSH-së. “Ardhja e Elhaidës është një lajm i gëzuar për mua, stafin dhe mbarë opionionin publik, sepse do të jetë një vlerë e shtuar për festivalin, duke pasur parasysh karrirën…
Author: Lokimagazine
Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj prej disa muajsh i kanë dhënë fund martesës, ndarje e cila ndodhi vetëm pak kohë pas lindjes së djalit të tyre. Ditën e djeshme Amen ka mbushur 7 muaj që ka ardhur në jetë, dhe nuk kishte si të mungonte dhe urimini nënës së tij Xhensila Myrtezaj. Ajo që bie në sy është se në urimin e Xhensilës përveç emrit ajo ka dashur ta thërrasë edhe në mbiemër djalin e saj. “Gëzuar 7 mujorin drita e jetës time Amen Kallaku”, shkruan Xhensila përbri fotos.
Së fundmi, gjithë vëmendjen e rrjetit e ka marrë reperja Tayna me këngën e saj të fundit, si dhe ‘përplasjen’ me ish-menaxherin e saj Rinor Hykolli. Sa i përket gjithë bujës së shkaktuar nga ky debat virtual por jo vetëm, ka reaguar dhe gazetarja Edona Gashi, e cila është shprehur publikisht kundër reperes. Sipas gazetares, gjithçka që Taynës po i ndodh tani ka vetëm një emër dhe ajo është KARMA. Edona shprehet se ndër vite Tayna ka bllokuar koncerte të artistëve të tjerë (ndër ta Melinda Ademin) dhe ‘dhunshëm’ ka bllokuar punën e tyre ndër vite.
Dhjetëra persona kanë marshuar nëpër rrugët e kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës, për të shënuar “Paradën e Krenarisë”. Kjo i dedikohet të drejtave të komunitetit LGBTIQ+ (lesbike, gei, biseksual, transgjinor, ndërgjinor) etj. I pranishëm në këtë organizim ka qenë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me disa emra të tjerë të njohur. Në lidhje me këtë një reagim e ka bërë artisti i njohur shqiptar, Fero, i cili tashmë prej disa muajsh ka bërë një tërheqje nga muzika. Ai publikoi një video nga ky event ndërsa tha: “Këtij kryeministri i thoni burrë shteti? Trim? I mençur”. Në një tjetër postim…
Ish-banorja e “BBVA2”, Dea Mishel, i është rikthyer rrjeteve sociale pasi iu përmirësua gjendja shëndetësore. Ajo mori pjesë në një festival ku si çdoherë u shfaq mjaft tërheqëse, teksa kishte të veshur një fustan të shkurtër e të çarë, ku dukej sikur nuk ka veshur të brendshme. Kjo paraqitje e saj ka ‘djegur’ rrjetin duke marrë komente të shumta nga ndjekësit.
Këngëtari Blero Muharremi ka zbuluar për herë të parë arsyen që ish-bashkëshortja e tij, Afrona Dika anuloi intervistën e tyre të parë pas ndarjes së bujshme. “Traileri” i shkëputur nga intervista e tyre u prit me shumë kuriozitet nga ndjekësit dhe publiku, megjithatë siç shprehet këngëtari në “The Elite Way”, intervista e tyre nuk u publikua pasi Afrona, për të cilën thotë se gëzon respekt, vendosi ta dramatizonte në vend që të përcillte një mesazh për historinë e ndarjes së tyre. “Kam shumë respekt për Afronën, edhe për këtë arsye zgjodha që të isha prezent edhe në podcast. Kur e…
Ish-banorja e BBV3, Françeska Murati me anë të pyetjeve-përgjigjeve në “Instastory” duket se ka zbuluar planet e saj për një fëmijë të dytë. “Si po bëheni ju gati për plazh?”, ishte pyetja e saj dhe një nga ndjekëset iu përgjigj: “Ja këtu në maternitet duke shtuar nepsin nga telefoni”. “Shihemi atje vitin tjetër”, – ia ktheu Françeska, bashkë me një emoji të një gruaje shtatzënë. Kujtojmë që Françeska dhe bashkëshorti i saj, Ergysi, kanë një djalë së bashku, Charlie-n.
Egla Ceno po vazhdon të shijojë jetën pas fitores në Big Brother VIP Albania 3. Ajo këtë kohë ka qenë duke u marrë më shumë me veten e duke shijuar bukuritë e Shqipërisë. Fituesja e edicionit të tretë ka bërë një ndryshim në pamje, duke bërë flokët e kuqe. Egla ka postuar një video në Instagram, për të marrë edhe përshtypjet e fansave. “Më shkojnë apo jo?”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë postimit.
Moderatorja Luana Vjollca ka konfirmuar në “Instagramin” e saj se do të rikthehet me emisionin “Zemër Luana 2”, më shpejt seç e prisnim. Me anë të “Ask and Question” në “Instastory” duke këmbyer pyetje-përgjigje me ndjekësit, ajo bëri të ditur se kur do të rikthehet në ekran. “Kur do të fillojë ‘Zemër Luana 2’ se vdiqëm?” – ishte pyetja nga një ndjekëse. “Nuk është se kisha ndonjë dyshim që do të kisha 47392619203 pyetje të tilla. Brenda kësaj jave ose maksimumi javës tjetër, do t’ju bëj njoftim zyrtar që të bini rehat ju dhe unë”, – u përgjigj Luana Emisioni…
Prej disa kohësh, reperja e njohur Loredana Zefi është duke shijuar romancën e saj me futbollistin e talentuar gjerman, Karim Adeyemi. Dyshja është shfaqur vazhdimisht në postime të ndryshme në rrjetet sociale ku shihen pranë njëri-tjetrin, shumë të dashuruar. Skuadra e futbollit të Real Madrid të shtunën (1 qershor) fitoi Ligën e Kampionëve duke mposhtur skuadrën Borussia Dortmundin, ku luan edhe Karim, në finale me rezultat 2-0. E pas ndeshjes Loredana dhe Karim kaluan disa ditë në Kosovë, ku u panë edhe nën shoqërinë e Noizyt. E disa ditë pushime nuk mund të mos i kalonin në jug të Shqipërisë…