Pas një udhëtimi të gjatë dhe plot sfida në “Ferma VIP”, Dijonis Biba ka dalë triumfues në finalen përballë Florian Agalliut. Sfida finale e përballi Dijonisin me Florianin në një televotim , ku publiku e shpalli Dijonis fituesin e këtij sezoni të parë të ‘Ferma VIP’. Ky moment kulminant u prit me entuziazëm të madh nga fansat dhe ndjekësit e spektaklit, të cilët vërshuan në rrjetet sociale me urime dhe mesazhe për Dijonisin. Fansat, miq, dhe ish-fermerë të Ferma VIP nuk vonuan të shprehin gëzimin e tyre për fitoren e tij. Ndër urimet e shumta, një koment i veçantë tërhoqi…
Author: Lokimagazine
Këngëtarja e njohur Fifi, në një intervistë për “Canape7” ka folur për marrëdhënien e saj me Flor Mumajesin. Ajo tha se i vjen keq që ai është larguar prej industrisë së muzikës, por tregoi edhe se ka një vit që nuk ka folur me artistin. “Për anën artistike ka qenë një mentor shumë i mirë, nuk mund ta lë kurrë anash pa e përmendur atë njeri. Më vjen shumë keq që nuk po sjell më këngë sepse është duke i munguar jashtëzakonisht shumë industrisë së muzikës. Unë vetëm di që nëse ai njeri rikthehet përsëri në skenë, ne të tjerët…
Është ndarë nga jeta babai i këngëtarëve të njohur Endri dhe Stefi Prifti. Lajmin e trishtë e kanë ndarë veta ata në një status të bërë publik në Facebook. Mes rreshtash ceket edhe pak historia dhe marrëdhënia që ata kanë me të atin, me të cilin thonë se nuk kanë as kujtime e as fotografi, dhe se janë rritur nga nëna e tyre. “Pershendetje familjare, shoke, miq dhe fansa te kesaj faqeje te madhe! Ju bejme me dije, se sot dt 12.6.2024 nderroi jete babai jone Serafin Prifti. Sido ka shkuar maredhenia jone familjare, perseri gjaku nuk behet uje. ADN-ja…
Egla Ceno, fituesja e edicionit të tretë të BBV ishte e ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake Up”. Ajo foli për rrugëtimin e saj në BBV3, por jo vetëm. Në fillim të intervistës tha se kishte bërë plan të shkonte në jug, fill pas daljes nga BBV, mirëpo nuk mundi për shkak të incidentit që pësoi në studion e BBV, duke theksuar se kaloi nga burgu në burg. “Nga burgu në burg. Pretendoja që të hallakatesha në ndonjë pushim në jug. Pak ditë kam që lëviz pak, me asistencë. Një shembje kërbishti, këmba s’po e merr veten aq shpejt, por…
Prej disa kohësh, reperja e njohur Loredana Zefi është duke shijuar romancën e saj me futbollistin e talentuar gjerman, Karim Adeyemi. Dyshja është shfaqur vazhdimisht në postime të ndryshme në rrjetet sociale ku shihen pranë njëri-tjetrin, shumë të dashuruar. Para disa kohësh është përfolur shumë për ngjashmërinë në fytyrë të Loredanës dhe këngëtares Iliriana Sadriu. Së fundmi të dyja bukuroshet janë takuar me njëra-tjetrën dhe disa familjarë të tyre, pasi prej disa ditësh Loredana po shijon pushimet në Kosovë dhe Shqipëri. Vajzat kanë postuar në Instastory një video të dyja, ku duken si dy pika ujë.
Çifti shumë i dashur për publikun është aktiv në rrjete sociale, ku me ndjekësit ndan momente të veçanta. Mbrëmë vonë, Lumbardhi postoi një fotografi me Kaderin, por vëmendjen e mori mbishkrimi që bëri. “Bashkëshorte e lumtur, jetë e lumtur”, shkroi ai, duke iu referuar Kaderit. Ndonëse mund të merret me shaka nga shumica, dyshimet u ngjallen edhe më shumë nga një mike e dyshes e cila i pyeti “Ku është unaza?”. Kësaj pyetjeje, Kaderi vetëm iu qesh, duke i thënë mikeshës se e do.
Që pas daljes së Gracianos nga shtëpia e “Big Brother Vip”, Instagrami i partneres së tij Argjira Spanca, është mbushur me komente negative. Mesa duket publiku nuk e ka pëlqyer atë anë të tij që balerini tregoi në shtëpinë më të famshme, e këtë mospëlqim nuk kanë ngurruar t’ia shprehin Argjirës. Ndër komente të shumta, shihet se ata që kryesojnë janë të tipit: “Gjithë ky yll, ç’do me Gracianon; i ke ulur vlerat vetes; çfarë të mirë ke parë te Graciano; etj” E së fundmi, Argjira ka vendosur t’u kthejë një herë e mirë përgjigje këtyre komentuesve. Teksa ka postuar…
Këngëtari Butrint Imeri, është jo pak i komentuar për lidhjen dhe miqtë e tij në Estradën Shqiptare. Së fundmi duket se ai ka hequr nga lista e miqve Nora Istrefin, këngtaren me të cilën dikur ka bashkuar forcat për bashkpunimin “Dy Zemra”, i cili rezultoi mjaft i suksesshëm! Butrinti duket qartazi se ka dëshirë të ketë pak miq në Instagram duke qenë se ai gjithsej ka 102 miq që i ndjek, ndërsa nga ana tjetër Nora e ndjek Butrintin.
Ish-banorja e “Big Brother Vip”, Vesa Smolica ditën e sotme ka humbur personin e dashur të familjes, gjyshen. Lajmin e trishtë e ka ndarë me ndjekësit vetë këngëtarja përmes një postimi në InstaStory. Vesa ka treguar se gjyshja e saj ka qenë një person i dashur për të, ndërsa tha se ajo do të mbetet gjithmonë në kujtimet e saj. “Pusho e qetë gjyshe! E hareshme, e buzëqeshun, e dashtun ki me mbete gjithmonë në kujtimet e mia!”- ka shkruar Vesa krahas fotos së gjyshes së saj të ndjerë.
Robert Berisha tregoi në emisionin e tij “Robi plaket kur do vet” historinë e siklteshme me Big Mamën, me të cilën ishte në një udhëtim transit Shqipëri-Novergji-Amerikë. Ai tha se kur bënë ndalesën në Norvegji, udhëtimi për në Amerikë u shtyu ditën tjetër, ndaj morën një shtëpi për të pushuar. Në dhomë gjetën disa kokrra si mjaltë dhe pronari i shtëpisë i kishte thënë Robertit “Merre se të bën mirë për shëndetin”. “Më tha merre se është e mirë për shëndetin”, tregoi Roberti se e mashtroi pronari i shtëpisë, sepse kokrrat ishin viagra. Me të qeshur, moderatori shtoi se edhe…