U bë kohë që princ Leka dhe partnerja e tij e re, Blerta Celibashi nuk e fshehin më lidhjen e tyre. Kjo pasi tanimë ata shfaqen shpesh në publik bashkë. Edhe ditën e sotme çifti ka zgjedhur të dalë në publik dhe bashkë me to është bashkuar dhe vajza e tij. Ditën e sotme çifti e ka shijuar në qytetin e Pogradecit. Krah njëri-tjetrit, ata duket më të lumtur se kurrë.
Author: Lokimagazine
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në qytetin e Tiranës. Policia ka njoftuar se një i mitur ka ndërruar jetë pasi është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, i shoqëruar nga familjarët. “Më datë 13.10.2024, rreth orës 18:15, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, i shoqëruar nga familjarët, një i mitur 12 vjeç, banues në Gurrë Petrelë, i cili pavarësisht ndihmës së dhënë nga mjekët ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftim. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Pse Elvis Naçi nuk e heq kurrë unazën e zezë nga dora? Kjo është pyetja që ka bërë shumë kurioz rrjetin, teksa çdo të premte e shohin në emisionin “Për shqiptarët”. A ka unaza një simbolikë të veçantë? Cili është ‘misteri’ i saj që e bën Elvisin ta ketë gjithnjë me vete, si të vetmin aksesor që mban në duar? Këtë na e tregon bashkëshortja e tij, Fatma Naçi. E pyetur nga Rudina Dembacaj në “Goca dhe Gra”, Fatma thotë: “Elvisi nuk para i pëlqen aksesorët, nuk i mban. Unë jam munduar t’ia dhuroj 3 herë unazën e martesës dhe…
Në puntatën e djeshme të emisionit “Goca & Gra”, u komentua edhe rasti i këngëtarit Luiz Ejlli, për të cilin pak ditë më parë u njoftua se është dënuar me një vit burg për falsifikim dokumentash. Ishte Egla Ceno ajo që si fillim e preku këtë temë delikate duke thënë se “është ngjarje tronditëse për rrjetin dhe për ndjekësat”. Më tej, vajzat e panelit treguan më shumë detaje për rastin duke thënë se “personi të cilit Luizi i justifikoi pasurinë, ka patur precedent të rëndë penale të mëparshme dhe nuk është një rast i lehtë për t’u kaluar”. Këtu ndërhyn…
Nga jeta personale e bukuroshes Gresa Hoti ka të reja. Modelja është në një lidhje dashurie dhe për këtë nuk ka më dilema. Ka qenë partneri i saj ai që ka ndarë një video duke u puthur mbrëmë vonë pas mesnate në rrjetet e tij sociale. Por kush është partneri? Ai është DJ-i italian Carmine Conte, i njohur me nofkën artistike ‘Mrak’. Raporti i Gresës dhe Contes ka disa muaj që është ngjizur si dashuri dhe përgjatë kësaj kohe ata kanë qenë thuajse të pandarë nga njëri-tjetri në udhëtime e punë. Conte është 42 vjeç dhe jetën personale e ka…
Dy persona në qytetin Gjirokastrës janë vendosur në pranga pasi akuzohen se morën peng një 53-vjeçar dhe e kanosën për t’i marrë një shumë parash. Njoftimin për ngjarjen e ka bërë policia e qytetit jugor, duke sqaruar se Edi Tafili dhe Lavdije Çaushi, e kanë mbajtur 53-vjeçarin në një banesë të marrë me qira. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, pas njoftimit se 2 shtetas i kishin hequr lirinë, një 53-vjeçari, duke e mbajtur kundër vullnetit të tij si dhe e kishin kanosur me qëllim dhënien e një shume parash, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen dhe vënien e autorëve…
Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi do të jenë sërish në krye të Big Brother VIP Kosova për sezonin e tretë. Ky lajm u konfirmua nga vetë Hamiti gjatë një interviste në emisionin SOL në Klan Kosova. Më tej, Hamiti vuri theksin te mënyra se si ky format ka arritur të ruajë autenticitetin e lojtarëve dhe natyrën organike të zhvillimeve brenda shtëpisë. Sipas tij, kjo është një nga arsyet që Big Brother VIP Kosova dallon nga formatet e tjera të ngjashme. Ai vlerësoi gjithashtu që produksioni ka arritur të krijojë një mjedis ku pjesëmarrësit shfaqin personalitetin e tyre të vërtetë, pa…
Sara Gjordeni ka hyrë në muajin e tetë të shtatzënisë së saj dhe rreth datës 20 dhjetor pritet që bebi të vijë në jetë. Lajmin e dha vetë ish-banorja e “Big Brother VIP” teksa ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në studion e “Goca & Gra”, aty ku foli jo pak për jetën e saj personale. Sara ndau në studio edhe një koment mjaft të rëndë që një ndjekës i kishte shkruar asaj. “Urojmë që t’i lexosh të gjitha komentet tona dhe të shqetësohesh aq shumë sa fëmija jot të dalë me probleme”, ishte komenti që Sara kishte marrë nga…
Fatma Naçi ka qenë e ftuar mbrëmjen e djeshme në studion e “Goca & Gra” ku foli gjerë e gjatë për jetën e saj personale dhe jo vetëm. Mes të tjerash, Fatma u pyet nëse beson te syri i keq dhe nëse po, si mund ta largojmë këtë energji negative. “Edhe sikur mos të dua t’i besoj është faktike. Unë shoh shumë njerëz që vuajnë nga kjo gjë. Besoj vetëm afërsia të Zoti dhe tek veprat e mira, domethënë nëse je afër Zotit ai është mbrojtësi i vetëm. Duke vazhduar dhe bën vepra të mira ndihmon një të varfër që…
Punonjësit socialë, policia dhe profesionistët e strehimit përjetojnë nivelet më të larta të stresit. Studimet theksojnë se faktorë si orët e gjata, përgjegjësitë e mëdha dhe përballja me publikun ndikojnë negativisht në shëndetin mendor. Sektori i arsimit dhe kujdesit shëndetësor janë ndër më stresuesit në Evropë, veçanërisht në Gjermani, Holandë dhe Belgjikë. Në Mbretërinë e Bashkuar, infermierët dhe mësuesit gjithashtu raportojnë nivele të larta stresi. Studimi i Lepaya tregon se 70% e punonjësve britanikë dhe 71% e gjermanëve janë të stresuar, kryesisht nga mungesa e ekuilibrit jetë-punë dhe punët e pandërprera. Puna në distancë dhe sektorët e shërbimeve emergjente përkeqësojnë…