Author: Lokimagazine

Këtë fundjavë, akrepat e orës do të shkojnë 60 minuta mbrapa. Ora dimërore futet në funksion të dielën e fundit të tetorit, që për këtë vit përkon me datën 27 tetor. Ndryshimi bëhet rreth orës 03:00 të mëngjesit. Në aparatet e celularëve smart, ndërrrimi bëhet automatikisht. Lëvizja e akrepave të orës si fenomen ndodh dy herë në vit: Në javën e fundit të tetorit dhe në të dielën e fundit të marsit, kohë kur ora shkon para. Synimi është që të shfrytëzohet sa më mirë energjia diellore.

Read More

Ditën e djeshme moderatorja Liesa Haxhiasllani është bërë nënë për herë të parë, pasi solli në jetë vajzën e saj. Së bashku me partnerin ata i vendosin vajzës emrin Sia. Urimet për moderatoren ishin të shumta, por nuk kishte si të mungonte një urim nga shoqja e saj e ngushtë, si dhe ‘bashkë-udhëtarja’ e saj gjatë shtatëzanisë, Kiara Tito. Me pak muaj diferencë, të dyja mësuan se ishin në pritje të ëmbël e gjithashtu të dyja prisnin të sillnin në jetë një vajzë. Mirëpo, Kiara sapo na tregoi edhe një tjetër rastësi të bukur. Ashtu si Kiara dhe Liesa që…

Read More

Dashi Në dashuri, dita mund të çojë në tensione, veçanërisht nëse keni shmangur adresimin e çështjeve të rëndësishme. Është koha për t’u sqaruar. Në punë ka pengesa të vogla për të kapërcyer, por me durim do arrini t’i menaxhoni. Shmangni marrjen e vendimeve të nxituara. Demi Në dashuri, situata është e favorshme dhe sot mund të përjetoni momente qetësie dhe afeksioni të madh me partnerin. Nëse jeni beqarë, takime të reja në horizont. Në punë jeni të përqendruar dhe të vendosur: është koha të hidhni hapa drejt qëllimeve tuaja. Binjakët Në dashuri, dita është e tensionuar dhe mund të ndiheni…

Read More

Roza Lati nuk ishte e pranishme në festën e ditëlindjes së Rike Roçit, duke shkaktuar spekulime për një ndarje të miqësisë mes dy ish-banorëve të “Big Brother VIP”. Rike festoi ditëlindjen dhe ndau me publikun shumë foto dhe video në rrjetet sociale nga festa e saj. Gjatë emisionit “Goca dhe Gra”, u transmetuan momente nga festa dhe një intervistë e shkurtër me Riken, e cila përmendi se kishte ftuar ata ish-banorë që i konsideron më të afërt. Mungesa e Rozës në këtë festë u vu re, por ende nuk ka një shpjegim se pse ajo nuk mori pjesë. Rike përmendi…

Read More

Lori Hoxha dhe Vis Bajraktari kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë mbrëmjen e kësaj të shtune. Dasma u realizua në qendër të Tiranës, tek ish-Sheratoni. Burime për “Bordo” kanë mësuar detajet e kësaj dasmë, e cila duhet thënë se ishte një dasmë e vërtetë shqiptare. Pjesa jashtë ishte padyshim për koktejin e mirëseardhjes dhe më pas dasma u realizua në sallën e eventeve, dekoruar plot finesë dhe elegancë, me temë nga e kaluara, ku në qendër të sallës ndryshe nga zakonisht ishte orkestra dhe rreth saj vinin tavolinat. Këngëtarët që kënduan ishin Sidrit Bejleri, Elita 5 dhe Arbërie Hatërgjonaj. Lori…

Read More

Pritja e ëmbël mbaroi, Liesa Haxhiasllani është bërë nënë për herë të parë. Moderatorja ka ndarë pak momente më parë fotot e para të bebushes, të cilën e ka quajtur Sia. “Ajo është këtu| Sia Duka| 21.10.2024″, shkroi Liesa në postimin e saj ku duket trupi i bebushes. Pak kohë më parë, Liesa prezantoi rrjetin për herë të parë edhe me partnerin e saj, përmes fotos së ëmbël në ditëlindjen e saj.

Read More

Rina Zaiti dhe Ledri Vula janë dyshja më e komentuar në rrjete sociale dhe mediat rozë, shkak aludimet për një lidhje mes tyre. Rina Zaiti ka vendosur që pas fotos që shfaqej krah Ledrit në rrugët e Londrës të ndezë edhe një herë vëmendjen mediatike duke postuar një foto në Instagram. Në foton e publikuar nga Rina duket dora dhe kapelja e një mashkulli dhe në rrjet shpërthyen aludimet se ai është Ledri, kjo për shkak se në postim ka foto të ditëlindjes së Rinës dhe nga rrugët e Londrës, ku ajo u fotografua përkrah reperit.

Read More

Mevlan Shaba ka shfaqur anët e tij më të ndjeshme gjatë një momenti emocional, teksa qëndronte i vetëm në oborrin e shtëpisë së BBVK3. Ai filloi të qajë dhe i kërkoi nënës së tij që të mos mërzitet për të, duke shprehur ndjenjat e tij të thella për mungesën e saj. “Plakë, mos u mërzit se qaj unë,” tha ai me emocion. “Ti e di që nuk rri pa të marrë në telefon, e s’te kam parë tash e sa ditë,” vazhdoi ai, duke shprehur dhimbjen e tij për distancën që e ndan nga familja. Më pas, ai premtoi “që…

Read More

Janë publikuar pamjet e para nga momenti i arrestimit të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Metës. Agjentët e BKH të maskuar kanë rrethuar automjetin ku ndodhej Meta. https://youtu.be/5ooxwr08OCg Siç ishte lajmëruar, Meta po shkonte drejt selisë së PL-së për të zhvilluar një konferencë për mediat. Ende nuk dihen akuzat që rëndojnë ndaj Metës, ndërsa pritet njoftim zyrtar nga SPAK. Gjykata e Posaçme ka dhënë masë sigurie dhe për ish-bashkëshorten e Ilir Metës, Monika Kryemadhin. Mësohet se GJKKO ka vendosur masën detyrim paraqitje për Kryemadhin.

Read More

Arbana Osmani ka qenë e ftuara e parë e sezonit të ri të emisionit “Oxygen” me Besim Dinën. Gjatë intervistës Arbana foli lidhur me prjektin e saj të ri, i cili do të jetë një mix i gjithë programeve që ka bërë më parë. Në fund të intervistës, Arbana u gjend përballë pyetësorit të Besimit, ku një ndër pyetjet ishte se cili është moderatori/moderatorja më e mirë e ekranit. Arbana tha se vlerëson dhe është rritur me shembullin e Adi Krastës, ndërsa zgjodhi të veçojë emra si Alketa Vejsiu e Xhemi Shehu. “Jam rritur me një model moderatori që ka…

Read More