Author: Lokimagazine

Nga data 17 tetor, në kinema është rikthyer filmi më i dashur për publikun “Në Kuadër të Dashurisë” nga Top Channel Films. Një vit pas premierës së tij, ky film vjen këtë herë me 15 minuta më shumë me skena që nuk i kishim parë më herët. E ftuar nëpërmjet një lidhjeje telefonike në emisionin “Ndryshe” ka qenë Sara Hoxha aktorja protagoniste e këtij filmi. Si ndihet ajo për këtë rikthim? Unë nuk e kam parë akoma, por familja ime ishte shumë kurioze që ‘ke bërë ndonjë gjë tjetër’. Mund të ketë më shumë sesa një puthje mes saj dhe…

Read More

Qysh se është bërë pjesë e spektaklit dhe e televizionit, Alketa Vejsiu ka qenë gjithnjë hermetike përsa i përket jetës private. Moderatorja nuk ka postuar kurrë foto të plota të familjarëve të saj, si të fëmijëve ashtu edhe të bashkëshortit. Përveçse pjesës së fotove, Alketa gjithashtu flet shumë rrallë publikisht për të shtrenjtit e saj. Andaj, duket se kjo gjë i ka shtuar kuriozitetin ndjekësve. Gjatë një pyetësori që organizoi në Instagram, Alketa u pyet edhe për këtë temë. “Pse nuk flet për bashkëshortin në asnjë moment?”- ishte pyetja drejtuar moderatores, ndërsa ajo u përgjigj: “E vetmja gjë qe kemi…

Read More

Meriton Mjekiqi dhe Ilnisa Agolli vijojnë lidhjen e tyre të dashurisë edhe pas daljes nga Big Brother Vip, aty dhe ku nisi romanca e tyre shumë e komentuar. Por teksa sezoni i ri televiziv ka nisur, të dy ata nuk i kanë lançuar ende projektet e tyre për të cilët vijojnë ende punën. Pak javë më parë, ju zbuluam se Meriton Mjekiqi do të sjellë në Top Channel programin e tij ku interviston reperë të ndryshëm, nga i cili ka zbuluar shumë talente të reja të cilët sot janë mjaft të suksesshëm. Burime për “Vip Magazine” kanë bërë me dije…

Read More

“Big Brother Vip Albania” do të nisë në muajin Dhjetor. Lajmi është konfirmuar nga vetë produksioni me anë të një postimi në faqen zyrtare. Ky reality show rikthehet në Top Channel në sezonin e tij të katërt, me emra të njohur vip. Ashtu si vitin e kaluar, edhe ky edicion do të prezantohet nga Ledion Liço i cili ka nisur të ndajë pak nga pak detaje nga përgatitjet në profilin e tij në instagram. View this post on Instagram A post shared by Top Channel (@topchannelalbania)

Read More

Juliana Nura, ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova” (BBVK), ka qenë gjithmonë një personazh shumë aktiv dhe i komentuar në mediat sociale. Edhe pas daljes nga shtëpia e famshme, ajo vazhdoi të informonte ndjekësit për zhvillimet në jetën e saj personale. Pak momente më parë, Juliana ka zbuluar publikisht partnerin e saj të ri, Gerti Beqiraj, me të cilin duket se po shijon një romancë të fortë. Në një postim në rrjetet sociale, Gerti ka ndarë një ‘selfie’ me Julianën, duke konfirmuar lidhjen e tyre dhe duke akuzuar ish të dashurën e tij për përpjekje për të përfituar nga fama…

Read More

Sara Hoxha i ka dhënë përgjigje në mënyrë të tërthortë zërave për ndarjen e saj nga Ledri për shkak të puthjes së saj si aktore në filmin “Në Kuadër të dashurisë”. E ftuar në spektaklin e humorit “Portokalli”, në skenarin e përgatitur për blogeren përmendej edhe roli i saj si e dashura e aktorit Roerd Toçe në film. Me ironi ajo u shpreh se është vajza që “puthet lart e poshtë nëpër filma”. Më tej, personazhi Braçja i drejtohet Sarës se ka një shoqe që “iu mërzit burri kur bëri një skenë me puthje në film”. Në këtë moment Sara…

Read More

Duke qenë dy prej moderatoreve më të njohura dhe më të dashura për publikun shqiptar, Alketa Vejsiu dhe Arbana Osmani janë vënë shpesh “përballë” njëra tjetrës nga vetë publiku. Ato shpesh janë parë si kundërshtare, duke qenë së punojnë edhe në televizione të ndryshme, ama vetë dy protagonistet kanë treguar se nuk kanë asgjë kundër njëra tjetrës. Madje, tek ishte e ftuar pak ditë më parë në një intervistë, Arbana e përmendi Alketën si një nga moderatoret e saj të preferuara. Nga ana tjetër edhe Alketa i ktheu një përgjigje dashamirëse publikisht. Tek kishte organizuar një pyetësor me ndjekësit, një…

Read More

E ftuar ditën e djeshme në “Ftesë në pesë” ka qenë ish-konkurrentja e “Për’puthen” +40, Stela Nikolli, e cila fatkeqësisht është diagnostikuar me koncer gjiri. Në këtë muaj që cilësohet si Tetori i Ndërgjegjësimit ndaj Kancerit të Gjirit, ish-konkurrentja ka dashur të tregojë rreth kësaj sëmundjeje dhe të flasë për forcën që çdo grua duhet të ketë për të përballuar sfidat në jetë. “Them unë këtë sëmundje e kam marr si sfidë dhe duhet ta kaloj, jeta ka shumë sfida dhe unë duhet ta përballoj, mendoj se Zoti më ka zgjedhur mua ta përballoj dhe të tregojë që çdo gjë…

Read More

Tensionet mes aktorëve Gresa Gashi dhe Rezart Veleshnja arritën kulmin në Prime-n e parë të Big Brother Kosova 3. Ndër të tjera Rezarti ishte shprehur se Gresa i kujtonte Fifin e shëndoshë. Ndërsa komentonin diskutimin e ashpër që kishin gjatë javës mes njëri tjetrit, përplasja u bë edhe më e thellë gjatë spektaklit, aq sa sipas Gresës, Rezi duhet të dalë nga shtëpia e Big Brother. “Duhet të largohet nga shtëpia”, u shpreh ajo plot tension ndaj Rezit. Për më tepër ndiqni videon: https://youtu.be/a2s4vuXEYLs?si=N9jaU6RaLvEZrjVf

Read More

Këtë fundjavë, akrepat e orës do të shkojnë 60 minuta mbrapa. Ora dimërore futet në funksion të dielën e fundit të tetorit, që për këtë vit përkon me datën 27 tetor. Ndryshimi bëhet rreth orës 03:00 të mëngjesit. Në aparatet e celularëve smart, ndërrrimi bëhet automatikisht. Lëvizja e akrepave të orës si fenomen ndodh dy herë në vit: Në javën e fundit të tetorit dhe në të dielën e fundit të marsit, kohë kur ora shkon para. Synimi është që të shfrytëzohet sa më mirë energjia diellore.

Read More