Olta Gixhari është rikthyer edhe njëherë në qendër të vëmendjes pasi u konfirmua si opinioniste në spektaklin “Big Brother VIP Kosova”. Përpos kësaj, aktoren e shohim aktive edhe në rrjetet sociale, ku shpesh poston momente nga e përditshmja e saj. Mirëpo në një nga postimet e saj të fundit, Olta ka treguar më shumë se ç’duhet. Megjithatë aktorja nuk vonoi shumë për ta fshirë postimin. Kujtojmë se eksperienca e Oltës në një spektakël si ai i “Big Brother VIP Kosova” nuk është për herë të parë — jo si opinioniste por si banore. Ajo ka qenë në “Big Brother-in” shqiptar…
Author: Lokimagazine
Egla Ceno, fituesja e Big Brother Vip3, ka komentuar vendimin e ish-rivales së saj, Heidi Baçi për t’u larguar nga Shqipëria. Gjatë një bisede virtuale me ndjekësit, aktorja është pyetur nga fansat për mendimin e saj rreth largimit të ish-finalistes së BBV. “U tregua e dobët”, është shprehur Egla Ceno teksa ka theksuar se këtë ja ka thënë edhe vetë Heidit Baçit në sy. Gjithashtu fansat e aktores kanë qenë kureshtarë rreth thashethemeve që qarkullojnë se Heidi dhe Romeon Veshaj, të cilët nisën romancën në BBV, janë ndarë. Mirëpo, aktorja është shprehur se nuk i intereson se çfarë ka ndodhur…
Luiz Ejlli duket se po shijon çdo moment të prindërimit me vajzën e tij, Lunën. Pavarësisht angazhimeve të tij të shumta profesionale, këngëtari po gjen kohë për të kaluar me të voglën e tij. Në një video të fundit të publikuar në “Instastory”, Luizi shihet në makinë, duke mbajtur timonin ndërsa argëton vajzën e tij me zërin dhe praninë e tij. Ky moment i ngrohtë tregon përkushtimin e tij si baba, edhe në mes të një orari të ngarkuar.
Loredana Zefi vjen me një projekt të ri dhe nuk ka lidhje me muzikën. Për herë të parë ajo do të sjellë një libër. Loredana e ka njoftuar projektin e ri në Instagram, duke zbuluar se ka shkruar historinë e saj dhe ka shpalosur detaje nga jeta private dhe profesionale. Loredana njoftoi se libri do të dalë në treg më 18 nëntor dhe do të zbulojë më shumë detaje edhe nga e kaluara e saj. “Sigurisht që të gjithë mund ta konsiderojnë historinë e tyre si të më trishtën, më dramatiken dhe më prekësen. Për mua, historia ime është gjithashtu…
Ingrid Gjoni dhe Çiljeta Xhilaga, të cilat kanë një miqësi prej 20 vitesh, kanë pasur disa bashkëpunime të suksesshme në muzikë, si “Puçi puçi” dhe “Mike dhe Rivale”. Megjithatë, vite më parë, u përhapën fjalë se ato ishin zënë dhe nuk flisnin më me njëra-tjetrën. Çiljeta ka zbuluar së fundmi në një InstaStory se sherri i tyre ka ndodhur për një arsye tërësisht banale: për një laps sysh. Incidenti ndodhi në vitin 2010 gjatë një qëndrimi në Amerikë. Ajo tregoi se zënka ka kaluar prej kohësh dhe sot, përveç miqësisë së tyre, tashmë ekziston edhe një lidhje miqësore mes fëmijëve…
Në muajin dhjetor nis spektakli më i ndjekur dhe më i dashur për publikun, “Big Brother VIP 4”. Të gjithë janë kuriozë të dinë se si do të jetë shtëpia më e famshme në Shqipëri, kush do jenë banorët VIP, por edhe opinionistët e këtij edicioni. Fituesja e edicionit të tretë të reality show-t, Egla Ceno, ka bërë një ditë më parë një bashkëbisedim me ndjekësit e saj në “Instagram”. Ata kanë qenë kuriozë të dinë nëse aktorja e njohur do të pranonte që të ishte një nga opinionistet e BBV4. “A do bëheshe opinioniste BBV nëse do të ofrohej”,…
Gloria Meshi, ish-konkurrentja e “Ferma VIP”, ka folur për marrëdhënien e saj të ngushtë me Valbona Selimllarin, nënën e partnerit të saj, në një intervistë të fundit. Gloria e përshkroi Valbonën si një person shumë të dashur dhe të mirë, duke nënvizuar se ajo është po aq e mrekullueshme sa duket në ekran. Modelja theksoi se Valbona ka luajtur një rol të rëndësishëm në edukimin e djalit të saj, duke i dhënë vlera të mira dhe duke formuar njeriun që është sot. Në lidhje me përfshirjen e Valbonës në debatet e çiftit, Gloria u shpreh se Valbona mban gjithmonë anën…
Në një intervistë të fundit, aktori Arben Derhemi ka sqaruar publikisht situatën rreth thashethemeve për divorcin e tij me Iva Korumin. Ai pranoi se është ndarë nga bashkëshortja rreth dy vite e gjysmë më parë. Arbeni shpjegoi se e kishte mbajtur jetën private larg medias dhe gjithçka që ka ndodhur ishte një vendim i marrë në mirëkuptim mes të dyve, pa detaje konkrete për arsyet. Ai theksoi se lajmi mbi divorcin shpërtheu papritur, duke e përshkruar si një “makineri të çuditshme thashethemesh”, që e befasoi për shkak të natyrës së përhapjes. Megjithatë, Arben Derhemi i qëndroi idesë se ndarja e…
Ilnisa Agolli, ish-banorja e “Big Brother Vip Albania”, ka vendosur të shuajë thashethemet që qarkullonin për një ndarje të mundshme mes saj dhe partnerit, Meriton Mjekiqi. Ajo ndau një postim në Instagram Story që përfshinte një mesazh të ngrohtë dhe me humor, duke treguar se çifti janë ende bashkë. Në mesazhin e publikuar nga Ilnisa, shkruhet: “Bashkë i ke në krevat,”, çka nënkupton se lidhja mes tyre është e fortë dhe e pandikuar nga spekulimet. Kjo deklaratë ka ardhur si një përgjigje ndaj zërave në rrjet, të cilët për disa ditë aludonin për një ndarje mes tyre. Megjithatë, postimi i…
Efi ka treguar për herë të parë krisjen e saj të miqësisë me Mikelën, duke u shprehur se shoqëria e tyre nuk ekziston më. Në një rrëfim për “Goca & Gra”, ajo tregon se çfarë ndodhi mes saj dhe Mikelës, me të cilën shprehet se nuk kanë më raporte me njëra-tjetrën. “Disa njerëz duhet t’i duash, t’i vlerësosh për aq kohë sa i ke. Dhe për sa kohë gjërat tuaja nuk përshtaten më me njëri-tjetrin, atëherë është momenti të ndaheni dhe secili të shohë jetën e tij. Do ta lidhim pak me përse nuk themi dot jo. Ky është pak…