Në oborrin e objektit të televizionit Klan Kosova është hedhur tym i zi. Pak minuta më parë organizata për mbrojtën e të drejtave të grave “QIKA” ka njoftuar se në oborrin e Klanit është hedhur tym. “Nuk mund të normalizoni dhunën ndaj grave”, thuhet në postim. View this post on Instagram A post shared by QIKA (@qikaorg) Ky reagim i organizatës erdhi pasi produksioni i Big Brother Vip Kosova 3 vendosi të fusë si banor ish-bashkëshortin e Drenusha Latifit, të cilin kjo e fundit muaj më parë e akuzoi për dhunë fizike e psikike, duke publikuar pamje tronditëse. View this…
Author: Lokimagazine
Noizy është paraqitur ditën e sotme në komisariatin e Pejës. Mësohet se ai po merret në pyetje nga hetuesit policor. Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi. Ai shtoi se reperi është ndaluar për 48 orë. “Reperi Noizy pak më parë është paraqitur në stacionin policor, me ç’rast më pas do të intervistohet nga hetuesit policor, e me vendim të prokurorit të shtetit do të ndalohet për 48 orë”, ka thënë Nikçi. Noizy u arrestua në muajin gusht me kërkesë të Policisë së Kosovës. Ai ishte shpallur në kërkim të hënën lidhur me rrahjen…
Raporti mjekësor i publikuar kohët e fundit ka nxitur polemika rreth identitetit gjinor të boksieres algjeriane Imane Khelif, e cila fitoi medaljen e artë në boksin e femrave në Lojërat Olimpike të Parisit 2024. Raporti, i cili është hartuar në qershor 2023 nga ekspertët endokrinologë Soumaya Fedala dhe Jacques Young, u shpërnda nga gazetari francez Djaffar Ait Aoudia në mediat franceze. Sipas raportit, Khelif ka lindur me “testikuj” dhe një “mikro-penisk. Raporti shpjegon se boksierja ka lindur me karakteristika të ndërmjetme seksuale, duke përfshirë prani të “gonadeve në kanalet inguinale” (testikuj në abdomen), “një vaginë të verbër” dhe një mikro-penis…
Njerëzit në vendet e Mesdheut ku bën pjesë edhe Shqipëria zakonisht jetojnë më gjatë se në vendet e tjera, por në Shqipëri gratë ishin më pak jetëgjata se mesatarja europiane me 2022. Sipas revistës Monitor, jetëgjatësia në lindje në BE për gratë arriti 83.3 vjet ishte 5.4 vjet më e lartë se për burrat (77.9 vjet) me 2022. Ky hendek gjinor në favor të grave vazhdoi në të gjitha rajonet e BE sipas të dhënave të sotshme të Eurostat. Gratë në Shqipëri kishin jetëgjatësi 80.9 vite me 2022 mesatarisht 2.4 vite më pak se në BE, sipas INSTAT. Për gratë…
Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në një godinë boshe në rrugën dytësore “Tiranë-Vorë”, e cila është në pronësi të Kozak Braçit, një personazh i njohur në TikTok. Raportohet se Braçi kishte marrë ambientin me qira dhe planifikonte të bënte një investim aty. Për fat të mirë, shpërthimi ka shkaktuar vetëm dëme materiale. Kjo nuk është hera e parë që Braçi përballet me incidente të tilla, pasi më herët i kanë djegur edhe një automjet. Konfliktet në rrjetet sociale, veçanërisht në TikTok, janë përmendur si faktorë që kanë çuar në situata të tensionuara dhe shpeshherë me pasoja serioze për…
Sonte ka filluar “Prime” i radhës i Big Brother VIP Kosova 3. Në studio është kthyer edhe Jonida Vokshi, moderatorja e cila “Prime”-in e kaluar mungonte. Babai i saj u nda nga jeta pak ditë më parë dhe ishte mëse e kuptueshme gjendja e saj shpirtërore. Ajo sonte shpërtheu në lot dhe pati disa fjalë në hapje të programit. “Kete dhe çdo dalje timen, ja dedikoj engjëllit tim”, tha ajo dedikuar babait.
Një vit më parë Alketa Vejsiu pësoi një humbje të madhe në familje, pasi ndërroi jetë babai i saj. Me anë të një postimi në rrjete sociale, moderatorja i ka kushtuar disa fjalë prekëse babait të saj teksa shkruan se ikja e tij nga jeta është e vetmja dhimbje që ai i ka shkaktuar si baba. “Më mungon babi! Sot 1vit – dhimbja më e madhe dhe e vetme që provova nga ty si baba, ishte shuarja jote“, shkruan Alketa në një Instastory.
Mbrëmja e sotme premton surpriza në ‘Big Brother VIP Kosova’. Një prej banoreve, Drenusha Latifi, e cila bëri bujë për marrëdhënien me ish-bashkëshortin e saj, Atilla Kardesh, pasi e akuzoi për dhunë fizike, do përballet me këtë të fundit. Moderatorja e ‘Big Talk’ ka konfirmuar se Atilla do të jetë pjesë sonte e ‘BBVK 3’. “T’ua jap një informacion ekskluziv, sot na pret një prime i jashtëzakonshëm, një ndër ngjarjet mundet me qenë edhe Atilla që mundet me ardhë dhe me jap atë anën e tij se cka ka ndodhur pak a shumë me Drenushën, me pas një ballafaqim mes…
Spektakli i mbrëmjes së sotme sjell surpriza, pasi Luizi do të jetë mysafir special dhe do të performojë këngën e tij më të re. Ish-fituesi i “Big Brother VIP Albania” ka zbuluar se kënga është një bashkëpunim me Ardin dhe Mirdonin, ish-banorët e BBVK. Pjesa tjetër e detajeve do të zbulohet gjatë spektaklit, duke i lënë ndjekësit me pritshmëri të larta për surprizat që do të sjellë kjo natë.
Mbrëmjen e sotme, Kiara Tito postoi një foto të ëmbël në llogarinë e saj zyrtare të Instagram-it. Moderatorja u shfaq krah partnerit të saj, Luiz Ejllit dhe vajzës së tyre, Lunës. Vëmendje mori edhe përshkrimi që Kiara e shoqëroi postimin. “Luna me babin dhe me Kiarën (mqs unë nuk kam asnjë ngjashmëri)”, shkroi Kiara, ndërsa ndjekësit në komente kishin tjetër mendim.