Bledar Duro është mësuesi që ka ngacmuar seksualisht dy nxënëset e tij 14-vjeçare. Mësuesi i artit pamor në shkollën 9-vjeçare “Sotir Gurra” u dërgonte mesazhe të pahijshme përmes aplikacionit WhatsApp dy vajzave, kur ato nuk ishin në shkollë. Mesazhet që mësuesi u ka dërguar nxënëseve kishin përmbajtje të rënda dhe skandaloze, duke përfshirë mesazhe të tilla si: “Si ndihesh, a je eksituar?”. Ngacmimet e tij ndaj dy nxënësve kanë ndodhur gjatë një periudhe 1 mujore dhe dy vajzat e mitura duke mos e përballuar më këtë situatë kanë denoncuar mësuesin. Vajzat janë drejtuar së bashku me prindërit e tyre në…
Author: Lokimagazine
Krijuesi i serialit të famshëm koreano-jugor Squid Game, Hwang Dong-hyuk, ka konfirmuar vazhdimin e serialit në Netflix, pavarësisht stresit të madh që përjetoi gjatë xhirimeve të sezonit të parë – një përvojë aq e rëndë sa humbi deri në nëntë dhëmbë. Fillimisht, Hwang tregon se nuk kishte planifikuar një sezon të dytë, duke u betuar se nuk do t’i rikthehej serisë, por arsyet financiare e shtynë të ndryshojë mendje. “Edhe pse sezoni i parë ishte një sukses global, nuk përfitova shumë,” thotë Hwang, duke shtuar se ky sezon i dytë do të ndihmojë në kompensimin e suksesit të madh të…
Podkasti i ri i Ilnisa Agollit në “Top Channel” ka shkaktuar mjaft revoltë te publiku. Në puntatën e parë të podkastit “Flet”, i ftuar ka qenë Elton Ilirjani. Ndoshta deri këtu duket se nuk ka asnjë problem, por vëmendjen më të madhe e ka marrë titulli që “Top Channel” i ka vendosur episodit të plotë në YouTube. “Elton Ilirjani, GAY që krenon Shqipërinë”- ishte titulli i vendosur për podkastin “Flet”, dhe menjëherë shpërthyen komentet negative të publikut. “TURP. Si e quani këtë person hero të shqiptaris? Si mund të konsideroni një person që ka ndryshuar gjininë dhe është i shthurur…
Nëse nuk do e tregonim ne, të gjithë do të mendonit se bukuroshja në foto është Georgina Rodriguez, por jo! Ajo është Livia Brunga, ish-konkurrentja e “Përputhen”, e cila është kthyer në qendër të vëmendjes ditët e fundit për shkak të dramës që shkaktoi me deklaratën e saj për konkurrentin e Big Brother VIP, Mevlan Shaba, ish-partneri i saj. Në një video që Livia ka postuar në rrjetet sociale, ka një ngjashmëri të frikshme me partneren e futbollistit Cristiano Ronaldo, Georgina Rodriguez. Këtë nuk e themi vetëm ne por një pjesë e madhe e publikut.
Këngëtarja e njohur shqiptare, Elsa Lila sapo ka publikuar librin e saj të parë, “Mirë se vini në Rebibbia”. Për të bërë promovimin e librit të saj, Elsa Lila ka dhënë një intervistë për gazetaren Rudina Xhunga, ku edhe rrëfeu se gjatë kohës që ishte në qelinë e burgut, një grua tjetër kishte tentuar që ta vriste. Por për fatin e saj të mirë, në ambientet e burgut ishte njohur me një vajzë shqiptare, e cila e kishte marrë në mbrojtje, dhe rrjedhimisht i kishte shpëtuar jetën! Pjesë nga intervista: Elsa Lila: Isha në 41bis dhe nuk komunikoja dot me askënd…
BBVA nis edicionin e tij të katërt në muajin dhjetor e teksa ditët kalojnë, detajet nisin të zbulohen. Detajet e para ka nisur t’i tregojë producentja Sara Hoxha, e cila ka shfaqur renderat e një pjese të oborrit të shtëpisë, aty ku banorët kalojnë shumë orë të ditës. Nisja e këtij edicioni ndryshe nga viti i shkuar po vjen me më shumë qetësi e mister, e kjo po e bën edhe më shumë kurioz publikun për të mësuar detaje lidhur me formatin.
Dy ditë më parë, djali i Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallakut, Amen, festoi një vjetorin e tij. Në një ditë të bekuar, 11/11, Xhensila zbuloi për herë të parë edhe portretin e djalit dhe menjëherë në rrjet filluan komentet: “I ngjan Xhensilës”, “i ngjan Besit”. Po ju si mendoni, kujt i ngjan më shumë — Besit apo Xhensilës? Kujtojmë se dyshja i kanë dhënë fund martesës së tyre prej muajsh tashmë.
A ke menduar ndonjëherë se zgjedhja jote e kafesë mund të tregojë diçka për personalitetin tënd? Nga ata që preferojnë kafen e zezë deri te adhuruesit e frappuccino-ve, porosia jote mund të tregojë më shumë sesa mendon. Ja një këndvështrim argëtues mbi atë që tregon çdo lloj kafeje për ty: Kafe e Zezë/Turke – Thjeshtësia është kryefjala për ty. Ti je i/e drejtpërdrejtë dhe preferon gjërat ashtu siç janë, pa shumë komplikime. Espresso – I/e përkushtuar dhe plot energji, je tipi që e fillon ditën me synime të qarta dhe nuk humbet kurrë kohë. Cappuccino – Ti ke një…
Në mes të thashethemeve të fundit që flasin për një ndarje të mundshme mes Meritonit dhe Ilnisës, një veprim i fundit i Meritonit ka hedhur poshtë çdo spekulim. Edhe pse përflitej për një krizë në marrëdhënien e tyre, duket se ata vijojnë të mbështesin njëri-tjetrin me shumë përkushtim. Meritoni së fundmi ka publikuar në “story” një video ku promovon emisionin e ri të Ilnisës në “Top Channel”. Ilnisa e ripostoi këtë story, duke e shoqëruar me një zemër të bardhë, çka la të kuptohet se mes tyre vazhdon të ekzistojë një marrëdhënie e fortë dhe mbështetëse.
Mevlan Shaba, banor aktual në “Big Brother VIP Kosova”, u surprizua mbrëmjen e të hënës nga partnerja e tij, Ornelda. Jo vetëm Mevlani por gjithë publiku u surprizua kur Ornelda bëri të ditur se është në pritje të ëmbël dhe se Mevlani do të bëhet baba për herë të parë. Megjithatë gjithë kjo situatë e bukur u kthye në një dramë pas një reagimi të papritur nga ish-partnerja e Mevlanit, Livia Brunga. Livia deklaroi se natën që Mevlani do të hynte në shtëpinë më të famshme në Kosovë, e ka telefonuar atë për t’i treguar se vazhdon ta dojë. “Shpëtova…