Bebe Rexha po vjen në Kosovë. Ajo do të performojnë në ‘Sunny Hill Festival’të Dua Lipës këtë vit. Festivali ndau lajmin sot në mediat sociale, ku shkroi: “Jemi shumë të lumtur që këtë vit në mesin e shumë artistëve me emër kemi edhe këngëtaren Bebe Rexha. Talenti i saj i jashtëzakonshëm dhe energjia që Bebe Rexha sjellë në skenë, do e ndezin edhe më shumë atmosferën e këtij edicionin”. View this post on Instagram A post shared by SUNNY HILL FESTIVAL (@sunnyhillfestival) Fesitvali sivjet mbahet në Bërnicë të Poshtme nga 25 deri më 28 korrik.
Author: Lokimagazine
Të gjithë po e quajnë sozia e Lamine Yamal dhe videot e tij janë virale në të gjitha rrjetet sociale. E kemi fjalën për të riun, i cili në qafë mban një varëse me shqiponjë dhe shumë prej përdoruesve të rrjeteve sociale shkruajnë se ai është shqiptar. Megjithatë, ka dhe nga ata të cilët thonë se ai nuk është shqiptar, por mban varësen me shqiponjë në qafë, pasi e di që ashtu mund të behet më viral në rrjetet sociale.
Cozman dhe Tuna kanë qenë një nga çiftet më të dashura për publikun. Lidhja e tyre me shumë turbulenca mbaroi, e më pas, pas disa vitesh, ata u rikthyen me një projekt të përbashkët muzikor. Kështu, u krijua përshtypja që Tuna dhe Cozman janë bërë bashkë, edhe në aspektin privat, pas dështimit të martesës së Tunës me Patrisin, me të cilin ka dy djem. Mirëpo, se a janë bashkë apo jo, ka treguar Cozman. “Raporti ynë është friendly, jemi vetëm shokë”-ka thënë ai
Rikthim në shtëpi e quan Xhensila Pere rikthimin në Top Channel, pas një periudhe të gjatë shkëputjeje që ajo është larguar nga ekrani për t’iu përkushtuar familjes me kohë të plotë dhe sidomos së ëmës, pas luftës së gjatë dhe të vështirë me një sëmundje të rëndë. Por tani është gati për t’iu rikthyer televizionit dhe, nëse edhe një herë tjetër trampolina është “Big Brother VIP”, është gati ta provojë përsëri atë përvojë. “A do ta riprovoje?” ishte pyetja e Ronaldos për Xhensilën sot në “Mos i bjer me Top” dhe ajo, pa ngurruar tha “Po. S’kam nevojë fare të mendohem”.…
Politikani i njohur, Lutfi Haziri, ka qenë i ftuar së fundmi në “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim”. Ai ka folur për gjithë karrierën e tij politike e po ashtu edhe për jetën private e lidhjen me fëmijët. Natyrisht, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës është pyetur sërish për lidhjen e vajzës së tij, Lotinës me reperin Mozzik. Haziri fillimisht zbulon se vajza e tij e madhe, Kënga, do të martohet në muajin shtator. “Kënga kur na ka njoftuar me Fabion, tani në shtator e kanë edhe martesën. Ka qenë ajo thyerja më e madhe, ti e kupton që…
Lamine Yamal dhe e dashura e tij Alex Padilla festuan së bashku “kurorëzimin” e Spanjës si mbretëreshë e Evropës. Adoleshenti Lamine Yamal, i cili hyri në historinë e Europianit, është fotografuar me Alex Padilla teksa pozojnë së bashku, ndërsa e dashura e tij mban Kupën në dorë. Padilla mban veshur fanellën e kombëtares spanjolle me nr.19 të Lamines teksa ka pozuar me superyllin, i cili u vlerësua si lojtari i ri më i mirë i turneut në Gjermani.
“Top Arena” ka nisur ndryshe mbrëmjen e djeshme, pasi nuk drejtohej nga Edi Manushi por nga Eno Popi dhe Alesia Bami. Manushi këtë herë ishte ulur në panelin e të ftuarve, për të ndjekur finalen fantastike mes Spanjës dhe Anglisë, si një tifoz i flaktë i futbollit. Por pse ia la vendin mbrëmë Popit? Manushi nuk i kursen batutat: “Sepse ti ishe i vetmi që na vije në studio pa pagesë!”. “Top Arena” e mbylli me shumë sukses këtë sezon që shoqëroi shikuesit e Top Channel për gjatë këtij Europiani 2024.
Një 23 vjeçar shqiptar, i diagnostikuar me autizëm, ka ndërruar jetë pasi është gjetur pa ndjenja brenda një makine ku kishte qëndruar për orë të tëra nën temperatura të larta. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në Amarinthos të Evias në Greqi. Petrit dhe Vezire Elezi 56 dhe 48 vjeç nga Durrësi, kanë gjetur brenda automjetit të tyre, të lënë të parkuar dhe të pasiguruar jashtë banesës, djalin e tyre Skerdi Elezi 23 vjec, i cili ishte pa ndjenja. Ai është transportuar në spital rreth orës 12.00 dhe në orën 23:37 ka ndërruar jetë. Në orët e para të mëngjesit…
Rike Roçi mbrëmjen e djeshme në Top Arena, është ulur përballë Eno Popit, në një intervistë të veçantë. Ajo rrëfeu momente të veçanta nga jeta e saj, që nga fëmijëria e deri sot. “Kam qenë delja e zezë e familjes, kam një motër dhe vëlla shumë të urtë, dhe unë kam qenë më mistrecja”, tha ajo për fëmijërinë. Por Rikja ka folur edhe për dashurinë e saj të parë dhe të madhe… “Dashuria e parë, ishte me shokun e bankës, kam qëndruar shumë vite, dhe do mbetet dashuria me e madhe sepse në atë moshë do me pastërti. Dashuria e…
Dashi Ndikimi pozitiv i Venusit do t’ju ndihmojë të gjeni ekuilibrin dhe të përmirësoni komunikimin me partnerin. Kjo do t’ju lejojë të bëni zgjedhje me fat dhe të merrni përsipër përgjegjësi të reja që më parë dukeshin të pamendueshme. Në planin e punës, e hëna duket e favorshme. Fitimet e mira që vijnë së shpejti do t’ju japin energjinë që ju nevojitet për të përballuar jetën e përditshme me më shumë entuziazëm. Demi Fillimi i javës premton të jetë mjaft pozitiv. Normaliteti që do të karakterizojë ditën do jetë i këndshëm dhe qetësues. Mirëkuptimi me dashuri me partnerin do të…