Nga Anton Cicani “Më datë 18.11.2024, rreth orës 13:10, në rrugën “Qema Stafa”, rreth 200-300 metra larg shkollës “Fan Noli” janë konfliktuar 3 shtetas të moshës 14 vjeç. Si pasojë e dëmtimeve të marra gjatë konfliktit, ka ndërruar jetë njëri prej tyre ndërsa tjetri ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Është shoqëruar njëri nga autorët e dyshuar, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të konfliktit.”… Kronikë e zezë, e errët, skëterrë! Një njoftim që të drithëron kur lexon moshën. I mituri qe ëndërronte të bëhej futbollist sot nuk jeton më, por brenga e nje familje…
Author: Lokimagazine
Dyshimet për një krizë të mundshme në marrëdhënien mes Ilnisës dhe Meritonit kanë qarkulluar prej disa kohësh, veçanërisht pas disa veprimeve që kanë ngjallur kureshtje, si fshirja e fotove të përbashkëta nga profili i Meritonit dhe fakti që ata nuk ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram. Këto spekulime u diskutuan gjatë një interviste të Ilnisës në emisionin “Wake Up” në Top Channel, ku ajo u ballafaqua me pyetje të drejtpërdrejta. E pyetur për këto ndryshime në rrjetet sociale, Ilnisa tha: “Nuk kemi, nuk kemi ndonjë lajm të ri.” Kur u pyet më tej për gjendjen e marrëdhënies së tyre dhe nëse…
Nga Sonila Meço Në atë biçim sheshpushimi mes pallateve të ngucur të vërtitet rregullisht hundëve aroma e hashashit. Dhe po aq brutalisht të përplaset fytyre imazhi i adoleshentëve, që e tymosin pa u tutur aspak nga prezenca e kalimtarëve. “Në klasën time edhe vajzat mbajnë çakmak dhe biçak”, më thotë djali 14 vjeçar i mikeshës sime. “Po, po, me duhan nëpër banjo shkollash dhe me ç’kam dëgjuar nga mësuese edhe shiringa janë gjetur në to. Ç’nuk shohin e dëgjojnë muret e tyre!”, vijon e rrjedhshme në shpjegime mikesha ime, teksa habitet me habinë time. Sepse unë jam mama e një…
Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa ka ndarë një moment të veçantë familjar në rrjetet sociale, duke prezantuar partnerin e motrës së saj më të vogël, Rina Lipa. Në një postim në Instagram, Dua publikoi një fotografi ku shfaqet çifti i ri, Rina dhe i dashuri i saj, Jaime Prunas. Rina Lipa, e cila njihet për ruajtjen e jetës private larg vëmendjes mediatike, duket qartësisht e lumtur në krahët e Jaime-t. Ky moment i ndarë nga Dua ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve të saj, të cilët kanë përmbytur postimin me urime dhe komplimente për çiftin e ri.
14-vjeçari Mario Prelleshi ishte aktiv në profilin e tij në Snapchat pasi vrau bashkëmoshatarin Martin Cami. Autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë që ndodhi dje, ku mbeti i vrarë 14-vjeçari Martin Cami, ka postuar disa foto e video në aplikacionin “Snapchat” pas kryerjes së krimit. Ai postoi video të thikës me të cilën kreu vrasjen dhe një foto me grushtin lart duke treguar triumf. Ndërkohë, burime bëjnë me dije se policia ende nuk ka arritur të sekuestrojë thikën me të cilën është kryer vrasja.
Vdekja tragjike e 14-vjeçarit në “Fan Noli”, tronditi një Shqipëri të tërë! Lidhur me ngjarjen e rëndë, kanë reaguar një sërë figurash publike tepër të pikëlluar për rastin e tmerrshëm, të trishtë duke e cilësuar rastin si një degradim për brezin e ri! Bled Mane: Atdheu bosh. Mbrëmë atdheut ia vramë fëmijërinë te dera e një shkolle, sot ia vramë rininë te dera e një makine. Po ikin të gjithë një e nga një, ca i vrasim e ca ikin në kurbet. Bosh fshati, bosh provinca, bosh lagja, bosh universiteti, bosh fabrika. Në Shqipërinë ku pylli u pre e ku…
Një zonjë me zemër të madhe i është gjendur pranë djalit në momentet e fundit, i cili për fat të keq humbi jetën pasditen e djeshme në Tiranë pas zënkës që pati me shokun e tij të shkollës. Zonja e ftuar në emisionin “Opinion” është shprehur se nuk pati ndihmë nga asnjë qytetar i pranishëm në vendngjarje për të shpëtuar 14 vjeçarin. Ajo e ka marrë e vetme në bashkëpunim me një farmaciste aty afër dhe janë mundur ta transportonin të miturin në spital. Por, pavarësisht ndihmës së tyre, ai nuk ja doli të jetonte. “Dëgjova ulërimat papritur të njerëzve,…
Prej javësh në rrjet aludohej se Meriton Mjekiqi dhe Ilnisa Agolli i kanë dhënë fund romancës së tyre. Megjithatë u duk se këtyre aludimeve i dha fund Meritoni pasi postoi një foto në InstaStory ku mbështeste Ilnisën në rrugëtimin e saj të ri në televizion, por jo! Pas një kërkimi që kemi bërë në llogaritë e tyre të Instagramit, Ilnisa dhe Meritoni nuk e ndjekin më njëri-tjetrin. Nuk dihet nëse ndarja e tyre është përfundimtare apo kemi të bëjmë me një krizë që çdo çift e kalon në periudha të ndryshme.
Mbrëmjen e djeshme në “Big Brother VIP Kosova” ndodhi një moment i papritur që ka ngjallur shumë diskutime në rrjetet sociale. Gresa, pas fitimit të një avantazhi në lojë, vendosi në nominim Drenushën dhe Xhenetën, ku kjo e fundit u eliminua nga publiku. Por surpriza nuk mbaroi aty, pasi Xheneta u rikthye në shtëpi falë biletës së fatit, që i mundësonte kthimin pas eliminimit. Në rrjet ka shpërthyer një valë dyshimesh nga ndjekësit, të cilët pretendojnë se produksioni mund të ketë ndërhyrë në këtë situatë për ta rikthyer Xhenetën. Arsyetimi kryesor lidhet me popullaritetin dhe rolin e saj si një…
14-vjeçari Martin Cani, i cili u vra tragjikisht ditën e djeshme pas një sherri me thika pranë shkollës “Fan Noli”, kishte publikuar disa vite më parë një foto krah aktorit Jul Deda. “Tani dola unë në foto me Julin, por mbas 10 vitesh do kërkojë ai të dal me mua”, shkruante Martini disa vite më parë. Sot, mjaft i prekur emocionalisht, aktori e ka rishpërndarë këtë postim, ku teksa shpreh ngushëllimet e tij për Martinin, shkruan në Instagram: “Prehu ne paqe i dashur Martin. A mund ta bejme nje foto bashke, edhe pse nuk kane kaluar akoma 10 vjet, edhe…