Olta Gixhari trazoi rrjetin me deklaratën e saj në “Mirëmbrëma Yje”. Aktorja e njohur u shpreh se nuk ka pasur kontakte me Luizin pas përfundimit të “Big Brother VIP” dhe shtoi me tone ironike: “Është budalla ai, e rreh gruaja”. Deklarata e saj ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, duke nxitur reagime nga fansat dhe ndjekësit e çiftit Luiz-Kiara. Në një “Ask” që Kiara zhvilloi në Instagram, një ndjekës e pyeti me humor nëse ajo e rreh Luizin, duke shtuar disa emoji që qeshnin. Përgjigjja nuk erdhi drejtpërdrejt nga Kiara, por ajo vendosi t’ia lërë në dorë bashkëshortit të saj.…
Author: Lokimagazine
Ana është banorja e radhës që lë përfundimisht shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3, pasi u radhit si më pak e votuara nga publiku. Në këtë nominim, Leo ishte i pari që siguroi vazhdimin e qëndrimit në shtëpi, ndërsa për Anën rrugëtimi televiziv përfundoi këtu. Ajo bëhet banorja e tetë që eliminohet nga ky edicion, duke mbyllur kështu një përvojë që tërhoqi vëmendje dhe krijoi dinamika të ndryshme brenda shtëpisë. Vlen të kujtohet se disa javë më parë, edhe nëna e saj i kishte kërkuar publikisht që të linte garën, por Ana vazhdoi deri në këtë pikë, duke dhënë…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar një audio-regjistrim në rrjetet sociale, të cilin ai e ka marrë nga një qytetar. Regjistrimi, i pretenduar të jetë bërë gjatë një mbledhjeje mes prindërve dhe mësuesve në shkollën “Fan Noli”, zbardh detaje tronditëse pas ngjarjes së rëndë ku 14-vjeçari Martin Cani humbi jetën, i goditur me thikë nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshaj. Nga diskutimet e prindërve me mësuesit, rezulton se klasa ka qenë e informuar për thikën që posedonte autori. Një prind pohon se Mario e kishte treguar thikën në klasë dhe kishte thënë: “Prisni se çfarë do të ndodhë…
Pak ditë më parë Jonida Maliqi paditi në gjykatë ish-bashkëshortin e saj, Gent Prizren me pretendimin se ai nuk paguan pensionin ushqimor për djalin, i cili ka nevoja për përkujdesje të veçanta për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. Demo Mediat shkruajnë se Jonida Maliqi ka dalë e fituar në Gjykatën e Tiranës. Togat e zeza kanë vendosur që e drejta të peshojë në anën e saj. Gjykata e Tiranës ka urdhëruar Zyrën e Përmbarimit në kryeqytet, që brenda 5 ditëve nga marrja e vendimit të gjyqtarëve, të bëhet ekzekutimi i detyrueshëm i vendimit për pensionin ushqimor. Tashmë, Gent Prizreni…
Në spektaklin e sotëm të Big Brother VIP Kosova, publiku dhe banorët u prekën nga një moment emocional, kur u transmetua biseda telefonike mes Dianës dhe babait të saj. Gjatë kësaj telefonate, babai i Dianës i tregoi për gjendjen e tij të rënduar shëndetësore. Ai i tha se kishte pësuar një infarkt dhe se i duhej t’i nënshtrohej një operacioni të rrezikshëm, duke shtuar se kishte një probabilitet prej 90% që të mos i mbijetonte ndërhyrjes kirurgjikale. Ky lajm tronditës ishte arsyeja pse Diana vendosi të largohej nga shtëpia e Big Brother në mënyrë të papritur. Emocionet e saj u…
Një qytetar ka gjetur mbrëmjen e sotme çantën dhe thikën e 14-vjeçarit që qëlloi për vdekje bashkëmoshatarin e tij, Martin Cani. Objektet janë zbuluar në afërsi të Gjykatës së Apelit, pranë rrugës së Elbasanit. Ngjarja ka tronditur opinionin publik dhe vijon të jetë një çështje e ndjeshme për komunitetin. Hetimet po vazhdojnë për të zbardhur rrethanat dhe motivet e kësaj ngjarjeje tragjike.
Vdekja tragjike e 14-vjeçarit Martin Cani ka tronditur të gjithë vendin dhe opinionin publik ditët e fundit. Shokët e tij vazhdojnë ende ta kujtojnë Martinin, teksa njëri prej tyre bëri dhe një gjest prekës në ndeshjen e futbollit Partizani U-15 – Pepa U-15. Pas golit që shënoi, ish-shoku i skuadrës së Martinit vrapoi drejt pankinës, duke marrë një bluzë me foton e tij, duke ia dedikuar golin 14-vjeçarit që humbi jetën tragjikisht.
Florina dhe Engjëll Cani, nëna dhe babai i 14-vjeçarit që humbi jetën si pasojë e goditjes me thikë kanë dhënë një dëshmi tejet prekëse për emisionin “Opinion” në Tv Klan. Mes dhimbjes së madhe për humbjen e djalit, Florina dhe Engjëlli kanë rrëfyer si e mësuan lajmin e kobshëm të vdekjes së të birit. Engjëll Cani: Unë e mora vesh rastësisht, po punoja në një hotel, më merr nusja në telefon dhe më thotë “merre mësuesin se ka shkuar në spital”. Mendoja se mund të ketë bërë ndonjë sherr të vogël, ose mund të ketë pasur ndonjë goditje ose diçka.…
Atilla Kardesh, bashkëshorti i banores aktuale të Big Brother VIP Kosova, Drenusha Latifi, duket se mund të jetë pjesë e spektaklit të sotëm, por këtë herë jo si një banor i shtëpisë. Kardesh, i cili u bë pjesë e formatit pak kohë më parë, e përfundoi rrugëtimin e tij brenda shtëpisë shumë shpejt. Megjithatë, që nga largimi i tij, ai ka qenë një figurë tepër e diskutuar, si brenda ashtu edhe jashtë shtëpisë. Sipas gazetarit Lorik Kajtazi, rikthimi i Atillës në një “Prime” është një mundësi e madhe, për shkak të përmendjes së shpeshtë të tij nga banorët. “Kemi me…
Arjan Çani është një nga figurat më ikonike të televizionit shqiptar, i njohur për qasjen e tij të hapur dhe pa komplekse në emisionin e tij legjendar, “Zonë e Lirë”. Me formatin e tij unik dhe shpesh provokues, Çani shpesh ngjallte pyetje dhe diskutime mes publikut. Një nga pyetjet më të zakonshme që të gjithë kanë pasur ndër vite ka qenë: “Çfarë mendon bashkëshortja e tij për këto ngacmime?” Mbrëmjen e djeshme, gjatë emisionit “Mirëmbrëma Yje” me Arbana Osmanin, kjo pyetje gjeti më në fund një përgjigje nga vetë Çani. Gjatë intervistës, Arbana e pyeti nëse bashkëshortja e tij kishte…