Biznesmeni nga Tepelena, Elton Ilirjani, ka mbështetur menjëherë ikonën e dashur shqiptare, Parashqevi Simaku, pasi një video u bë virale në rrjet ku ajo shihej duke marrë ndihma si e pastrehë në Amerikë. Eltoni iu gjend menjëherë pranë këngëtares së dashur, duke i siguruar qëndrimin për disa javë në një hotel, ndërsa në ditët në vazhdim do të tregojë edhe çfarë do të ndodhë me të. Mirëpo një reagim i fortë ka ardhur nga gazetari i njohur Bled Mane — jo për Eltonin por për popullin shqiptar. Në reagimin e tij të gjatë dhe mjaft të drejtpërdrejtë, Mane shkruan me…
Author: Lokimagazine
Kevin Edmond ka folur pas largimit nga edicioni i tretë i Big Brother VIP Kosova 3. Ai ka treguar për lojën e tij brenda, raportin me Ana Ejupin si dhe për atë që po e pret jashtë. Ndër të tjerash, ish-konkurrenti ka folur edhe për situatën me ish-partnerin e Anës. “E kemi biseduar, jemi të lumtur dhe gjithçka është perfekt. Nuk kam asgjë kundër. S’kam asgjë personale. Unë mendoj që çdo femër ka të drejtë të zgjedhë, nëse do të jetë me mua, do të jetë. Nuk e di, nuk jam një person që e shpreh. Nuk e di. Jam…
Parashqevi Simaku është rikthyer sërish në vëmendjen e publikut shqiptar pas shumë vitesh, ndoshta jo si ajo do të donte. Ndërsa gjithë opinioni publik është tronditur nga pamjet e saj teksa merrte ndihma si e pastrehë e më pas gjithë historia e saj, familjarët – specifikisht vajza e tezes dhe djali i tezes – kanë dhënë një intervistë për “Report TV”. “E vërteta, erdhi këtu para ‘97 se do jepte koncert me të shoqin. Ai arriti rrëmujën dhe i thonte tezes sime, brenda se na vijnë huliganët. E thonë shqip huliganët. Kur ishte ’97. I pret e ëma biletën që…
Pas intervistës së Antonela Berishës në emisionin “Goca dhe Gra”, Klea Prenga ka reaguar në rrjetet sociale. Në një deklaratë të gjatë, Klea mohoi kategorikisht që dikush t’i ketë kërkuar falje apo të ketë tentuar ta dëmshpërblejë, duke shtuar se nuk ka ndërmend ta pranojë një gjë të tillë. Në një postim të publikuar në rrjetet sociale, Klea theksoi: “Dua të sqaroj publikisht se në asnjë moment askush nuk ka tentuar të më dëmshpërblejë apo të kërkojë falje për atë që ka bërë. As nuk do ta pranoj ndonjëherë dëmshpërblimin dhe faljen. E vetmja gjë që janë përpjekur të bëjnë…
Parashqevi Simaku këndon sërish shqip! Biznesmeni shqiptar Elton Ilirjani, i cili jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka arritur të takohet me ikonën muzikës shqipe, Parashqevi Simaku një natë më parë, ku kanë kaluar një darkë së bashku. Ai ka ndarë video në rrjetet sociale, teksa Parashqevi Simaku këndon shqip me zërin e saj të paharrueshëm. Në një nga videot, duket teksa Parashqevia këndon rreshtat e këngës ‘Globi, dhuratë për ditëlindje’.
Kanë mbetur vetëm 5 ditë prej startimit të edicionit të katërt të “Big Brother Vip Albania” dhe emrat e personazheve që do të marrin pjesë po zbulohet dita ditës. Ditën e djeshme në faqen zyrtare të BB VIP 4, është publikuar në video ku tregohet personazhi i parë i këtij edicioni, megjithëse pa i zbuluar fytyrën. Por është zbuluar se personazhi në video është gazetarja Valbona Mhilli. Një tjetër personazh që thuhet se po përgatitet për reality show është aktori Laert Vasili. Disa emra të tjerë që po fliten janë Amber Candy, Cubi Metkaj dhe G Bani.
Këngëtarja Rina Balaj, gjatë një interviste për emisionin “Prive,” ndau mendimet e saj të sinqerta mbi disa artistë shqiptarë, duke përmendur ata që, sipas saj, janë të nënvlerësuar dhe ata që janë të mbivlerësuar në industrinë muzikore. Rina theksoi nevojën për të mbështetur artistët e rinj që ende nuk kanë marrë vëmendjen që meritojnë. Ajo përmendi emrat e Mak Zogajt dhe Bejtës, duke shprehur admirimin për punën e tyre. “Rrugës kur po vija këtu, dëgjova një këngë të Mak Zogaj. Mendoj që ka nevojë për më shumë mbështetje,” tha Rina. Ajo gjithashtu vlerësoi Bejtën, duke shtuar: “Është ende në fillim,…
Ish-reperi i njohur Fero ishte i ftuar në emisionin “Glamour Zone” në “Ora News”, ku bëri deklarata të forta lidhur me marrëdhënien e tij të shkuar me modelen Arbenita Ismajli. Gjatë intervistës me moderatoren Ester Bylyku, ai zbuloi për herë të parë se Arbenita kishte përjetuar një abort përpara lindjes së vajzës së tyre. Në bisedë, Fero tha: “Pasi bëmë vajzën, ajo ka pasur një herë abort me mua.” Kur moderatorja e pyeti nëse ishte një vendim i saj apo një situatë e pavullnetshme, reperi u përgjigj: “Nëse ti ke një herë abort dhe të dytën herë ke vajzë apo…
Biznesmeni shqiptar Elton Ilirjani, i cili jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka arritur të takohet me ikonën muzikës shqipe, Parashqevi Simaku. Në një intervistë për Top Channel, ai zbuloi detaje nga momenti i takimit, çfarë bisedoi dhe cfarë do të ndodhë me këngëtaren e njohur shqiptare. Ilirjani zbuloi se Simaku do të qëndrojë në dhomën e hotelit për tre javë dhe më pas do vendoset se çfarë do të bëhet me këngëtaren. Pjesë nga intervista: Si ishte takimi? Ku e gjete Parashqevi Simakun dhe në çfarë gjendje ishte ajo? Ilirjani: Diva jonë ishte një mrekulli, e…
Aktorja Egla Ceno ka dhënë një deklaratë të fortë për rastin e këngëtares Parashqevi Simaku. Ajo ka ndarë mendimin se urrejtja, ndonëse negative, mund të ketë një efekt motivues, ndërsa keqardhja ka një ndikim të kundërt, duke lënduar dhe dobësuar individin. Egla e përshkruan keqardhjen si një ndjenjë që “mpin” dhe “shkërmoq dinjitetin,” duke e bërë individin të ndiejë një zbrazëti të rëndë dhe të humbasë forcën për të reaguar. Sipas saj, urrejtja ka një natyrë tjetër: ajo buron nga ndjenja e inferioritetit të personit që urren, i cili nuk mund të pranojë cilësitë që sheh tek tjetri. “Rasti i…