Author: Lokimagazine

Biznesmeni shqiptar Elton Ilirjani, i cili jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka arritur të takohet me ikonën e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku. Përpara pak ditësh me anë të një postimi në Instagram, Ilirjani ndau për herë të parë një foto duke u përqafuar me Simakun dhe që prej atij takimi, ai tashmë ka marrë nën krahët e tij artisten e mirënjohur. Në pamundësi të një lidhje telefonike me emisionin “Ndryshe” në Top Albania Radio, Elton Ilirjani arriti të dërgonte disa mesazhe zanore, ku shprehu emocionet e tij për këtë ngjarje dhe ndjesitë e Parashqevisë nga ky…

Read More

Përveçse është një nga moderatoret më të njohura dhe të përfolura, Bora Zemani shpesh di të rrëmbejë vëmendjen edhe me veshjet me të cilat ajo zgjedh të shfaqet në programet që prezanton. Në puntatën e fundit të programit “Piramida”, veshja e saj ka tërhequr mjaft vëmendje. Moderatorja ka veshur një fustan të shkurtër në ngjyrë kafe, shoqëruar me detajet e kopsave, të cilat duken se do të kthehen shumë shpejt në një trend. Për kuriozët, fustani i Borës ka kushtuar 700 euro.

Read More

Naim Bunjaku apo ndryshe, Xuxi ka rrëfyer për publikun jetën e tij të vështirë në Big Brother VIP Kosova 3. Ai ka treguar për vështirësitë që ka hasur në jetë, nisur nga takimi me vajzën pas 29 vitesh e deri te rehabilitimi nga droga. Këngëtari i njohur ka folur po ashtu për vajzën e tij tjetër që vuante nga meningjiti bakterial, si një gjë shumë të vështirë. Ai ka zbuluar se ishte i varur nga droga për shumë kohë dhe se ka qenë për rehabilitim në Turqi. “Kam pasur një fëmijëri shumë të bukur. Nuk më ka munguar asnjëherë asgjë.…

Read More

Së fundmi, Dalina Buzi ka bërë një deklaratë të fortë për çiftin e njohur, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito. Gjatë një podkast-i, ajo ka komentuar mbi marrëdhënien e çiftit duke thënë: “Kiara është e zgjuar, veç e veç për pasurinë, bashkë për fëmijën”. Ndërkohë, Luiz Ejlli nuk ka qëndruar i heshtur. Ai ka replikuar nën deklaratën e Dalinës duke thënë: “Shpresa e fundit që të bëhej opinioniste ishte kjo skena këtu. Mirë që i iku bosh edhe kjo, por i doli boja ftyr2mijëshes”. Në një tjetër replikë Luizi shkruan: “Se harrova. Urime për emisionin këtyre 3 gocave”.

Read More

Shumë pak ditë na ndajnë nga nisja e spektaklit më të ndjekur në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”. Ndërsa përgatitjeve po u vjen fundi, është zbuluar se kush do ta moderojë “Big Brother VIP Fan Club”. Do të jetë ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Heidi Baci që do të prezantojë programin dedikuar tërësisht detajeve dhe dinamikave të “Big Brother VIP 4” që do të diskutohen nga opinionistë të ftuar në studio. Publiku po pret me padurim nisjen e spektaklit të madh të “Big Brother VIP”, më 21 dhjetor, i cili kësaj radhe do të vijë me ndryshime. Përveç banorëve…

Read More

Prindërit e Martin Canit, i cili humbi jetën pak kohë më parë në ngjarjen e rëndë pranë shkollës “Fan Noli”, i janë drejtuar me një letër ambasadës së SHBA në Tiranë. Letra e familjes Cani u është drejtuar për dijeni edhe institucioneve shqiptare. Angel dhe Florina Cani shprehen se djali i tyre u vra për herë të dytë nga papërgjegjshmëria e sjelljes së disa institucioneve shqiptare, ndërsa kërkojnë drejtësi për autorët e përfshirë. Martin Cani, 14 vjeç, humbi jetën më datë 18 nëntor pak metra larg shkollës “Fan Noli”, gjatë sherrit me të dyshuarin Mario Perllëshaj. I plagosur edhe 14-vjeçari,…

Read More

Selena Gomez vonoi shpalljen e fejesës së saj me Benny Blanco për muaj të tërë, sepse ish-i i 32-vjeçares, Justin Bieber, mirëpriti lindjen e djalit të tij sipas raportimeve. Gomez e bëri të ditur lajmin më 11 dhjetor duke publikuar disa foto në Instagram, në një postim që më pas mori mbi 21 milionë pëlqime dhe 2.1 milionë shpërndarje. Por rezulton se propozimin ajo mund ta ketë marrë në gusht, megjithatë, ajo nuk e ndau me publikun pasi ylli i Disney nuk donte që momenti i tyre të lidhej me Bieber-ët. “Ata u fejuan në gusht”, tha një burim i…

Read More

Ditën e djeshme, Elton Ilirjani bëri të ditur në rrjetet sociale se për t’i ardhur në ndihmë ikonës shqiptare, Parashqevi Simakut, ka hapur një fushatë në “GoFundMe”. Fushata u hap nga llogaria e tij në emër të këngëtares, duke treguar edhe në përshkrim arsyen e këtij vendimi. Mirëpo edhe pse kanë kaluar vetëm pak orë nga hapja e kësaj fushate, shqiptarët kanë bërë mbi 500 donacione, të cilat në total arrijnë shifrën prej 36 mijë dollarësh. Kjo fushatë ka edhe një objektiv për t’u arritur — shifrën e 1 milionë dollarëve. Ilirjani garantoi se çdo qindarkë do jetë transparente dhe…

Read More

Elton Ilirjani është heroi i padiskutueshëm për një pjesë të popullit shqiptar, kjo pasi iu gjend menjëherë pranë ikonës Parashqevi Simakut. Pasi pamjet e Parashqevisë në gjendje të mjerueshme u bënë virale në rrjet, Eltoni i siguroi asaj një qëndrim 3 javor në hotel, ushqime, veshje dhe gjëra të tjera jetësore. Këto fjalë nuk janë të thëna nga ne por të dokumentuara me pamje, pasi Eltoni ka publikuar çdo moment të mundshëm të Parashqevisë — nga momenti kur e ushqen ndërkohë që e filmon; hyrja, sa minuta qëndroi dhe dalja prej dushit — sa orë fjeti, dhe shumë të tjera.…

Read More

Një 15-vjeçar është arrestuar së fundmi në Kamëz pasi ka kërcënuar me armë zjarri një 16-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në zonën e Valiasit të Ri. Pas një debati për motive ende të paqarta i mituri ka kërcënuar 16-vjeçarin. Pas arrestimit, 15-vjeçarit i është sekuestruar arma e zjarrit zjarrit pistoletë me krehër dhe municion luftarak.

Read More