Pas një periudhe të gjatë përgatitjesh dhe angazhimesh, këngëtari i mirënjohur i jugut, Ervis Behari, ka kurorëzuar dashurinë e tij disavjeçare me një dasmë të paharrueshme, ku ishin të pranishëm miq të ngushtë dhe familjarë të shumtë. I lindur në Fier dhe i rritur mes traditave të pasura të jugut të Shqipërisë, Behari ka fituar zemrat e publikut përmes zërit të tij të veçantë dhe interpretimeve të paharrueshme në dasma dhe evente të tjera. Në prill të vitit të kaluar, Ervisi dhe bashkëshortja e tij bënë celebrim në Bashkinë e Tiranës. Por çifti kishte ruajtur planin për një dasmë të…
Author: Lokimagazine
Këngëtarja Mihrije Braha nuk gjendet në periudhën më të mirë të jetës së saj. Ajo njoftoi ndjekësit në mediat sociale pak ditë më parë se nëna e saj po ndeshet me probleme shëndetësore ku postoi një fotografi me të ëmën, ku shkroi – “Nënë pranë teje deri në frymën e fundit”. Por për fat të keq, e ëma ka ndërruar jetë. Lajmin e ka bërë me dije vetë këngëtarja nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj personale të Instagram-it, teksa ka shpërndarë një fotografi me të ëmën dhe përbri shkruan: “NANË ti që më dhe jetë sot më le… Lotët…
“Dancing With The Stars” nuk do të vijë në ekranin e Top Channel këtë sezon. Lajmin e ka konfirmuar vetë producentja Sara Hoxha përmes një ask në instastory. Megjithatë ajo e konsideron një nga produksionet më të arrira këtë sezon, duke mos e përjashtuar mundësinë që ky program të realizohet sërish vitin e ardhshëm!
Aktori i humorit Albano Bogdo është rrëfyer si rrallë herë në “S’e Luan Topi”. Ai foli kryesisht për deklaratën e tij, kundrejt Beatrix Ramosaj, e cila bëri bujë asokohe. Kjo deklaratë erdhi pas pjesëmarrjes së këngëtares në BBV dhe lidhja që krijoi brenda shtëpisë me Donald Veshaj. Bogdo u shpreh se i ka kërkuar falje publikisht, teksa ka tentuar edhe të komunikojë personalisht me të, por pa rezultat. “Atëhere thash jam njeriu më i urryer në Ballkan sepse rastisi që në të njëjtën ditë që unë thash batutën, ai serbi bëri atë masakrën në Kosovë. Nuk po merrej askush me…
Aktori i njohur Albano Bogdo, i ftuar pasditen e djeshme në emisionin “S’e luan Topi”, ka ndarë detaje nga rrugëtimi i tij në botën e aktrimit dhe vështirësitë që ka hasur në fillimet e karrierës. Gjatë intervistës, ai foli me emocion për sakrificat që e ëma e tij bëri, duke punuar në tre vende të ndryshme, për t’i mundësuar studimet në Akademinë e Arteve. Albano zbuloi gjithashtu se, përpara se të arrinte suksesin e tij në televizion, kishte bërë katër audicione për spektaklin e humorit “Portokalli”, por ishte refuzuar çdo herë. “Më thanë ‘Ti nuk di të bësh humor’,”- kujtoi…
Dashi-Ndoshta është më mirë të qëndroni në shtëpi dhe të shijoni një film të mirë sonte. Nëse njerëzit pyesin se si po kaloni, jini të sinqertë. Të tjerët do të jenë në gjendje të shohin drejtpërdrejt përmes jush, ndaj mos u përpiqni t’i fshihni ndjenjat tuaja. Sot është një ditë e mirë për ju, shfrytëzojeni. Demi-Mendimi juaj është i qartë dhe i fokusuar. Përdorni mendjen tuaj depërtuese për të përmbushur detyrat mendore. Natyra juaj intensive është e fuqishme, ndaj veproni me mençuri. Dita e sotme mund të jetë një ditë në të cilën njerëzit e tjerë e kuptojnë se ju…
Paul Walker do të festonte ditëlindjen më 12 shtator nëse aksidenti në vitin 2013 nuk do t’i merrte jetën. Miku i tij më i mirë, Vin Diesel e ka kujtuar aktorin me disa fjalë prekëse ku i tregon se shoqëria e tyre do jetë e përjetshme. Në këtë dedikim të ndjerë, aktori jep edhe indicie se një Fast & Furious 11 është rrugës. Postimi i Vin Diesel: “Duke parë mbrapa, një çerek shekulli më parë… Besoj se ky ishte momenti kur ne e dinim se vëllazëria jonë do të ndryshonte Hollywood-in, se ti dhe unë kishim diçka për botën… një…
Në orët e para të ditës së sotme, burime për “PopArt.Al” bënë të ditur se moderatori Meriton Mjekiqi u aksidentua teksa po drejtonte automjetin e tij, duke mbetur i dëmtuar rëndë. Lajmi menjëherë u përhap në rrjet ndërsa të gjithë ishin në mbështetje të Meritonit. Megjithatë paska qenë një alarm i rremë nga “PopArt.al” pasi moderatori duket si “kokrra e mollës”. Këtë e ka konfirmuar vetë Meritoni i cili duke hedhur poshtë aludimet në një postim në Instagram për gjendjen e tij shëndetësore, njofton se është duke sjellë projektin e tij të radhës. Mirëpo një pjesë e ndjekësve kanë shpërthyer…
Këngëtarja Dafina Zeqiri është kurorëzuar mbrëmjen e djeshme me partnerin e saj, Kreshnik Gjergjin. Ceremonia u organizua si në një darkë solemne private në një prej restoranteve të kryeqytetit. Por siç mëson Prive, në ceremoni munguan dy persona mjaft të afërt të Dafinës, motrat e saj Tringa dhe Besa që as njëra e as tjetra nuk ishin prezente mbrëmë. Raporti mes motrave Zeqiri ka qenë shpeshherë i komentuar, dhe Dafina shpesh i ka bërë ato ‘follow’ e ‘unfollow’. Mesa duket, ato kanë vendosur mos të jenë prezente në këtë ditë të rëndësishme dhe shumë domethënëse të motrës së tyre.
Një nga ngjarjet më të përfolura të medias rozë gjatë ditëve të fundit ka qenë ndarja e përfolur mes Romeo Veshajt dhe Heidi Bacit. Prej ditësh po thuhet se dyshja i kanë dhënë fund marrëdhënies që nisi brenda reality show-t, “Big Brother Vip”, ndërsa nuk pati asnjë reagim nga ana e tyre. Derisa vetë Heidi vendosi të postojë një status në profilin e saj të Tweeter, të cilin e fshiu shumë shpejt. “Ju kam shum xhan ! Nuk dua tju merzis.. vetem Kaq doja tju thoja. Un jam mirenjohese. Faleminderit per te gjitha”- ka shkruar ajo, ku duket se në…