Këngëtari Luiz Ejlli dhe bashkëshortja e tij Kiara Tito kanë udhëtuar drejt Italisë së bashku me vajzën e tyre, Luna Mari Ejlli e cila erdhi në jetë 1 muaj më parë Çifti kanë takuar prindërit e moderatores, të cilët prej kohësh jetojnë dhe punojnë në Itali. Luizi ka postuar në InstaStory një video të gjithë familjen e bashkuar, ndërsa si gjithmonë ai vazhdon me batutat e tij. “Ja ku jam me Arben Titon, Kiara Ferranin dhe Blerta Titon. Tani po iki se erdha sa të bëj një story dhe po vazhdoj prap”- dëgjohet të thotë Luizi Kujtojmë që historia e…
Author: admin
Finalistja e Big Brother VIP Kosova, Edona James, konfirmoi në një intervistë se po shijon një lidhje dashurie. Ajo zbuloi se ka nisur një romancë me një djalë nga Maqedonia e Veriut, por nuk kishte zbuluar më shumë për të. E ftuar në një intervistë, partneri e befasoi live në emision, duke i sjellë një buqetë me lule dhe duke i dedikuar disa fjalë përmes një letre. “Takimi ynë i parë ishte tamam si në përralla”, ka thënë mes tjerash në letër.
Pak javë më parë, ish konkurrentja e BBV Kosova Santiana Maloku, u kryqëzua në rrjet për pamjen pa makijazh. Ajo bëri një reagim në Instagram për të gjithë ata që e ‘sulmuan’, ndonëse tregoi se edhe në Big Brother është shfaqur vazhdimisht pa grim dhe se nuk ka komplekse. Me këtë rast, ish-konkurrentja e BBVK u shfaq në një emision pa grim fare, duke treguar se nuk e ka problem këtë pjesë. Modelja nga Gjakova ka qenë shumë e komentuar për raportet që krijoi brenda këtij reality shou.
lnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP3” ku u njohën dhe u dashuruan me njëri-tjetrin po shijojnë romancën e tyre të dashurisë. Në rrjetet e tyre sociale postojnë gjithmonë momente të veçanta me njëri-tjetrin. Pak momente më herët, Meritoni ka postuar një foto në llogarinë e tij në Instagram, në InstaStory. Krah tij ndodhet partnerja Ilnisa, teksa të dy shfaqen pa mendje por tepër të buzëqeshur dhe të lumtur në praninë e njëri-tjetrit. ‘Tag’-un Meritoni e ka shoqëruar edhe me një emoji me trëndafil të kuq.
Këngëtari Blero Muharremi gjatë qëndrimit në “BBVK” u përball me disa akuza nga kolegia e tij, Linda Halimi për ngacmim seksual kur ishte i martuar me Teuta Krasniqin, rreth 13 vite më parë. Blero ka egon, arrogancën. Është deluzional pafund e njoh para 12-13 viteve. Ka qejf të bëjë shaka, por e tejkalon limitin. E mban mend shumë mirë ti, më ke thënë, a mundemi të pimë nga një gotë verë e të rrimë te dhoma e hotelit”, u shpreh Linda. Rreth këtyre deklaratave mesa duket ka reaguar vetë Teuta Krasniqi gjatë një interviste të zhvilluar së fundmi për “Prive”.…
Këngëtarja Xhensila Myrtezaji ka performuar mbrëmjen e djeshme në Divjakë. Por si asnjëherë më parë, në koncertin e saj kishte një të ftuar special. Vajza e saj, Ajka. Si çdo ndodhi tjetër e muajve të fundit në jetën e saj, edhe video ku Xhensila mbërrin në koncert me Ajkën në krahë është bërë virale në rrjet. Në një tjetër video këngëtarja ka treguar se ka marrë të dy fëmijët me vete për të shijuar fundjavën pas koncertit.
Krist Dragoti, është sërish në qendër të mediave rozë. Në nëntor të vitit të kaluar ai inaguroi ekspozitën e tij të parë ku u shoqërua nga partnerja Lisja Tërshana. Por mesa duket çifti tani i ka ndarë rrugët. Për këtë Kristi është pyetur dhe në intervistën e sotme të zhvilluar me Beniadën dhe Argjirën, “E Diell n’Trip.” Beniada e ka ngacmuar Kristin teksa ka deklaruar se e ka parë së bashku me një tjetër gocë Kristin gjatë kohës që ata kanë qenë në Dhërmi.
Janë bashkë, nuk janë bashkë? Kjo është pyetja që bëhet më shumë për Adrola Dushin dhe Capital T. Edhe pse asnjëri nuk e ka pohuar se mes tyre ka një raport dashurie, çifti janë kapur disa herë në shoqërinë e njëri-tjetrit Çifti është kapur ‘mat’ në një udhëtim drejt Romës. Kjo foto tregon se ata janë ende bashkë e se lidhjen e tyre po e mbajnë larg syrit të publikut.
Miqësia dhe bashkëpunimet e tyre shkaktuan goxha bujë në showbizin shqiptar vite më parë. E po aq bujë bëri edhe përplasja virtuale me diss-e, statuse thumbuese, e deklarata të forta. Në vitin 2017, Enca dhe Noizy i dhanë fund miqësisë së tyre pas dy super këngësh “Ata nuk e dinë” dhe “Bow down”. Shumë thanë për njëri-tjetrin asokohe, por prej vitesh duket se çdo gjë ka ngelur në të shkuarën. Për herë të fundit Noizy ka folur për Encën teksa ishte i ftuar në NIN, katër vite më parë në 2020, ku tha: “Enca ka qenë shumë e lodhshme pikë…
Ish-partnerja e reperit nga Kosova, Ledri Vulës, Sara Hoxha ditën e sotme ka ndarë me ndjkësit e saj në Instagram një momente emocionues. Ajo ka marrë pjesë në koncerin “ColdPlay” në Athinë së bashku me disa mikeshat e saj, ndërsa në një moment Sara është emocionuar nga muzika dhe ka shpërthyer në lot. “Ky koncert kishte dy anët e tij”– ka shkruar influencerja krahas videos duke treguar që ata ishin lot gëzimi. Sara ka treguar se pjesëmarrja në këtë concert ishte një ndër dëshirat e saj më të mëdha.