Këngëtari Shpat Kasapi së bashku me bashkëshorten e tij, Selvija dhe djalin Roeli rreth 6 muaj më parë u zhvendosën për të jetuar në Tiranë. Artisti së fundmi ka zbuluar arsyen pse “braktisi” Shkupin për Tiranën. Shpati tha se arsyeja e parë pse vendosi për të jetuar në kryeqytetin e Shqipërisë është djali i tij, Roeli sepse sipas tij kopshtet janë më të mira dhe gjuha është më e pastër. Nga ana tjetër vendimi erdhi edhe si pasojë e mundësive më të mira për karrierën e tij si këngëtar dhe punën si biznesmen. “Tirana është qyteti që gjithmonë më ka…
Author: admin
Iliriana Sadriu gjatë kohës që ishte në Big Brother VIP Kosova 2 u komentua për ngjashmërinë e madhe me reperen Loredana. Ajo ndërkohë u befasua edhe me një video nga artistja shqiptare, duke i uruar suksese të mëdha gjatë asaj gare. Pas daljes, ajo u takua me Loredanën dhe kanë publikuar disa fotografi së bashku.
Çifti shumë i dashur për publikun është aktiv në rrjete sociale, ku me ndjekësit ndan momente të veçanta. Mbrëmë vonë, Lumbardhi postoi një fotografi me Kaderin, por vëmendjen e mori mbishkrimi që bëri. “Bashkëshorte e lumtur, jetë e lumtur”, shkroi ai, duke iu referuar Kaderit. Ndonëse mund të merret me shaka nga shumica, dyshimet u ngjallen edhe më shumë nga një mike e dyshes e cila i pyeti “Ku është unaza?”. Kësaj pyetjeje, Kaderi vetëm iu qesh, duke i thënë mikeshës se e do.
Ish-banorja e “Big Brother Vip”, Vesa Smolica ditën e sotme ka humbur personin e dashur të familjes, gjyshen. Lajmin e trishtë e ka ndarë me ndjekësit vetë këngëtarja përmes një postimi në InstaStory. Vesa ka treguar se gjyshja e saj ka qenë një person i dashur për të, ndërsa tha se ajo do të mbetet gjithmonë në kujtimet e saj. “Pusho e qetë gjyshe! E hareshme, e buzëqeshun, e dashtun ki me mbete gjithmonë në kujtimet e mia!”- ka shkruar Vesa krahas fotos së gjyshes së saj të ndjerë.
Këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku disa muaj më parë i dhanë fund martesës së tyre disa vjeçare, nga e cila kanë dy fëmijë, Amen dhe Ajka. Djali i ish-çiftit feston 7 mujorin e lindjes, dhe në këtë ditë të veçantë këngëtarja ka surprizuar të voglin e saj me një tortë, mbi të cilën ka vendosur numrin shtatë. Xhensila ka postuar në InstaStory një foto me dy fëmijët e saj, ndërsa krahas saj shkruan: “Gëzuar 7 mujorin drita e jetës sime!” Megjithatë syrit të fansave nuk iu shpëtoi një detaj në foton që Xhensila postoi, dhe ishte mënyra se si…
Gloria Meshi, e cila ka hyrë si mentore në fermë, mbremjen e sotme ka diskutuar për partnerin e saj. Ajo tregoi dhe bisedën dhe pyetjet që i dashuri i saj i ka bërë menjëherë pas daljes së ish-fermeres nga “Ferma VIP”. “Ka pasur të njëjta preferenca pa e ditur, se kur kam folur me të jashtë me ka bërë vetëm një pyetje, më tha kë ke dashur vërtetë aty. Unë e di tha që ke dashur të jesh mirë me të gjithë, por vërtetë kë ke dashur. I thashë unë para se të të tregoj unë, më thuaj ti kë…
Reperja e njohur Tayna ka reaguar pas bllokimit të këngës së saj më të re nga ish-menaxheri i saj, Rinor Hykollin. Përmes një postimi në llogarinë e saj të Instagramit, Tayna iu ka kërkuar ndjesë fansave të saj për fshirjen e këngës, ndërsa e quajti “mjeran” ish-menaxherin e saj, i cili sipas reperes ka përfituar nga ajo. Reagimi i reperes Unë, për mua jam e Para! Për vite kam punuar shumë në çdo disponim te mundshëm, në çdo gjendje emocionale/shpirtërore/shëndetësore pa u dorzuar kurrë e në ndërkohë këto vite, te tjerët i kanë shijuar lehtë rezultatet e sukseseve të mia…
Ish-banorja e “BBVA2”, Dea Mishel, i është rikthyer rrjeteve sociale pasi iu përmirësua gjendja shëndetësore. Ajo mori pjesë në një festival ku si çdoherë u shfaq mjaft “hot, teksa kishte të veshur një fustan të shkurtër e të çarë tek kofsha ku dukej sikur nuk ka të veshura të brendshme. Kjo paraqitje e saj ka ‘djegur’ rrjetin duke marrë komente të shumta nga fansat.
Raporti i Sarës me Ledrin është kthyer në një dramë për ndjekësit kurioz. Ndarja e tyre ishte një nga më të bujshmet e estradës. Dyshja deri më tani kanë vendosur të mos zbulojnë detaje për arsyen. Ledri Vula gjatë pjesmarrjes në Miss Universe Albania 2024 është ngacmuar nga gazetarët për raportin me Sarën dhe mundësinë e një rikthimi. “A beson te rikthimet?” ishte një ndër pyetet që iu drejtua Ledrit, i cili duke qeshur dhe ironizuar tha që tashmë është rikthyer me 100 probleme. “Unë me 100 probleme jam rikthyer”– u përgjigj reperi. Kujtojmë se dhe Sara në emisionin e…
Gazetarja Ilnisa Agolli ka ndarë me ndjekësit në Instagram një moment romantik me partnerin e saj, moderatorin Meriton Mjekiqi. Çifti, historia e të cilëve nisi në shtëpinë e “BBV”, duken mjaft të dashuruar. Në foton e postuar Ilnisa ishte e ulur në një karrige, ndërsa Meritoni i jep një puthje romantike në faqe. “Përgjithmonë dhe përngaherë”– ka shkruar Ilnisa krahas fotos së ëmbël. Megjithatë të gjithë vëmendjen e ka marrë komenti i vëllait të Ilnisës, i cili i ka shkruar: “Kush djeg kripë në darkë”. Pas daljes nga shtëpia, çifti kanë treguar se në planet e tyre është një fëmijë,…