Massimiliano Varrese do vijë më në fund në Shqipëri. Ai do shfaqet sonte në emisionin “Top Arena”. Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë ai, duke thënë se sonte do të bëhet nami. “Mirëdita, unë Jam Maks, sot do të bëhet nami, ju pres në Top Channel, respekte”, tha ai përmes në video ku shfaqet duke folur në gjuhën shqipe. Kujtojmë se Massimiliano krijoi një lidhje dashurie me Heidi Bacin, ish-banoren e Big Brother VIP, në Big Brother Itali. View all 16 comments
Author: admin
Këngëtari Butrint Imeri duket t’i ketë karikuar mirë bateritë për këtë sezon veror. Pas publikimit të “Psikopat” javë më parë, radha është për një këngë të re nga ai. Butrinti ka ndarë disa imazhe nga shesh xhirimet e klipit të ri, mes të cilash shihet duke u tërhequr zvarrë. “Kjo punë do sakrifica”, shkroi ai në një prej storieve të Instagramit.
Rike Roçi e cila raportonte nga vendi ku ishin mbledhur tifozët për të parë ndeshjen Gjermani-Skoci,u përball me Jul Dedën i cili ndodhej në studio dhe i kërkoi llogari se përse nuk e ka telefonuar apo nuk e ka takuar më. Rike Roçi: Me Jul Dedën jam pak me nerva sepse del vetëm me gocat e tjera dhe me mua fare, prandaj jam pak xheloze.Jul Deda: Duke bërë prova për këtë emisionin e ri apo jo? Pastaj ti ke fatin që të dalësh vetëm për vetëm Rike.Rike Roçi: Jemi dhe komshinj o Jul Deda dhe një telefonatë duhet ta bësh.…
Ironitë mes ish-banorëve të “Big Brother Vip Albania” vijojnë edhe jashtë shtëpisë. Finalisti i edicionit të fundit, Jul Deda,u pyet nëse e ka takuar Romeon që pas daljes nga BBV, Juli tha me ironi se e ka kërkuar ‘te emisoni i të humburve’, ndërsa shtoi se e ka telefonuar por i ka dalë i fikur. “E kam kërkuar te emisionet për të humburit, po e kërkojmë. I kam rënë më ka dalë i fikur. Jam unë dashuria e tij e parë”-tha Juli. Aktori nuk kurseu ironinë as për vëllanë e Romeos, Donaldin. “Mes Donaldit, Ilirit, Luizit dhe teje, kush do…
Mc Kresha dhe Rike Roçi janë përballur dje në “Top Arena”. Edhe pse askush nuk e kishte me menduar, Rikja kishte një peng që më në fund iu dha mundësia t’ia thoshte Kreshës përballë. Sipas saj, reperi i ka bërë bllok në Instagram dhe ajo ka vite që pyet veten pse. Rike Roçi: Muzikën e Kreshës vërtet e adhuroj, më pëlqen, por me sa di unë më ka bërë bllok në Instagram dhe kam vite që e pyes veten pse? MC Kresha: Për Zotin, nuk e di! Ed Manushi: Mos e ngatërron me Capital T? Rike Roçi: Jo, jo, është…
I ftuar mbrëmjen e kaluar në “Top Arena”, Mc Kresha, foli për planet e së ardhmes duke u rrëfyer për familjen dhe karrierën. I pyetur nëse po planifikon ta zgjerojë familjen, ai pranoi se do të dëshironte të kishte një fëmijë të tretë. “Me qejf e kam, por nuk varet vetëm nga unë”, -u shpreh Kresha, duke folur më tej për dëshirat që ka për të ardhmen e fëmijëve. “Unë si artist nuk do doja që fëmijët të merreshin me muzikë. Por arti nuk është profesion, është talent. Vajza ime që në moshën 2-vjeçare pikturon, ka edhe prirje për të…
Heidi Baci, një nga personazhet më të përfolur të edicionit të tretë të Big Brother VIP Albania, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi të veçanta. Fotografitë shfaqin atë dhe të partnerin e saj, Romeon, shumë të dashuruar. “Fillimisht duam t’ju falënderojmë të gjithëve për gjithë dashurinë qe na keni dhuruar. Ps. Sa e dua këtë Romeon, është zemra ime. Jam goca më me fat në botë,” shkruan ajo.
Jori Delli ka qenë në qendër të lajmeve rozë kohët e fundit, por jo për ndonjë projekt të ri të saj. Në fokus, muajt e fundit ka qenë romanca që bukuroshja shqiptare ka nisur me reperin e njohur italian, Fred de Palma. Ish-konkurrentja e BBV2 ndan shpesh me miqtë momente me të dashurin e saj, i cili, së fundi ka realizuar edhe një këngë të re me zërin e Jorit. Megjithatë, Jori paska edhe një lajm tjetër surprizë për fansat e saj. Sonte në mbrëmje, siç ka lajmëruar ajo, do të jetë pjesë e “Top Arena”, në Top Channel, por…
Françeska Rustem u shpall Miss Universe Albania vetëm pak ditë më parë. Bukuroshja me origjinë nga Korça ishte e ftuar në “Pardon my french” për të folur për eksperiencën e veçantë, por edhe për mënyrën si është pritur në publik. Ndërsa diskutonte për komentet e shumta me të cilat është përballur, ajo tha se kanë qenë kryesisht pozitive, por ka pasur edhe komente negative. “Komenti më i bukur ishte që pse gjithmonë zgjidhni Miss-e që janë të bëra. Nuk e kuptoj se pse këtu te ne është bërë trend që vajzat nëse janë të bukura, janë të bëra”, -tha Françeska.…
Ish konkurrentja e Love Island, Ueda po shijon periudhën e saj në pritje të ëmbël, teksa herë pas here ndan me ndjekësit eksperiencën e saj. Së fundmi ajo ka realizuar një ask për ndjekësit e saj dhe ajo që na bie në sy është komenti i nënës së saj. “Eda, do të bëhesh mami më e mirë në botë”-ka shkruar e ëma, teksa Ueda ia kthen: të jem sa gjysma jote mam, kam me qenë shumë e kënaqur.