E prisnit? Kjo është banorja e dytë që largohet nga “Big Brother VIP Kosova”

Pas Brikendës, banores së parë që u largua nga “Big Brother VIP Kosova” javën e kaluar, mbrëmjen e djeshme ka patur një tjetër largim nga programi.

Ledi Vokshi është banorja e dytë që lë reality show-n e njohur, pas 21 ditësh qëndrimi në shtëpi.

https://www.instagram.com/p/CzfA5jCt2Rs/?igshid=MWkwZXJ4OGRwdXJ1Mw==

Ajo u bë pjesë e programit që në natën hapëse, 20 tetor, por publiku ka vendosur që rrugëtimi i saj të mbarojë këtu.