Një person agresiv i vërsulet dy gazetarëve kosovarë që po raportonin live nga Brukseli (VIDEO)

Teksa gazetarët Kushtrim Sadiku dhe Arben Ahmeti po raportonin nga Brukseli, një gjë e pazakontë ka ndodhur.

Një qytetar u është afruar me agresivitet që të dyve, duke bërtitur.

Madje, në një moment, qytetari bën edhe kontakt fizik me gazetarin Sadiku.

Nuk dihen motivet e rrebelimit të tij ndaj gazetarëve nga Kosova, që shkuan ta përcillnin takimin e kryeministrit Albin Kurti me president Aleksandër Vuçiq.