“Do kujdesem mos të rrijë gjatë në shtëpi”- pas komenteve të Luizit, reagojnë familjarët e Eva Alikaj

Hyrja e Eva Alikaj në shtëpinë e “Big Brother VIP” duket se nuk është pritur shumë mirë nga Luizi.

Pas pjesmarrjes së aktores në reality show, këngëtari u shpreh se ajo nuk do të qëndrojë për shumë gjatë në shtëpi e për këtë gjë do të kujdeset vetë ai.

Ditën e djeshme Luizi po u tregonte banorëve të tjerë një bisedë që kishte patur me Evën, pasi ajo i kishte kërkuar t’i bënte vend për rrobat e saj në dollapin e tij.

Eva: Unë do i vë rrobat mbi të tuat. Do ma japësh gjysmën (e dollapit)

Luizi: Pse ke marrë kaq shumë rroba?

Eva: E kam llogaritur të rri dy muaj këtu

Luizi: Ti nuk i bën as dy javë, do të të bëj nder, nuk do të të lë ti hapësh të gjitha valixhet

https://www.instagram.com/reel/CpDgulyL0EB/?igshid=YmMyMTA2M2Y=

Kjo ishte biseda mes dyshes që mesa duket nuk i ka pëlqyer aspak personit që është në menaxhim të Instagram-it të Evës.

Në profilin e saj është postuar kjo video e Luizit, ndërsa është shoqëruar me shkrimin:

Sepse Eva nuk i futet një projekti për të dështuar, apo për të të bërë ty fresk Luiz Ejlli. Pak rëndësi ka se çfarë ndodh rrugës, e rëndësishme është të pergatitemi për më të mirën, jo më të keqen“.