E papritur! Ardian Bujupi i jep fund beqarisë

Prej kohësh këngëtari Ardian Bujupi ka bërë lëmsh gjithë rrjetin për shkak të afrimitetit të madh me Jasmin Kadriun dhe Sabrine Khan.

Ai shfaqej shpesh me të dyja vajzat e nuk arrihej të kuptohej nëse kishte një romancë me një prej tyre.

Mirëpo këto fjalë duket se do të marrin fund pasi sipas burimeve të Afterparty.al ai tashmë është në një lidhje serioze, as me Jasminën apo Sabrinën, të cilën po e shijon shumë privatisht pa e bërë publike.

Ndonëse larg syrit të medias dhe fansave të tij nga burime afër këngëtarit mësohet se lidhja po ecën për mrekulli dhe çifti ka planifikuar martesën, e cila pritet të ndodh brenda pak kohësh.

Më herët, teksa ishte i ftuar në një intervistë, Ardian Bujupi tregoi se si duhet të jetë partnerja e tij.

“E dashura ime duhet të jetë e dashur, e civilizuar, e respektueshme. Dasmën sidomos nënës sime kam qejf t’ia plotësoj si dëshirë, por duhet edhe të mos kem presion dhe të mendoj për veten. Jam dakord të krijoj familje, por ende nuk ka ardhur momenti”.