Eliminimi i Adion Pukës nga reality show “Ferma VIP”, i cili la garën pas një televotimi të fortë “kokë më kokë” me shkrimtaren Mimoza Ahmeti, ka shkaktuar reagime të shumta jo vetëm te banorët, por edhe jashtë shtëpisë.
Një ndër reagimet më epike dhe plot entuziazëm ka qenë ai i Malborës, e cila ka festuar hapur largimin e ish-konkurrentit nga formati.
Në një video që po qarkullon së fundmi, ajo shfaqet në një ambient restoranti duke brohoritur, kërcyer dhe festuar me të madhe fitoren e Mozës në këtë televotim.
Gjatë momenteve të saj të gëzimit, Malbora nuk ka kursyer as ironinë dhe thumbimet e drejtpërdrejta.
Teksa dikush në prapaskenë përmend emrin e Mimoza Ahmetit, ajo shprehet me ironi:
“Topa topa, bie bora, topa topa… Boyfriend-at në shtëpi! Boyfriend-at në shtëpi! Boyfriend-at e kanë vendin në shtëpi.”
