“Cili është vendi më i çuditshëm ku ke bërê dashuri?”/ Ja si u përgjigj Vanesa

Mbrëmjen e djeshme në “Ferma VIP”, banorët kanë kaluar kohën duke zhvilluar një lojë argëtuese me pyetje dhe përgjigje.

Gjatë këtij aktiviteti, një moment pikant është regjistruar kur radha i ka ardhur Vanesës, e cila po luante përballë partnerit të saj, Indrit.

Teksa po tërhiqte letrat e lojës, Vanesës i ka qëlluar një pyetje provokuese, e cila kërkonte të dinte: “Cili është vendi më i çuditshëm ku ke bërë dashuri?”.

E gjendur disi në siklet përpara kamerave, dhe duke kujtuar me humor familjarët që e ndjekin nga ekrani, ajo ka zgjedhur të japë një përgjigje mjaft të përmbajtur dhe larg “çudirave”.

O Zot, babi im po sheh ndërkohë (qesh). S’kam bërë ndonjë gjë të çuditshme. Në dhomë, ça të them unë“, u shpreh Vanesa.