Pa prisni pak! Eliminimi i Malborës lidhet me momentin e djeshëm intim? (Video)

Rrugëtimi i Malborës në “Ferma VIP” ka përfunduar me skualifikimin e saj nga produksioni.

Vendimi është marrë pas një momenti të publikuar ditën e djeshme, ku konkurrentja shfaqej në dush.
Ky moment, i cili ka ngjallur reagime të shumta në media dhe në rrjetet sociale, supozohet të ketë qenë shkaku i këtij vendimi drastik.

Ndonëse produksioni nuk ka specifikuar ende arsyet konkrete të skualifikimit, përveç një njoftimi të përgjithshëm për “shkelje të përsëritur të rregullave”, aludimet e deritanishme e lidhin atë me momentin e sipërpërmendur. (E shihni videon këtu)

Reagimet e publikut kanë qenë të shumta, duke vënë në pikëpyetje vendimin e marrë nga organizatorët, veçanërisht pas njoftimit të mëparshëm për skualifikim për shkak të “shkeljeve të përsëritura të rregullave” pa detaje specifike, çka ka nxitur diskutime rreth standardeve të përdorura nga produksioni.